Bamir Topi shpërthen pas akuzave të Berishës: Është shpifarak universal, i gatshëm për luftë me Amerikën

22 Shkurt 2017, 19:24Politika TEMA
Bamir Topi shpërthen pas akuzave të Berishës: Është

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi,  ka reaguar pas akuzave të bëra në adresë të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Studion e Hapur”.

Në një prononcim për gazetën “TemA”, ish-presidenti i konsideron sulmet e Berishës si shpifje që kanë për qëllim nxitjen e trazirave në vend.

“Në të vërtetë po shikoja një ndeshje futbolli, një gjë shumë më e këndshme, se sa deklarimet e mbushura me të pavërteta dhe agresivitet, tipar kryesor i karakterit të tij primitiv. Ai është i gatshëm për luftë qoftë dhe me Amerikën, kur gjërat nuk i shkojnë në interesin personal.

Shpifarak universal, i pakonfigurueshëm në  sindromën për pushtet të përjetshëm dhe cilësitë patologjike për të qenë zot i jetës së shqiptarëve.Padyshim i pranishëm dhe aktiv në të gjitha ngjarjet traumatike të tranzionit pa fund të Shqipërisë, Sali Berisha vazhdon të trazojë ujrat e turbullta ku padyshim është“kampion noti”duke turbulluar situatën politike, institucionale dhe duke  cenuar raportet me partnerët.

Fakti që fjalët e tij merren seriozisht tek opozita, dëshmon se është ende kryetar de facto i opozitës,” u shpreh Topi.

Më tej deklaratën e  Berishës ku thotë që ka propozuar emrin e tij për të qenë në krye të shtetit, Topi e komenton se rekomandimi i ka ardhur nga grupi parlamentar dhe jo nga ish-kryeministri.

Citoi në mënyrën më të pavërtetë se më nominoi për President për të kënaqur komunitetin tiranas që edhe ata të kishin një përfaqësues të lartë. Opinioni publik e ka në memorie që zyrtarisht në kundërshtim me frymën e grupit Parlamentar të PD-së, ai zgjodhi një njeri tjetër, duke thyer propozimin publik të tij për kandidimin tim.

Ka qenë presion i grupit në një mase dërmuese dhe frika për humbjen e mazhorancës ato që e detyruanSali Berishën të pranonte,” nënvizon ish-presidenti.

Topi ndalet edhe tek akuzat e bëra mbrëmë për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë për të cilat thotë se emërimet në drejtësi ai thjesht i ka propozuar pasi miratimi ka qenë në dorë të mazhorancës së asaj kohe.

Kushtetuta ka parashikuar qartë se për të gjitha rastet që lidhen me emërtesat në institucionet e Drejtësisë, Presidenti vetëm propozon mbi njerëzit që plotësojnë detyrimet kushtetuese, ndërsa miratimin ose jo e ka pasur në dorë mazhoranca e Sali Berishës.

Çfarë ka dashur e ka rrëzuar, çfarë ka dashur e ka pranuar. Rolin deçiziv për ligjet e drejtësisë dhe emërimin në mënyrë të qartë e ka Parlamenti dhe specifikisht mazhoranca e radhës. Për ti kujtuar së fundi Sali Berishës se Shqipëria nuk është Republikë Presidenciale por parlamentare, ndaj të marrë përgjegjësitë që i takojnë për krizën e sistemit dhe pasojat që ndihen sot.

Formimi i tij totalitar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe zullumet pa fund gjatë karrierës politike, e kanë bërë rrënuesin e vërtetë në sistemin e drejtësisë dhe të institucioneve demokratike në përgjithësi,”gjykon Bamir Topi.

I pyetur lidhur me protestën e opozitës dhe propozimin për një qeveri teknike që mund të garantojë cilësinë e zgjedhjeve parlamentare, Topi argumenton se kjo është një  çështje shumë më e thellë.

Në princip askush nuk mund të frenojë vendimet e opozitës për të protestuar dhe për të dhënë opsionet politike dhe me aq sa kam parë, demonstrimi apo ngritja e çadrës është pranuar pa asnjë problem.

Çështja që diskutojmë është shumë më e thellë, e cituar pafund nga FRD-ja dhe unë personalisht se dy aktorët kryesorë akuzojnë për vjedhje zgjedhjesh. E kemi parë në vitin 2009 kur Sali Berisha ishte në pushtet, e shohim sot në anën e kundërt kur janë në opozitë,”pohon ish-presidenti.

Sa i përket rreziqeve që mund të vinë nga cilësia e ulët e zgjedhjeve, Topi vendos theksin tek ndryshimet kushtetuese të bëra më herët. Ai i sugjeron komisionit zgjedhor  për të bërë korrektimet e nevojshme në ligjin e zgjedhjeve.

“I kujtoj Sali Berishës ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008, ku futi në krizë besimin për zgjedhje të lira dhe korrekte, duke i bërë komisionet me përfaqësues militantë, grabitës dhe manipulues të rezultateve zgjedhore.

I kujtoj të gjithë atyre që në emër të interesave partiake, dhunuan votat e të pambrojturve  duke prodhuar institucione me probleme të mëdha.

Pra në një farë mënyre po merr frytet e një peme që ish-kryeministri e mbolli vetë. Edhe në këtë çast i drejtohem komisionit të reformës zgjedhore t’i kthehen punës për të korrigjuar ligjin aktual që prodhon padrejtësi. Atje është vendi për tu ribërë ligji, të kemi komisione jo partiake dhe të mbahet krimi larg zgjedhjeve,” përfundon Topi.

13 komente në “Bamir Topi shpërthen pas akuzave të Berishës: Është shpifarak universal, i gatshëm për luftë me Amerikën”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    pune sunitesh,kujtoj islamikun Hoxha[evropes]: mos guxoni te prekni ”shkembin e granitin” Shqiperine[mgjs ishte thjesht nje hale] se do tju bejme kerme!!!!!
    Erdogan[evropes] : mos guxoni te talleni me Turkey[mgjs ketu e 35vjt evropianet tallin topet me ate] se do tju mbush me muslims….!
    Iraniani[USA-s]: do tju japim nje shuplak fytires…!!!
    Berisha[USA-s]: do tju hap luft se bashku me gylenistet dhe doganistet………..!!
    ISI[USA-s dhe Evropes]: do tju therim te gjitheve….!
    Kjo eshte rraca e degjeneruar sunite,qofshin ata shqipfoles apo arabe…………….allah uakbar!

    1. The Punisher says:

      Bamir Topja shperthen ?! Kur nuk shpertheu atehere ne Janar, kur u vrane kater vete, do kishim shpetuar nga maloku dhe Like floriri. Une flas me heshtjen time tha. Tani del dhe ha mut ne media si Tfgs ketu tek TEMA.

  2. . says:

    Z.Rama,

    – Ne POPULLI (pervec verioreve) duam menjehere zbatimin dhe funksionimin e DREJTESISE dhe VITINGUN”.

    – Ceta-PD veriorve, Berisha, Basha, Meta nuk duan DREJTESI dhe VETINGUN prandaj kane ngritur “BUNKERIN” per tu fshehur dhe per t’u mbrojtur bashke me familje.

    – SHBA-ja, Europa dhe Ndrekombetaret denojne kete veprim anti-shqiptar pra kerkojme “leje” qe NE POPULLI (pervec veriorve) te protestojme per DREJTESIN e VERTETE … si mund te kemi zgjedje te lira pa DREJTESI te VERTETE ?

    – Na lejoni dhe NE te kerkojme te drejten tone per te patur DREJTESI.

  3. SB says:

    Shpejt Vetingun, futeni ne burg Sali Serbon se eshte gati ta djegi prap Shqiperine,,,,,,,Serb cetnik i ndyre se edhe serbet e rinj nuk jane si ky KRIMINEL…Hajt se ne grafmat e fundit eshte….. Vec nje gje te dini ky nuk e duron dot ta gjykojne ..kur te vije koha do vrasi veten.. keni per ta pare.

  4. Bushi says:

    Bamir Topi thote nje te vertete,se Sali Berisha do lufte edhe me nderkombetaret.Ky Sali,qen bir qeni nuk do paqe,por lufte,te ciles do t’i pergjigjemi me lufte dhe ta shikoi pidhin e Sheqeres e te Lirise ku do perfundoi.Bamir Topi dhe partia e tij,bene mire qe distancohet nga ky kriminel.

  5. Alban Dega says:

    From: [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:
    From: Alban Dega [email protected]

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

  6. Relax says:

    Nje m.t jane te dy,Topin president e bene Saliu dhe Nano,me pazare te fellicta,me fakt Topi u be president me votat e botes se krimit,atij i intereson vetem familja e tij dhe vetem te ,trash,byth.n e vet.

  7. Pd-ja duhet urgjentishte te qitet Partie e jashligjeshme,
    per gjithe veprimtarine e saj,antikombetare dhe i vetmi qellim i saje echte destabilizimi vendit

    Bamiri,duhet te mari initiativen e mare persiper drejtimit e nji Partie Demokratie te vertete qytetaresh

  8. nord.al says:

    Ti I paemer qe me siguri do te jesh Maks Velo ose sivllai i tij, i hangsh mutin veriorve.

  9. Tajari says:

    Me vjen te bertas e te uleras si ka mundesi qe ne shqiperi egzistojne media ( edhe pse te shkerdhyera nga Sala ) qe I ofrojne mundesi ketij ashole ( vrime bythe) te shprehe mendimet e tij regresive.Lerni ne vetmi dhe ofrojini atij asgje.JU LUTEM IGNORE HIM.

  10. besniku says:

    Per Zotin e nderuar Bamir Topi!
    Z. Topi, eshte koha qe ju duhet te flisni me me ze te larte, te demaskoni gjithcka qe lidhet me qendrimet antikombetare te Sali Berishes dhe klikes se tij e familjes se tij! Ju gezoni respektin e shqiptareve, por mos rrini ne hije, dil fol me ze te larte dhe me guxim per korrupsionin, vjedhjet, tradhetite dhe vrasjet e Sali Berishes, sepse, per kete une jam i sigurt, ju dini shume gjera rreth veprimtarise tradhetore te tij, si sherbetor i disa vendeve qe kane qene dhe jane armiq te betuar dhe potenciale ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

    Folu shqiptareve, tregoju te verteten dhe ata do t’ju besojne dhe do t’ju ndjekin.

  11. Liu says:

    Lere I fshatarin nga vicidoli o BAMIR TOPI dhe ecni perpara me EDI RAMEM si djem Tirane qe jeni dhe qe e njihni mire kulturen dhe edukaten qytetare Lere I zagarin te lehi se ashtu e ka zakon sali bytha

  12. perparim says:

    Ne kohen kur i duhej fliste mier per berishen e keq per ramen tani qe ju kan prish interesat personale dy fytyrcit flet per baban qe i tregoi arat.!! Vec politikanet shqipetar i nderrojn partit e i formojn partit motra per karrjer e interes persona.!! TURP E HARAM U QOFT VOTA E POPULLIT QE UA DHA DIKUR PO MOS HARRONI SE KURR NUK DI TE KET VEND NE SHOQERI PER DYFTYRSAT E PARTIVE QE I NDERROJN PARTIT NE BAZ TE INTERESIT TE VET PERSONAL SHQIPERIA DO TA NDRYSHOJN KET POLITIK NJEZET E PES VJECARE QE POLLI VETEM POLITIKAN PER XHEPAT E TYRE E PER INTERESAT PERSONALE.!! me respekt peroarimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje