Darka në kryeministri dhe teoritë konspirative të Kreshnik Spahiut: Rama ka për qëllim ta burgosë Metën

22 Shkurt 2017, 10:36Politika TEMA

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha dje se Edi Rama po perpiqet ne çdo moment te burgose aleatin e tij ne qeveri, Ilir Meta.

I pyetur nëse kishte dijeni për darkën që ata ishin duke konsumuar, Spahiu ka thënë se sa herë që Meta konsumon darkë më pas ndodhin gjëra të mëdha.

Gjithmonë kur Ilir Meta ha darkë, pas darkave ndodh diçka. Ilir Meta ka gjakftohtësinë për të kuptuar kundërshtarin i cili pret çdo moment për të burgosur Ilir Metën. Edi Rama ka publikuar 5 herë përgjime dhe dosje të Ilir Metës”, është shprehur Spahiu në “Opinion”.

“Ilir Meta ka gjithmonë gjakftohtësinë për të kuptuar kundërshtarin dhe sot LSI dhe Ilir Meta kanë një kundërshtar që pret çdo minutë për të burgosur Ilir Metën. Edi Rama pesë herë ka publikuar 5 dosje apo përgjime të Ilir Metës. Edi Rama është njeriu i cili ka kurdisur një lobim shumë të fortë në disa rrjete qofte dhe tek ndërkombëtarët për rrethimin e Ilir Metës” tha Spahiu .

Ndërsa për sa tha me lart, është pyetur nga Fevziu se, “Këto që po thua janë fakte?”

Fakte. Disa prej tyre janë publikuar dhe nëpër studiot tuaja nga gazetarë apo nga persona të ndryshëm por sigurisht kanë qenë të iniciuara nga Edia Rama. Ky ka një ëndërr shkrirjen e LSI­së me Partinë Socialiste” shtoi Spahiu.

Nga lidhja telefonike për takimin me Metën kreu i Aleancë Kuq e Zi i është përgjigjur:

Ilir Meta është duke sunduar opinionin publik por edhe sondazhet në lidhje me zgjedhjet se si do të shkojnë. Unë i kam propozuar LSI­së që të shfrytëzojë maksimalisht vendet e punës.

Nëse do të largohet Ilir Meta do të shkatërroheshin njerëzit dhe strukturat e LSI­së. Jemi mësuar tashmë që Ilir Meta qëndron deri në minutën e fundit kur shikon që ndryshon rrotacioni. Edhe në këto momente ai është duke studiuar nëse ja vlen të dalë më vetë si koalicion”, përfundoi Spahiu.

4 komente në “Darka në kryeministri dhe teoritë konspirative të Kreshnik Spahiut: Rama ka për qëllim ta burgosë Metën”

  1. ela says:

    me qafsh a e degjon njeri kete?

  2. tironci says:

    EEEH CNUK BO ROBI I DESHPERUM, RRI E RRI E PJERDH NGA TRUTE. V.K. QENKA ROND FARE NIK RRAKUCELSI

  3. maximus says:

    miu i haleve kreshnik spahiu, SHPRESON NE NDARJEN E RAMES DHE METES,

  4. goni says:

    U befshin vepra te Perendise,keto qe thot ky KRYETARI ALEANCES FAQE ZI.Vetem atehere mundet qe shqiptaret te shpresojne per dite te bardhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje