Rrëfehet Mesila Doda: Pse u prisha me Bashën, nuk i them “derrit dajë’. Olldashi ishte lider (dhe një përgjigjie për varjen në palmë të Tahirit)

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka treguar në një intervistë, se përse u prish me Lulzim Bashën dhe shkoi te PDIU-ja. Sipas saj Olldashi do të ishte lideri i vërtetë i Partisë Demokratike.

Ju larguan apo u larguat vetë nga PD?

Unë isha në kontradiktë prej dy vjetësh me lidershipin e PD.

Kjo për shkak të mbështetjes së Olldashit?

Po prej kësaj është. Vazhdoj të mendoj që ai (Olldashi) do ishte lideri i vërtetë i PD-së. Shkaqet ishin që unë nuk i bindesha gjërave që mendoja se ishin abuzive në PD. Kam një eksperiencë të caktuar për të mos i thënë “derrit dajë”.

Këto probleme ishin edhe kur ishte Berisha kryetar?

Berisha ishte një lider historik, ishte një gjë tjetër. Edhe me Berishën kishte biseda intensive personale. Por me Berishën fliteshin gjërat dhe ishin aty, nuk ishte që bëheshin bisedat dhe pastaj dilje dhe thoje një gjë tjetër. Kishte një lloj peshe tjetër ai.

Keni komunikim me Berishën?

Po.

Po me Bashën?

Jo. Është çështja njerëzore që cedon shumë. Por e lëmë këtë se janë edhe në protestë.

Keni ambicie për tu bërë presidente?

Unë jam shumë e re. Mimi Kodheli, Kryemadhi, Bregu, Vokshi mund të jenë kandidate.

Ju ku do kandidoni?

Unë do kandidoj në Tiranë.

Po për kërcënimin se do e varni Tahirin te palma e Kryeministrisë?

Edhe mua nuk më lanë gjë pa më thënë aty. Por sapo dolëm nga emisioni ne folëm me Tahirin. Por edhe gjërat e rënda që më kanë thënë mua nuk i mban mend njeri.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rrëfehet Mesila Doda: Pse u prisha me Bashën, nuk i them “derrit dajë’. Olldashi ishte lider (dhe një përgjigjie për varjen në palmë të Tahirit)”

  1. Leon says:

    Mesila po te rregullon catine e shpise tek pazari Veliaj..prandaj po i afrohesh??

  2. i lire says:

    Ju jeni kurva qe bridhni pa breke.
    E jepni menjehere ku me e mire eshte oferta.

  3. xhulio says:

    Nje shtrige e vertete qe i jane errur syte. Po pse moj ky lideri yt Olldashi e shpartalloi Durresin?Pse nuk kandidoi nje here aty? Apo pse ishte nip i dy sekretareve te PPSH. Po vilen te gjirii i Lalezit…Uuuuu kuku… Mos ke kaluar ndonje ore andej nga motelet e Kerrabes?Yyyyyyyyyyy femer e paturpeshme.Do te mbetesh ne histori me ato PALMAT.

  4. Ristretto says:

    NE krahasim me olldashinbasha 1 milion here me I mire c ne olldashi lider, lider per kete bufen po,kete spiunen e sigurimit se shoh dot fytur pllazmen

  5. mmoisiu says:

    LIderi Olldashi qe kur po diskutonte ne studion televizive deklaroi qe do kishte vrare shume me teper se sa u vrane ,si dhe Ti qe do ti varje njerzit ,jo Tahirin ,kujtohu pak ,putan pise ,se atij ja mori hakun zoti,po dhe ty ishalla ,race e felliqyr !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *