Kush ishte Imzot Prenk(Primo) Doçi, abati i Mirditës. Ja çfarë shkruan Edi Rama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook, Amarcord ka përkujtuar Imzot Prenk Doçin, abatin e Mirditës.

AMARCORD

100 vjet më parë kthehej në shtëpinë e Atit një shqiptar i pashoq, abati i Mirditëve, siç quhej në epokën kur jetoi, Imz. Prenk apo Primo Doçi.

Me një zell të rrallë atdhetar dhe misionar, një nga figurat më në zë të shoqërisë “Bashkimi”, që Marubi e ka pavdeksuar në këtë foto gjithnjëherësh me anëtarësinë e saj të shquar ku spikasin At Gjergj Fishta o.f.m. dhe Imz. Jak Serreggi dhe vet Abati Prenk Doçi, themelues, ai mund të konsiderohet si i pari shqiptar që i ra kryq e tërthor botës së njohur, prej Indisë e deri në Kanada.

Sakrifikoi shumë për tu kthyer e për të shërbyer në tokën e të parëve, megjithë pengesat e autoriteteve osmane, prej të cilave njihej si kryengritës i paepur, deri sa më 1888, Papa Leoni XIII e emëroi abat të mitruar me prerogativa ipeshkvnore të të sapo krijuarës Abaci nullius, të pavarur nga dioqezat e tjera, të Shna Llezhdrit të Oroshit.

Një nga pasardhësit e tij në këtë fron të përnderuar abacial do të jetë edhe i Lumi Imz. Frano Gjini, një nga 38 martirët e lumnuem të Kishës nga Papa Francesku.

Figura e Imz. Primo Doçit është objekt i një rizbulimi të vonuar në kohë por të mirëseardhur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kush ishte Imzot Prenk(Primo) Doçi, abati i Mirditës. Ja çfarë shkruan Edi Rama”

  1. Emigranti says:

    Coj noi pizza atyne ke cadere parlamento ,

  2. Cun-Tirone says:

    Me sa duket pas vdekjes se Imzot Rrok Mirdita, Kryeminstri i Shqiperise, meqenese i” ka vene punet ne vije”, i ka mbetur te beje punen e arqipeshkvit ….

    Sa TURP !

  3. Deri ke Banka says:

    Pavdeksuar ??????

    E shkerdhyt Shqipen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *