Partizani nis përgatitjet për sfidën ndaj Kukësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partizani i është rikthyer sot fushës për të nisur përgatitjet në prag të ballafaqimit të radhës ndaj Kukësit, në program ditën e diel në stadiumin “Zeqir Ymeri ”.

Pas një dite pushim skuadra në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik ka zbritur në kompleksin sportiv ” Internacional Tirana” të Pezës ku në orën 12:00 ka kryer edhe seancën e programuar stërvitore.

Nën urdhrat e trainerit Starova janë vënë të gjithë lojtarët, përjashtim ka bërë vetëm Kapiteni Alban Hoxha, i cili ishte pjesë e prezantimit të fanelave të reja të Ekipit tonë Përfaqësues.

Stafi teknik ka testuar gjendjen e lojtarëve pas përballjes ndaj Tiranës. Të gjithë lojtarët kanë zhvilluar normalisht seancën e parë të javës duke shfaqur një formë të mirë fizike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *