Knut Fleckenstein e nxjerrin… “njeri të besuar të Sorosit”, pas talljes me Berishën

Shqipëria është një vend, ku një gjë të paktën e ke me shumicë: humorin.

Pas kritikave të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, mbi Berishën, i cili i kërkoi ish-kryeministrit të mos merrej me përralla me Sorosin, vjen dhe perla.

Knut Fleckenstein, portali i financuar nga Shkëlzen Berisha, e ka nxjerrë “njeri të besuar të Sorosit”.

“Zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.

Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.

Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.

Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve  evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.

Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.

Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.

Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros”, shkruan portali i financuar nga Zeni.

Tani çdo njeri që kritikon Berishën dhe opozitën, na del se është sorosian!

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Knut Fleckenstein e nxjerrin… “njeri të besuar të Sorosit”, pas talljes me Berishën”

  1. DETARI Atlantidhes @ says:

    yyyyyshhtttt ,more plehra ………………….plehraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,u erdhi sahatiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii……………….

  2. Bardhi Tolabi says:

    Ja kush eshte pjese integrale e rrjetit te Sorrosit.Por a do t’ja dije haleja nga pordhet e muti?Kurre.Ja prandaj dhe Saliu dhe i biri nuk duan t’ja dijne nga renat,nga shpifjet,nga cdo llum e gelbaze qe nxjerrin nga goja.
    Shihni kush e solli Sorosin ne Shqiperi dhe shihni se perse e solli.Ne fund te ketij artikulli,Saliu i kerkon Sorosit para per te “ndihmuar” Romet,para te cilat po te hetohen jane ne xhepat e tij e familjareve te tij.Lexojeni linkun e meposhtem dhe besoni pastaj kete sypeshkaqenin:
    http://www.gazetatema.net/web/2017/02/22/kur-berisha-takonte-george-soros-mikun-e-madh-te-shqiperise-e-shqiptareve/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *