Rama: “Rritëm buxhetin për kulturën”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 

Kryeministri Edi Rama, ishte sot i pranishëm në konferencën ministeriale me titull “Nxitja e kulturës për zhvillim të qëndrueshëm”, ku deklaroi se qeveria rriti buxhetin për kulturën, por nuk është asnjëherë mjaft.

“Programi ynë i Rilindjes Urbane kërkon të ringjallë hapësirën publike. E bukura është shumë e rëndësishme në raport me nevojën tonë për të pasur një marrëdhënie harmonike mes njerëzve të komunitetit, me ligjet e komunitetit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha kryeministri Rama.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se është e rëndësishme të vazhdohet të gjenden rrugë për të thelluar dialogun e bashkëpunimin mes njëri-tjetrit në rajon, pasi gjërat që na lidhin dhe eksperienca e secilit mund të vlejë shumë për të shmangur përsëritjen e gabimeve, apo për të zhvilluar në një kohë më të shpejtë probleme të ngjashme.

Shkëmbimet kulturore janë pjesë kyçe e axhendës së Konferencës së Berlinit, për rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm midis vendeve tona.

Është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e ndërveprimit rajonal që Shqipëria ka presidencën e radhës të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore (CoMoCoSEE). Deklaratat e nënshkruara dhe përfundimet në Konferencat  e CoMoCoSEE kanë sjellë qasje të re të integruar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajon.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *