Rrëfimi i dhimbshëm i shqiptares për BBC: Më përdhunuan çdo ditë që 14-vjeçe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me një fjali goditëse e nis prestigjiozja britanike BBC kronikën për një vajzë shqiptare e rënë pre e rrjetit të trafikimit të femrave për prostitucion:“I urrej dhe dua që ata të marrin ndëshkimin e merituar”

Kronika e BBC flet për keqtrajtimin që iu bë një vajze shqiptare gjatë kohës sa qëndronte në Greqi, ku ishte dërguar nga një djalosh për të cilin mendonte se e kishte të dashur.

Ajo ishte vetëm 14 vjeçare kur ishte shitur për tu trafikuar e për të shërbyer si objekt seksual për shumë burra në Greqi. Ishte detyruar me forcë të flinte me shumë njerëz brenda ditës dhe flet për një botë të tmerrshme ku përjetoi shumë abuzime, raporton BBC.

“Ishim të tmerruara. Nuk na lejonin të dilnim jashtë dhe na kontrollonin çdo gjë që bënim”, flet vajza nga Shqipëria.Ndërsa gazetarja e pyet se a është përdhunuar çdo ditë, viktima ia kthen që po për çdo ditë.

Shumë trafikues të qenieve njerëzore mbahen në burgun e sigurisë së lartë në Korçë dhe disa prej tyre janë të dënuar me 20 vjet burg. Rrjeti britanik televiziv thotë se Shqipëria ka probleme të mëdha edhe në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë, të cilat duhet të funksionojnë si duhet për të përndjekur trafikantët.

Një nga të dënuarit me 15 vjet burg për trafikim të vajzave në Greqi, ka folur për BBC-në. Ai thotë se ajo që ka bërë është gjë e keqe dhe se vajzat mund të ishin fëmijët e tij.Më pas në këtë kronikën të BBC, tregohet që rreth 600 viktima të trafikimit nga Shqipëria janë identifikuar në Britani të Madhe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rrëfimi i dhimbshëm i shqiptares për BBC: Më përdhunuan çdo ditë që 14-vjeçe”

  1. Artan says:

    Me ja qi robt kta ndyrsira kta kopila kta qe nuk jane as kriminele as rob kta jane per planet tjeter! Me i rjep te gjalle!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *