Renato Malota për TemA: Kemi besim tek titulli kampion. Në Kukës shkojmë për fitore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Fatjon Baze

Renato Malota ishte lojtari që i hapi rrugën e fitores Partizanit në derbin kundër Tiranës, ku arriti që të shënojë një gol mjaft të bukur me kokë.

Në një pronocim për “TemA”, qëndërmbrojtësi i 15-herë kampionëve të vendit u shpreh se goli në derbi është gjithmonë diçka e veçantë që të jep një ndjesi tjetër, duke ia dedikuar tifozave të Partizanit.

“Ndihem mjaft mirë pasi të realizosh në derbi është një gjë e veçantë dhe më bëhet qejfi që arrita që ta nidhmojë skuadrën që të arrite tek fitorja. Golin i’a dedikoj tifozeve të Partizanit pasi gjithmonë më kanë respektuar dhe mbështetur”

Malota iu bashkua skuadrës së Partizanit gjatë merkatos së janarit, por edhe pse nuk arriti që të aktivizohej në ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi, tashmë ai është një nga pikat më të forta për trajnerin Starova në qëndër të mbrojtjes.

27-vjeçari tha se tashmë ka arritur në një formë mjaft të mirë ku po arrin që ta ndihmojë maksimalisht ekipin.

“Në fillim kalova një periudhë jo të mire pasi dhe u demtova dhe për këtë s’jam stërvitur rregullisht, ç’ka ka bërë që të mos jem në kondicionin e duhur fizik. Në janar e mbrapa jam stërvitur rregullisht pasi e kalova dëmtimin dhe besoj që kam arritur në një formë të kënaqshme ku po kërkoj akoma edhe më shumë nga vetja”

Këtë javë Partizani do të përballet në transfertë përballë një rivali direkt për titullin kampion siç është Kukësi. Në lidhje më këtë sfidë, Malota deklaroi se për Partizanin çdo skuadër është e njëjtë dhe synimi në çdo sfidë është fitorja.

“Ne i shikojmë të gjitha ndeshjet njësoj, është Kukësi apo është Korabi per ne ka pak rëndësi. Ne futemi në fushe në çdo ndeshje vetëm për fitore, pasi vetëm në këtë mënyrë arrijmë objektivin që i kemi vendosur  vetes”

I pyetur për shanset që Partizani ka për të fituar titullin kampion këtë edicion Malota u përgjigj.

“Kemi besim të gjithë, por më mirë do thoja t’ia lejm kohës, pasi ka akoma edhe shumë ndeshje dhe është ende herët për të folur për titullin kampion” përfundoi Renato Malota prononcimin e tij për “TemA”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *