Hija gjithnjë e më e vogël e Ilir Metës?!

22 Shkurt 2017, 09:23Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Në javët e fundit është kuptuar se fuqia e Ilir Metës, megjithë mëtimet e ndryshme për fuqinë dhe rolin e tij, nuk është më si më parë. E kupton këtë nga fuqia me të cilën iu përgjigjën socialistët kur fituan dy bashkitë në zgjedhjet e fundit, por edhe nga vetë artikulimet e sforcuara të kryetarit të Kuvendit, që në javët e fundit po mundohet të jetë kinse mbi palët. Në fakt, Meta është krejtësisht i përfshirë në lojëra herë me njërën dhe herë me tjetrën forcë pikërisht të mbajë stadin, ku e ka përcjellë LSI-në, për të mbajtur edhe pozicionin e tij komod.

Mundësia më e madhe, referuar marrëveshjes së 1 prillit të disa viteve më parë të dy krerëve të Majtë, është se ai do të jetë president në vitin 2017.  Kjo e fundit është teza më e mundshme por edhe spiranca në tokën e fundit të karrierës së tij politike. Kjo e tija, megjithatë, është e jashtëzakonshme, pasi në harkun e dy dekadave e gjysmë, ai ka arritur të kapë postet më të larta të strukturës së shtetit shqiptar.

Megjithë performancën e mirë në pak muajt kur ishte kryeministër, pjesa tjetër e liderit lë shumë për të dëshiruar. Formacioni i tij politik ka qenë pjesë në dy qeveritë e fundit, që po rezultojnë si nga më të korruptuarat e jetës politike shqiptare, ku vetë përfaqësuesit e formacionit e tij në masë kanë treguar performancë të ulët. Paçka përfitimeve të elektoratit të vet, pak ose asgjë mbahet mënd nga LSI. Përveç përpjekjes së pareshtur për të sjellë militantët e vet në të gjithë administratën dhe për të bërë diversione.

Ndaj shumica e drejtuesve të LSI-së kanë qenë zhgënjyes dhe të përfolur masivisht për korrupsion. Kurse vetë Ilir Meta ka bërë një nga drejtimet më pa klas të historisë së parlamentit shqiptar, duke e kthyer këtë legjislaturë nga më të dobëtat e parlamentarizmit shqiptar. Shmangiet e tij të panevojshme, mosrespektimi i kodit parlamentar, ka bërë që ky parlament nën drejtimin e tij të jetë jo thjesht zhgënjyes, por tejet bajat.

Në rolin e paqtuesit de jure, ai de facto i ka ngatërruar sa ka mundur qeveritë Berisha dhe Rama për përfitimin e tij. Por ndërsa Berisha e kuptoi vonë manovrën e tij, Rama me zgjedhjet në Dibër e Ersekë provoi se ruante alternativë tjetër, që e mbante qysh më parë, duke llogaritur aleatin e tij. Ajo që vijoi nga Meta me caktimin e Manjanit, si ministër i Drejtësisë, kundërshtarin e Ramës, jo vetëm e tregoi hapur lojën e lodhshme dhe testet e vazhdueshme bezdisëse, por i dha rast kryeministrit që të drejtojë edhe më me arrogancë.

Këtë sens po e ndjejnë në kurriz shqiptarët, që jo thjesht janë të lodhur, por të neveritur me aktet e Metës dhe të bezdisur edhe me retorikën e Ramës, që në vend të kontribuojnë e kanë ulur shumë stekën morale të qeverisjes. Mandati i Ramës ka ndjekur një luftë të madhe sa i përket përfoljes së ministrave të tij. Ai ka mbajtur në kurriz reformat, disa vërtetë tejet të ashpra, mu ato që LSI i ka bërë kundërshtim, porse më shumë me oponencën mediatike dhe retorikën me ekuivoke dhe jo kritikën konstruktive. Ndërkohë LSI ka pasur shumë përplasje edhe me ministrat socialistë. Ajo filloi me akuzën ndaj Damian Gjiknurit, si personi që nxori në publik dosjen CEZ-DIA dhe vijon me Saimir Tahirin, ky i fundit, akuzuar veç të tjerave edhe për skandalin e përgjimeve.

Pavarësisht se si mund të rreshtohet Meta, koha po tregon se ai po bjerret e po bjerret pafund, pikërisht prej pozicionit të vet të paqartë dhe tashmë lehtësisht të kalkulueshëm. Dhe, këtë, fillimisht po e kupton aleati i tij i pushtetit, që mendoi se do të kishte një qeverisje jo kaq të vështirë me të krah vetes.

Gjithsesi është Reforma në Drejtësi, procesi që pret të marrë udhë dhe trandjet e saj, ashtu si besohen, që nuk do mund ta lenë paprekur edhe Ilir Metën (qoftë edhe nëse zgjidhet si president) hija e të cilit vijon të tkurret e tkurret prej lojërave të lodhshme e të pafundme të njeriut, të etur për të qenë faktor, por pak herë për të kontribuar realisht dhe të paktën moralisht në qeverisjet e fundit të Ekzekutivit shqiptar, përveç fjalëve dhe shkopinjve nën rrota. (Javanews)

12 komente në “Hija gjithnjë e më e vogël e Ilir Metës?!”

  1. orli says:

    Z.Andoni i ke bere me pak fjale portretin e sakte, dikur te ashtuquajturit koklopa sot sumthari i cili sic tha dhe i madhi Qosja e mban sumen e thare ne dy karrike.Per nje gje me vjen keq se jemi nje popull qe kemi me shumice njerez pa dinjitet e hajdute, ndryshe nuk ka si spjegohet qe edhe pse e pane me ze e figure dhe i shohin ne praktike se sa hajdute jane lsi-stat prape e humbin voten duke ua dhene hajdutve.

    1. xheJ eN Bi says:

      Skypion …Lylzimi…

      Ne hall te madh je!!!
      Ngado qe te kthehesh gremine sheh.Para ke gremine ,nga mbrapa gremine,
      kthehesh majtes prap gremine,edhe kur hedh syte djathetas te njejten gje shikon.

      Edhe analistet me te njejtin sy i shikon.Nje nga nje te gjithe analistet
      ” bashibozuke “i quan. Te ka ngelur vetem Xheji e Lubonja.

      Po kur te afrojne zgjedhjet dhe te dalin sontazhet e para edhe keta do te te
      braktisin.

      Une te kam dal borxhit , zgjidhjen ta kam dhene, po ti ne tenden,koken tende
      do hash.

  2. Skypion says:

    Padyshim qe keni vene re,qe perdor shume shpesh ne komente fjalen “bashibozuk”.
    E perdor si etiketim ndaj ndaj gjithe gazetareve dhe analisteve qeveritare,qe nen masken e analizave,bejne lojen e Rames, me diversione,shantazhe,kercenime lloj-llojesh qe te bejne te vjellesh.
    Bashibozuket veprojne ne nje organizim te c’organizuar apo anasjellas.Eshte tipike per ta.
    Nje pjese e tyre sulmojne opoziten dhe protesten e saj, duke perdorur te gjitha mundesite per ta deligjitimuar dhe banalizuar ate – nje pjese tjeter sulmojne Ilir Meten, ortakun ne pushtet te padronit te tyre.
    Megjithese,nder te gjithe analistet qe mbajne anen e qeverise qe e meriton me pak kete etiketim pezhorativ (ka qytetari). fatkeqesisht.Andoni po ben pikerisht kete qe bejne keta te dytet.
    Nuk me intereson fare se c’thote per Meten,apo sa te drejte a jo, ka ne ato qe thote per te.Aspak.
    Por,qellimi se pse i thote.
    Qellimi eshte te intimidohet Meta,te frikesohet deri ne ate pike,sa te mos mendoje te prishe aleancen me Ramen.
    Eshte kjo arsyeja,se pse Andoni, e perserit shpesh se Meta eshte i dobet,eshte ne renie etj etj.
    Une i respektoj gazetaret dhe analistet nga te gjithe krahet,edhe ekstremiste qofshin ata ,kur shprehin mendimin e tyre qe nuk synon asnje djallezi,asnje sherbim ndaj njerit a tjetrit,per interesa qe nuk kane lidhje me ate publik.
    Por ,ata qe bejne analiza vetem per diversione,per te shantazhuar a frikesuar, sic eshte edhe rasti i ketij shkrimi te Andonit,vec percmim meritojne.
    Per Meten,une kam mendim edhe me te keq se c’paska Andoni.
    Por,kjo nuk eshte nje arsye qe ta shfrytezosh kete per te bere diversion per llogari te Rames.Eshte e turpshme.
    T’i vije turp Andonit qe eshte perfshire ne kete menyre!

  3. Bushi says:

    Ju Zoteni Andoni,ato qe thua ne kete shkrim,mbaji per vehte,se nuk t’i blen kush.Ti kerkon t’i hedhesh benzine zjarrit,por nuk mendon se ka zjarrfikse te fuqishme t’a shuaj menjehere ate.Sot Ilir Meta e beri si burrat dhe i tha Bashes si burrat qe LSI-ja do vazhdoi bashkpunimin me Ps-te.Ky bashkepunim eshte nje shprese e madhe per te ecur vendi yne perpara,i cili eshte perdhunuar bga pd-ke.Sa i perket asaj qe thua per Edi Ramen,nuk eshte fare ashtu si thua ti.Edi Rama deri sot ka treguar me punen e mire dhe te giximsheme,se eshte nje nga kryeministrat me te mire dhe me te zot.Ai eshte i pakorruptuar.Ato qe thot opozita kundra tij,jane shpifje ashtu siç e ka zakon Berisha me Bashen.Edi Rama me Meten,do te qeverisin gjate kete vend.Te jesh ti dhe kushdo tjter,i qarte dhe te sigurt.

    1. delete says:

      E para, Ilir Meta vetem burre nuk eshte. Te shkosh nga fryn era duke kthyer kulon here majtas e here djathtas me te vetmin qellim qe te mbushesh xhepat e familjes ne kurriz te shqiptarve – ky mund te jete shkerdhatllik masiv por jo burreri. Nese Meta i thote Lules “jo”, kete e ben pasi arithmetika e zgjedhjeve te ardhshme nuk i mundeson bashke-qeverisje. Te gjithe e dine qe PD-ja tashme eshte nje grupim hije dhe i mbytur ne qelbin e injorances, korrupsionit e tradhetise kombetare. Kshu qe IM nuk pati zgjedhje tjeter pervec refuzimit.

  4. Avni Rustemi says:

    Plehrat duhen zhdukur,bashke me keta edhe manaxheret e fimaveiramidale dhe llogaritaret kurva te

  5. xhulio says:

    O Bush, s je gje tjeter vec nje karabush.Te gjithe jane ca mbetje te kohes se vjeter.

  6. dhembeli says:

    Titulli i ketij shkrimi ska nevoj per komente. Vetem ajo meret ne boten tjeter.

  7. tomorri says:

    Ky artikull shume i vertete dhe shume realist,Likja te beje si te doje ,peta lakrorit i eshte hequr dhe nuk riparohet me.Rama mbi te gjitha dhe3 per gjithçka,edhe kjo eshte e verteta per shqiptaret e vertete.

  8. agim says:

    Megjithe performancen e mire ne pak muaj kyeminister… e ka seriozisht ky???
    Ai ishte momenti kulmant qe tregoi si mund te abuzohej me postin per t’a kthyer ate ne pasuri. Nese kjo quhet “performance e mire” kerkoj ndjese per injorancen time.
    agim

  9. Merita says:

    Shkrim me ide te qarta, dhene plot realizem. Te gjithe e kane te qarte personazhin e shkrimit, qe mendoj se nuk mund ti shpedtoje reformes ne drejtesi, baraz dhenies llogari atje ku duhet. Te lumte, z.Ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje