Provokimi i Kinës, struktura antiajrore në ishujt e detit të Kinës Jugore

22 Shkurt 2017, 16:45Bota TEMA

Kina nuk shqetësohet nga paralajmërimet e SHBA-së dhe thuajse ka përfunduar ngritjen e disa strukturave në ishujt artificialë në detin e Kinës Jugore, të përshtatshme për të vendosur raketat me rreze të gjatë veprimi tokë-ajër.

Lajmi u raportua nga “Reuters”, ndërsa zhvillimi i fundit pritet të ngrejë dyshimet nëse dhe sesi Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen, duke parë angazhimet në të kaluarën për të mbajtur një linjë të ashpër ndaj Kinës pikërisht për këtë rajon të diskutueshëm.

Kina pretendon sovranitet thuajse në të gjithë sipërfaqen e detin të Kinës Jugore, aty ku zhvillohet një e treta e tregtisë detare botërore.

Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë gjithashtu pretendimet e tyre për këto ujëra.

Administrata e presidentit Trump-i i ka quajtur ndërtimet mbi këto ishuj nga Kina si të paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje