Hahn në Twitter: Keqardhje për bojkotin, parlamenti vendi ku bëhet debati politik

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn shprehet se debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit, ndërsa bashkëpunimi qeveri-opozitë është thelbësor për anëtarësimin e vendit në BE.

Ai ka reaguar në ‘Twitter’ për situatën politike në vend, protestën dhe bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës.

“Më vjen keq për bojkotin parlamentar të shpallur nga opozita. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamentit. Bashkëpunimi me qeverisë dhe opozitës është vendimtar për synimet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Është veçanërisht e një rëndësie të madhe që jeta parlamentare të vijojë në një kohë kur reforma thelbësore janë në axhendën e parlamentit, siç është ngritja e institucioneve të vettingut në kuadër të reformës në drejtësi, përfshirë edhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR të cilat janë thelbësore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit.

Këto reforma janë të rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë rrugën e saj të integrimit në BE”- ka thënë Hahn.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Hahn në Twitter: Keqardhje për bojkotin, parlamenti vendi ku bëhet debati politik”

  1. Korabi says:

    Bravoooooo
    Bjeruni kokës kriminelave që kanë vjedhë dhe vrarë këtë popull që kurrë mos kenë më në dorë fatet e Shqipërisë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *