Gjenerali iranian: “Irani gati t’i japë një shuplakë fytyrës SHBA-ve”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Head of Iran’s Revolutionary guards ground forces Mohammad Pakpour (C) attends a funeral ceremony in Tehran October 20, 2009. REUTERS/Morteza Nikoubazl

“SHBA-të duhet të bëhen gati që presin një shuplakë në fytyrë, nëse ata nënvlerësojnë aftësitë mbrojtëse të Iranit”. Ky është paralajmërimi i komandantit të forcave elitare të gardës revolucionare, gjeneral Mohammad Pakpou

Që kur mori detyrën si president, Donald Trump-i ka deklaruar se ai do të veprojë me masa të ashpra ndaj qeverisë iraniane, pas testimit të raketave balistike më 29 janar.

Sipas kreut të ri të shtetit amerikan, Irani po luan me zjarrin dhe të gjitha opsionet e SHBA-ve janë në tavolinë.

“Armiku nuk duhet të keqkuptohet nga deklaratat e tij dhe do të marrë një shuplakë të fortë në fytyrë nëse bën një gabim të tillë, vazhdoi gjeneral Pakpour-i, që drejton këmbësorinë e vendit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *