"Bëj me mua atë që bëre me burrin, ose publikova videon"

22 Shkurt 2017, 12:09Bota TEMA

Një pakujdesi e vogël i ka kushtuar shumë një çifti italian.

Pasi kishin filmuar veten e tyre duke bërë seks, imazhet ata i kishin ruajtur në një USB. Por kur ka ndërruar shtëpinë, gruaja kishte harruar mjetin e vogël me memorie në banesën e vjetër, e bashkë me të kishte lënë edhe çelësin dhe një celular.

Një qiramarrës i ri, e ka gjetur USB-së dhe e ka përdorur atë si formë shantazhi ndaj italianes.

“Në qoftë se nuk bëni me mua atë që keni bërë me burrin tuaj, unë do ta përhap videon në internet”.

Ky ishte kërcënimi që gruaja italiane kishte marrë nëpërmjet një mesazhi telefonik.

Sipas mediave italiane, personi që e kishte shantazhuar ishte një 27-vjeçar shqiptar i quajtur Shpend Xoxha, i cili ka dërguar propozimin e pahijshëm në drejtim të telefonit të gruas.

Shqiptari u dënua nga Gjykata me 6 muaj burg me kusht, ndërsa prokurori kishte kërkuar një vit e gjysmë burg.

Historia filloi në qershor të vitit 2014, kur gruaja krahas mesazheve, kishte marrë edhe thirrje telefonike nga i riu, i cili pohonte perfomrancë të mirë seksuale njësoj si ajo e burrit italian.

Gruaja u detyrua të shkonte në stacionin e policisë në Cenaia duke treguar rastin e saj, dhe më pas erdhi arrestimi i 27-vjeçarit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje