PD rikthehet në identitet, Berisha dhe Topalli sulmojnë ndërkombëtarët dhe marrin në dorë drejtimin. Ka 'humbur' Lulzim Basha

22 Shkurt 2017, 18:52Politika TEMA

Përplasja me ndërkombëtarët me sa duket është një punë e “rëndë” për Lulzim Bashën, kreun zyrtar të Partisë Demokratike. Ai nuk e përballon as ballafaqimin me ta, as përballjen me liderin historik të PD, dhe i mban me “gajret” të dyja palët, derisa të shtyhet situata më tej.

Sot për herë të fundit Lulzim Basha u pa në publik si i ashpër, teksa mallkonte Ramën dhe Metën për darkën që kishin konsumuar një natë më parë, si dy aktorët kryesorë të koalicionit qeverisës siç e kërkon normaliteti i një mazhorance që është ende pa e përfunduar mandatin e përbashkët qeverisës. Bëhet fjalë për mandatin e parë të maxhorancës së majtë.

Basha i mallkoi të gjithë, dhe ashtu si miku i tij Ilir Vrenozi, mallkues “profesionist”, tashmë është në “stanacijon”. Pikërisht atëherë kur duhej të ndërhynte në qetësimin e situatës në PD, në përballimin e goditjeve ndaj protestës që po vijon tash sa ditë, Basha zhduket nga qarkullimi. Asnjë fjalë, deklaratë apo kundërdeklaratë për tërë furtunën që është ngritur nga ndërkombëtarët kundër bojkotit të Kuvendit nga opozita.

Tashmë në “tapetin” e politikës kanë zbritur ato që fatkeqësisht mbeten “peshat” e rënda në PD, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Të cilët po përballën rëndshëm me ndërkombëtarët, gazetarët dhe gjithçka del para. Duke treguar qartë se kush komandon aktualisht në PD, më shumë se sa për të përballuar ftesat normale të komunitetit ndërkombëtar në kor që PD të lërë këtë protestë të panevojshme dhe pa motiv dhe të rikthehet në Kuvend.

Të rikthehet në komisione dhe në sallën e Kuvendit dhe të miratojë ligjet e reformës në drejtësi, të bashkëpunojë për zbatimin e kësaj reforme, të Vettingut dhe të kontribuojë për pastrimin e drejtësisë në Shqipëri dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë. Berisha e Topalli sulmojnë komisionerin Johanes Hahn dhe në veçanti reporterin për Shqipërinë Knut Fleckenstein që i kërkoi Berishës të lërë përrallat me sorosianë dhe komplotet me Soros dhe të kthehet në Kuvend.

Pra thirrja ka qënë për Berishën, ndërkohë që Basha është tashmë në qetësi, asnjë deklaratë dhe fatkeqësisht duke na treguar se kush e drejton realisht PD. Dhe kjo ndodh vetëm më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, kur qytetarët shqiptarë do të shkojnë para kutive të votimit për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin mandatin e ardhshëm./TemA

12 komente në “PD rikthehet në identitet, Berisha dhe Topalli sulmojnë ndërkombëtarët dhe marrin në dorë drejtimin. Ka ‘humbur’ Lulzim Basha”

  1. Sypeshkaqeni says:

    Po ajo dihej që nga dita e parë që u vu lulushi kryetar i pd-s , se kush do komandonte. Nuk u morr vesh tani. Lol keya jan per reality show my friend.

  2. andi says:

    Tani pritet edhe goditja na Departamenti i Shtetit Amerikan qe Sali Berishes i vihet ….

  3. . says:

    Z.Rama,

    – Ne POPULLI (pervec verioreve) duam menjehere zbatimin dhe funksionimin e DREJTESISE dhe VITINGUN”.

    – Ceta-PD veriorve, Berisha, Basha, Meta nuk duan DREJTESI dhe VETINGUN prandaj kane ngritur “BUNKERIN” per tu fshehur dhe per t’u mbrojtur bashke me familje.

    – SHBA-ja, Europa dhe Ndrekombetaret denojne kete veprim anti-shqiptar pra kerkojme “leje” qe NE POPULLI (pervec veriorve) te protestojme per DREJTESIN e VERTETE … si mund te kemi zgjedje te lira pa DREJTESI te VERTETE ?

    – Na lejoni dhe NE te kerkojme te drejten tone per te patur DREJTESI.

  4. Fadil says:

    Po i shpeton muti nga frika Berishe trimit te madh. S’po le gure pa levizur qe te shpetoje lekuren por s’ka kesaj rradhe asnje mundesi.
    Hekurat te presin mor zgjebe e shqiperise. Mallkimi i ketij populli do te vazhdoje per te gjithe brezat e rraces tende o pusht i ndyre.

  5. xhelo says:

    I shkreti Ali Haxhi,i shkreti Haxhi Ali ka futur gishtat ne bythe dhe ka ikur duke qare tek gruaja demokrate ne Hollande.Mos qaje shume.

  6. Alban Dega says:

    NJE VEZHGIM ME KATER SY

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  7. Bushi says:

    Sali Berisha duhet te arrestohet si nje njeri qe kerkon lufte civile ne shqiperi.Ai e ka vendin ne burg.Epo me i forte se populli yne nuk eshte ai.Me i forte se Amerikanet dhe europianet nuk eshte ai.Eshte nje malok koke trash qe komandohet nga beogradi dhe Athina.Po nuk u arrestua Saliu nuk ka qetesi shqiperia.

  8. Thanasi says:

    Dy fjale per kete Ilir Vrenozin qe permendet. E njoh personalisht dhe eshte nje debil 1X2 qe eshte fatkeqesi qe te meret dikush me te.

  9. banori says:

    Kur Luli ka humbur dhe me te vertete ka humbur, por si pasoje se eshte pinjolli juaj, atehere si do mendoni ju qe ti Jozefine dhe ti Sali do jeni te mirepritur nga populli. Po tamam ketu qendron problemi, se ju duhet te zhdukeni njehere e pergjithmone nga politika. me te vertete mendoni ju se me gjithe ato bema, me gjithe ato qe i keni bere ju ketij populli, do ju mireprese ky i fundit. Kurre jo. Me mire do benit sikur te largoheshit vete nga politika se sa te ju largojne me revolucion. Jeni pikerisht ju qe e shkaterruat kete vend. Ju se bashku me familjaret e tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje