Banorët e Zharrzës: Nuk bashkohemi me ‘’dasmën” e PD-së. Ja ku do të protestojmë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Banorët e Zharrzës janë nisur sot drejt Tiranës në këmbë. Të vendosur për të marrë një zgjidhje të problemit të tyre, ata nisën marshimin, ku disa prej tyre janë në karroca. Pak më parë doli lajmi që ata do i bashkohen protestës së PD. Por e vërteta është ndryshe.

Banorët konfirmojnë për dritare.net se sapo të vijnë në Tiranë do të shkojnë para Ministrisë së Energjitikës dhe refuzojnë t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike, duke e quajtur një dasmë.

“Ne nuk kemi lidhje fare me atë dasmën atje, ne jemi për hallin tonë dhe kërkojmë zgjidhje për shtëpitë e jetët tona.”- thotë Orgest Karafili, banor i fshatit Zharrzë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *