LSI i mbyll derën Bashës dhe e kthen me këmbë në tokë, deputetët kundër qeverisë teknike dhe mbështesin bashkëpunimin me PS

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lëvizja Socialiste për Integrim i mbyll përfundimisht derën Partisë Demokratike, për të shkuar në qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Lidershipi i opozitës, Lulzim Basha, kërkon qeveri teknike me argumentin se mazhoranca nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke refuzuar votimin elektronik.

Por pas këtij skenari dyshohet se fshihet frika nga reforma në drejtësi.

Lulzim Basha shpresat i mban te lideri i LSI, Ilir Meta, që t’i bashkohet PD dhe automatikisht të shkohet në qeveri teknike.

Ndonëse Ilir Meta pak ditë më parë dha një përgjigje jo shumë të qartë për qeverinë teknike, duke u shprehur se opozitës duhet t’i garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, deputetët e LSI shprehen kategorikisht kundër qeverisë teknike.

Deputetët e kësaj force politike, me peshë të rëndësishme në qeveri, shprehen se mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për të çuar reformat përpara, dhe nuk ekziston asnjë arsye për të shkuar në qeveri teknike.

Deputetët e LSI vlerësojnë bashkëpunimin me PS, pasi është e vetmja mënyrë për të mbajtur premtimet ndaj qytetarëve, për të çuar përpara reformat që janë nisur që para katër viteve.

Deputeti Gjovalin Kadeli shprehet për vijimin e qeverisjes mes PS dhe LSI.

“Mazhoranca është në qeverisje dhe duhet ta vazhdojë qeverisjen. Vijimi i bashkëpunimit është premtim ndaj elektoratit për të çuar përpara reformat. Më 18 qershor do të jetë populli që do të vlerësojë reformat e ndërmarra në këto katër vite”, u shpreh deputeti Kadeli per Sot.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe deputeti Bujar Derveni.

Ai thekson se kur mazhoranca funksionon, nuk ka pse të dëgjohet propozimi i opozitës.

Opozita le të shkojë në qeveri teknike, nuk ka pse na pret neve”, përgjigjet me ironi deputeti Derveni, duke shtuar se “mazhoranca i ka votat e mjaftueshme, pse duhet të dëgjohet një propozim i tillë që vjen nga opozita?”.

Brenda LSI ka dhe nga ata deputetë që mendojnë se opozitës duhet t’i realizohen kërkesat, në rast të kundërt shkohet në qeveri teknike.

Deputeti Robert Bitri tha se mazhoranca duhet t’i garantojë opozitës zgjedhje të lirë, duke e lënë të hapur opsionin për qeveri teknike.

Marrja e një vendimi për të shkuar në qeveri teknike, është vendim politik. Duhet të negociohet mes palëve politike dhe të shkohet në një vendim. Mazhoranca e ka për detyrë t’i garantojë zgjedhje të lira opozitës”, u shpreh Bitri.

Opozita ka artikuluar propozimin se shkuarja në qeveri teknike garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Lulzim Bashës, kjo është e vetmja mënyrë për të mos vjedhur zgjedhjet e qershorit.

Për të hyrë në protestë, opozita përdori si alibi votimin elektronik, që në fakt në 2011 kur ishte vetë në pushtet, ky projekt dështoi dhe shkuan dëm paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Por siç duket, opozita ka hyrë në protestë për dy arsye: E para, për të bllokuar komisionet e vetingut nga frika e drejtësisë dhe e dyta, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve në 18 qershor.

Pavarësisht protestës së opozitës, mazhoranca vijon bashkëpunimin ndërsa kryeministri Rama ka udhëzuar deputetët e tij që të vijojnë me përgatitjen e fushatës elektorale, duke e lënë të “qetë” opozitës në synimet e saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “LSI i mbyll derën Bashës dhe e kthen me këmbë në tokë, deputetët kundër qeverisë teknike dhe mbështesin bashkëpunimin me PS”

  1. Bushi says:

    Bravo LSI-ja,bravo Meta.I kini dhene nje shkundje te mire Berishes,Bashes,dhe gjithe pd-ke,kesaj partie fashiste,qe nuk di gje tjeter,veç se te sjellin destabilizim te vendit,Shkaterrime dhe jane mosmirenjohes te nderkombetareve.Pergijgja e Metes sot, eshte nje bombe me hidrogjen per opoziten e inkriminuar.Ata jane njerez shume te keq,bejne krime dhe ja faturojne atyre qe nuk i kane bere.
    Eshte me se e vertet,dhe shume e besueshme,qe opozita protesten po e bene per te penguar vetingun dhe per te justifikuar humbjen e sigurt ne 18 qershor.Nje bashkepunim i sinqert,i LSI-s dhe Ps-te eshte nje gezim i madhe dhe nje shprese e madhe per popullin shqiptar,qe eshte shume i vuajtur nga pd-ke.Ajo parti,me gjithe keto te zeza qe i ka bere popullit dhe gjithe shqiperise,nuk duhet t’a imagjinoi ardhjen ne pushtet.Protesta e soteme e pd-ke eshte nje turp i madh,pasi ne ate vend ku jane ulur ata sot para kryeministrise,Sali Berisha me Lulezim Bashen vran kater protestuas te pafajshem me duar ne xhepa.Ata jane ulur mbi ato vende ku u derdh gjaku i protestueseve. Kjo eshte perdhosje,dhe jazek u qoft.Me e keqja eshte se ata nuk kerkojne as falje,qe te mendoj edhe populli.

  2. landi says:

    Kadelin e beri PD deputet. Ai nuk eshte nga kryesoret. As ky tjetri, qe permendni ju.
    Kryesoret jane Vasili, Rama, Koka, e ndonje tjeter.
    Megjithate, PD te vazhdoje greven. Pastaj populli te vendose.
    Nese PD le greven, atehere Rama do i vjedhe lehtesisht zgjedhjet.
    Pak rendesi ka se kush fiton, por kjo maxhorance, pas 2017 do mare persiper situata nga me te rrezikshme qe do kaloje vendi. Kete po e tregon koha.

  3. selaudin.baxho says:

    po mire bejne deputet e lsi. S’do te humbin kohe nga integrimi per hir te kapricove te opozites, qe tani po shpall armiq populli edhe komisioneret e Parlamentit Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *