Kur Berisha takonte George Soros, “mikun e madh” të Shqipërisë e shqiptarëve

Prej ditësh tashmë opozita dhe mediat afër saj kanë sulmuar jo pak persona, duke i cilësuar si mbështetës të manjatit Soros. Madje sipas saj dhe ish-kryeministrit Berisha, edhe ndërkombëtarët (që janë shprehur haptaz që opozita duhet të shkojë në parlament), janë të infektuar prej tij.

Përkthimi i mëposhtëm daton në kohën e qeverisë Berisha dhe është një njoftim për shtyp i publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave. Në atë kohë, kryeministri Sali Berisha takonte “mikun e madh” të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një cilësim ky, diametralisht i kundërt me qëndrimet e sotme të opozitës e mediave pranë saj, të cilat pretendojnë se Soros është armiku më i madh i Shqipërisë.

Më poshtë njoftimi i plotë në faqen e Këshillit të Ministrave:

Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financer dhe filantropist i njohur botërisht.

Gjatë bisedës me zotin Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progesin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj.

Kryeministri Berisha tha se qeveria që ai drejton është e angazhuar pa kompromis në luftën kundër korrupsionit, informalitetit, krimit të organizuar dhe trafikimit, rezultatet e së cilës kanë forcuar sigurinë e vendit dhe kanë konsoliduar stabilitetin ekonomik. 

Kryeministri Berisha i prezantoi zotit Soros projektet e ndërmarra në bashkëpunim me kompani të mëdha në fushat e energjisë, që fokusohen në shfrytëzimin e resurseve të ujit, por edhe të nxjerrjes së energjisë termike.

Nga ana e tij, zoti Soros ka përgëzuar kryeministrin Berisha për progresin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë. Ai gjithashtu vlerësoi pozitivisht punën e kryer nga qeveria në implementimin e suksesshëm të reformave.

Më pas, diskutimi është fokusuar në çështjet sociale. Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me shqetësimin për komunitetin rom në Shqipëri.

Ai i kërkoi zotit Soros të mbështesë projektet e ndryshme të ndërrmara në asistencë të kësaj popullsie. Zoti Soros tha se ai ishte i gatshëm të ndihmonte në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre projekteve./Përgatiti: Arbi Kasapi/

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kur Berisha takonte George Soros, “mikun e madh” të Shqipërisë e shqiptarëve”

  1. titi says:

    Nuk ka nevoje per komente, as per kete pacavure, dhe as per te gjitha pacavuret e tjera te dy BB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *