Deklarata e tifozave të Partizanit: Ja kuptimi i koreografisë në derbi!

Koreografia e tifozave të Partizanit që u shpalos në derbin kundër Tiranës, u akuzua në media si e “vjedhur” nga ana e tifozerisë së kuqe.

Por, përmes një reagimi në faqen zyrtare tifo-grupi “Ultra Guerrlis” i japi përgjigje këtyre spekullimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit, duke hedhur poshte te gjitha pretendimet e ngritura.

Deklarata e plotë

 Fear of the red !

Ky ishte mesazhi kuptimplote dhe i drejtperdrejte i koreografise tone ne derbi, shoqeruar me personazhin kryesor Edi dhe kengen e Iron Maiden ne sfond. Normalisht e gjitha e frymezuar nga grupi legjendar heavy metal. Ne kete koreografi perfshihen dhe nderthuren dy kenge legjendare te ketij grupi e para eshte ”The Trooper” e publikuar per here te pare me date 20 korrik te vitit 1983 ku pervec muzikes brilante binte ne sy edhe kopertina qe shfaqte Edin (maskoten e Iron Maiden) si ushtar duke luftuar dhe ne doren tjeter mbante flamurin. Per te ardhur te kenga me e famshme dhe me legjendare ”Fear of the dark” e publikuar ne vitin 1992 nga Iron Maiden. Ajo ben fjale per nje njeri te vetem ne rruge qe ka frike nga erresira dhe eshte gjithe kohes i pushtuar nga ankthi, tani na thoni nese ky njeriu ju perngjason me ndonje njeri apo grup njerzish ketej rrotull ?
Ky personazh dhe kjo koreografi u perzgjodh mes te tjerash pikerisht per shkak te koherences dhe situates aktuale dhe u kontekstualizua nga ana jone. Pikerisht se kemi nje kundershtar qe eshte i pushtuar nga ankthet, nga frika ndaj te kuqes, nga nje semundje e rralle qe quhet ”Erytophobia”, nga nje skizofreni masive qe shkon deri ne delirime dhe paranoja. Qe perballjen nuk e perballon dot dhe shkon e fshihet neper tarraca lagjesh i frikesuar dhe te vetedijesuar se kete ”lufte” e ka te humbur. 
 Gjithashtu edhe nje kundershtar qe friksohet ne fushe sa here shikon ngjyren e kuqe, qe bllokohet e i mblidhet nje lemsh i madh ne stomak e gjunjezohet kollaj, gjunjet i priten sapo zbresin ne fushe, mundohet ta fshehe por nuk e fsheh dot friken ndaj te kuqes e mbi te gjitha friken ndaj te kuqve. Nje tjeter detaj eshte qe Edi eshte personifikimi i pajisjes se tortures qe perdorej diku nga shekulli i 14 qe quhej Iron Maiden. Tani te na thote dikush qe ne nuk jemi tortura e tyre me e madhe.

Pertej barcaletave te mediave jo serioze te klikimeve dhe ata qe e mbajne veten serioze si Panorama Sport ku tregojne paaftesi profesionale por edhe mungese te theksuar horizontesh. Na thoni ju lutem gjithe kete koherence dhe lidhje llogjike ku e kemi huazuar ? Te fabrika e klikimeve te Aniles ne Beograd, te stacioni i trenit pa tren ne redaksine e Panorames, apo tek gazetaria juaj ctrl-c e ctrl-v ?

Ju pershendesim te gjitheve me nje nga strofat qe ju pershtaten :

Ëatching horror films the night before
Debating ëitches and folklores
The unknoën troubles on your mind
Maybe your mind is playing tricks
You sense, and suddenly eyes fix
On dancing shadoës from behind

Fear of the red , fear of the red !

Ultras Guerrils

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *