Lubonja: Pse reagimi i Fleckenstein për protestën e PD ishte i pritshëm

22 Shkurt 2017, 18:23Politika TEMA

“Kërkesat e protestës janë të drejta, dhe PD mund të nxisë bashkimin e të pakënaqurve”.

Këtë qëndrim ka shprehur pasditen e sotme analisti Fatos Lubonja, duke u ndalur edhe tek situata politike e krijuar në vend.

Ndonëse shprehet mbështetës i kërkesave të opozitës, Lubonja thotë se “nuk mund të hipë në anijen e protestës”, për shkak se sipas tij nuk është parë ende një reflektim i thellë nga ana e PD.

“Kërkesat e paraqitura në protestën e opozitës janë të drejta. Unë e mbështes protestën e PD, por pa hipur në anijen e protestës.

Them se jam dakord me kërkesat e tyre, për zgjedhje të lira e të ndershme, por nëse rruga e tyre ndryshon, do të hedhin nga anija e tyre, sepse unë do them ikim këtej, dhe ata ikim andej”, tha Lubonja në rubrikën “Opinion” në “News24”.

Ai thotë se pavarësisht ngjashmërisë në disa elementë me protestën e socialistëve gjatë qeverisjes së PD, ka disa diferenca. Sipas Lubonjës, një ndryshim i madh tashmë vihet re në qëndrimin e ndërkombëtarëve.

“Ngjashmëria me protestën e PS disa vite më parë është tek çadra, tek bllokimi i bulevardit, tek protesta. Por ka edhe diferenca. Sot shoh një faktor ndërkombëtar shumë më pak të rëndësishëm. Edhe qëndrimi i opozitës ndaj ndërkombëtarëve tashmë është i ndryshëm.

Nuk i shohin më si negociatorë. Edhe vetë eurodeputeti Fleckenstein u shpreh se me Bashën do të zhvillohej një takim për të biseduar mbi çështje të caktuara, dhe nuk do të negociojë për protestën. Dhe reagimi i Fleckenstein ishte i pritshëm.

Unë bëj pjesë tek ata njerëz që përmirësimin e situatës në vend e presin nga shqiptarët e jo nga ndërkombëtarët”, tha ai.

Sa i takon këtij qëndrimi të politikës shqiptare ndaj ndërkombëtarëve, Lubonja shtoi se “Dalja jonë nga projekti i BE, paraqet rreziqe të mëdha për vendin, duke marrë parasysh edhe situatën në politikën shqiptare”.

Analisti u ndal edhe tek bojkoti i opozitës, dhe shqetësimi real për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme. “Pavarësisht miratimit të ligjit të dekriminalizimit, nuk është bërë asgjë. Marrim rastin e Roshit, i cili vijon të jetë në krye të bashkisë së Kavajës.

Një tjetër deputeti i dalin disa identitete. Dëgjojmë që po lirohen nga burgu disa persona me precedentë penalë. Si mund të shkohet në zgjedhje në këtë situatë.

Si mund të flasin ndërkombëtarët vettingu, vettingu… apo reforma në drejtësi. edhe deri më tani ka patur diskutime në Parlament për dekriminalizimin, por asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Lubonja.

2 komente në “Lubonja: Pse reagimi i Fleckenstein për protestën e PD ishte i pritshëm”

  1. Astrit Durrsaku says:

    Po pikerisht o zagar,qe ben rolin e budallait,prandaj duhet vetingu,qe gjyqtaret e korruptuar te zhduken dhe asnje i denuar te dale me nga burgu padrejtesisht.

  2. Emigranti says:

    Me cudit fakti si ka mundesi qe TV News 24 merr si analist nje njeri 1/2 normal qe nuk mbush mire, me mendje dy miza nje grere te jape ide per kete apo ate problem .Ai nuk vlereson nderkombetaret me sakte perkushtimin apo ndihmen e tyre dhe deshiron qe gjykata te jete ashtu si eshte e kapur nga s.berisha .se berisha e” luftonte drogen”se berisha bente ” zgjedhje te ndershme ” Z lubonja me mendjen qe ke as per deshmitar nuk ben sepse truri te eshte thartuar.Do apo nuk do ,je bashkudhetar ne anien e protestes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje