Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së Mogherini do të vizitojë Shqipërinë

22 Shkurt 2017, 13:59Politika TEMA

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, do të zhvillojë një sërë vizitash në Ballkan nga data 1 deri në 4 mars.

Kryediplomatja evropiane do të vizitojë gjatë këtij rrugëtimi të saj Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Përpara vizitës, shefja e diplomacisë së bllokut, njëkohësisht zv/Presidente e Komisionit Europian, u shpreh se për BE-në, puna me Ballkanin perëndimor, një rajon ky në zemër të Europës, mbetet prioritet kyç.

“Unë punoj që t’i shoh secilin prej partnerëve tanë nga Ballkani perëndimor të lëvizin përpara në rrugën e reformave drejt Bashkimit Europian, për tu siguruar që procesi do të jetë i pakthyeshëm.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten elemente thelbësore”, tha Mogherini.

Gjatë ndalesës së saj në rajon, Mogherini do të takohet me autoritete që përfshijnë përfaqësuesit qeveritarë, ata të partive politike dhe të parlamenteve përkatëse.

Pas kthimit, zyrtarja e lartë europiane do të informojë ministrat e Jashtëm të bllokut mbi rezultatin e takimeve të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje