Champions League/ Pjaca dhe Dani Alvesh shtyjnë Juventusin drejt kualifikimit

22 Shkurt 2017, 22:40Sport TEMA

Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e fundit të kompeticionit të “Uefa Champions League” të cilat ishin Porto-Juventus dhe Sevillia-Leicester.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë marrë një fitore me aromë kualifikimi për në raundin e fazës së çerekfianle duke fituar ndeshjen e parë në transfertë.

Bardhezinjtë e drejtuar nga, Massimiliano Alegri, triumfuan me rezultatin e pastër 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm për në raundin tjetër pasi do ta presin te qetë ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në “Juventus Stadium”.

“Zonja e Vjetër” arriti që të dominojë gjatë gjithë 90-minutave takimin ndaj Portos, e cila u detyrua që të luajë për rreth 63-minuta me një lojtarë më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Tellas në minutën e 27-të të pjesës së parë.

Golat e fitores për Juventusit do të vinin në pjesën e dytë, ku i pari që arriti të zhbllokojë rezultatin ishte Pjaca në minutën e 72-të.

Nuk kaluan as dy minuta dhe Dani Avlesh shënon golin e dytë për bardhezinjtë, duke i dhënë një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së tij.

Ndërkohë, në sfidën tjetër Sevillia mposhti në fushën e saj ekipin kampion të “Premier League”, Leicesterin.

Vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 duke lënë të hapur kualifikimin i cili do të vendoset në sfidën e kthimit në angli.

Autorët e golave për Sevillian ishin Sarabia dhe Correa, ndërsa për Leicesterin shënoi Vardy./Përgatiti Fatjon Baze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje