Aleatët i kërkojnë Bashës të heqë dorë nga pakti me Metën, Shehi: Jam kundër protestave në rrugë me sytë nga LSI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë kryedemokratit Basha që të mos mbajë shpresat vetëm te LSI për krijimin e qeverisë teknike.

Aleati parlamentar, Dashamir Shehi dhe aleatët jo parlamentar, Sulejman Gjana dhe Adriatik Alimadhi, thonë se boshti kryesor i protestës së nisur duhet të jenë zgjedhjet e lira.

Aleati i Bashës, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se nëse Basha ka varur shpresat vetëm te Meta, protesta bëhet e pavlerë.

Ai thotë se nëse LSI merr një vendim të tillë, për t’u larguar nga Rama për qeverinë teknike, ky do të ishte një avantazh por nuk duhet të jetë shpresa e vetme e PD.

“PD duhet t’i qëndrojë kësaj që ka filluar, të kërkojë ose votim elektronik ose qeveri teknike. Kësaj duhet t’i qëndrojë. Nëse kësaj qeverie i bashkëngjiten edhe të tjerë, nuk shoh ndonjë gjë të keqe sepse para zgjedhjeve ndoshta të gjithë janë të interesuar, që t’i kenë votat e veta më të sigurta, e më të qeta.

Pas zgjedhjeve mund të marrë gjithsekush rrugën e vetë. Kjo gjykoj se duhet bërë. Por këtu që shpresa e vetme është LSI, atëherë është e kotë që ka dalë në rrugë PD. Mendoj se PD duhet të vazhdojë atë që ka nisur, nëse LSI do i bashkohet, këtë do e konsideroj si avantazh, por me LSI pa LSI, PD duhet të rezistojë”, u shpreh Shehi per ‘Sot’.

Në vijim, kreu i LZHK thotë se Basha duhet të ketë linjën e vetë dhe t’i shkohet deri në fund.

Kështu i bie, që ne e zhvlerësojmë protestën, por sikur LSI të mos shkëputet?! Prandaj, mendoj se PD duhet të ecë me linjën e vetë. Kemi hyrë këtu për të krijuar alternativën tonë për zgjedhjet. Nga kjo pikëpamje, me LSI, pa LSI do të shkojmë të bëjmë tonën deri në fund. Po iu bashkuan këtij qëndrimin ne nuk jemi kundër. Edhe PS nëse vjen, nuk jemi kundër”, theksoi Shehi, në një prononcim për gazetën.

Edhe aleatët jo parlamentarë janë për vijim të protestës deri në momentin që do të realizohet kërkesa e opozitës për zgjedhje me standarde.

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Sulejman Gjana, u shpreh se aksioni i opozitës duhet të vijojë, duke shtuar se qeveria teknike nuk është e vetmja alternativë.

Gjana thotë se shtyrja e zgjedhjeve është një alternativë tjetër.

“Unë besoj se opozita ka aksionin e vetë. Aksioni i opozitës në tërësi është për të garantuar një qeverisje më të mirë, për të garantuar zgjedhje mbi bazën e standardeve demokratike, ku vullneti i qytetarëve do të respektohet, të mos dhunohet, të mos intimidohet.

Ky është aksioni i opozitës. Sigurisht që ka edhe aktorë të tjerë të politikës shqiptare dhe një aktor është edhe LSI, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm qoftë për stabilitetin e vendit në disa momente, në 2009, në 2016 për reformën në drejtësi dhe mund të luaj sërish një rol të rëndësishëm në kushtet aktuale, ku pakënaqësia qytetare është në kulm.

Opozita ka aksionin e vetë, besoj se qytetarët do të vazhdojnë protestat deri në realizimin e kërkesave”, u shpreh Gjana.

Ndërsa kryetari i Partisë Balli Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, thotë se ka ardhur koha që të ndryshohet faqja e zgjedhjeve të cenuara.

“Kjo është një protestë qytetare për shkak të situatës që ka sjellë mazhoranca; krimi, korrupsioni, droga.

Boshti kryesor i kësaj proteste është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kur ishte Rama vetë në opozitë, thoshte “Hap kutitë dhe largohu”.

Tani ka ardhur koha që kryeministri duhet të pranojë që për shkak të vjedhjes së votës, që është bërë gangrenë për shoqërinë, që është bërë gangrenë edhe për ndërkombëtarët, duhet të kuptojë një herë e mirë që shoqëria të mos vuajë më nga këto mbeturina, nga këto veprime që dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë”, theksoi Alimadhi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Aleatët i kërkojnë Bashës të heqë dorë nga pakti me Metën, Shehi: Jam kundër protestave në rrugë me sytë nga LSI”

  1. Korabi says:

    Ik futi ndonjë dopjo se sje për gjë tjetër ti o teveqel.
    Merr dhe Ristanin me vete mos harro.

  2. koha jone says:

    Kisha te tjera mendime per Dashamir Shehin ,por dhe ky si te gjithe te tjeret .Reagon mbasi mori pergjigje perfundimtare nga Meta . Ne fillim e mbrojti kete proteste ,megjithese ishte boshe ,pa kauz . Se shpejti kjo cader do te marri ahengjet e saj dhe do te largohet ,pasi eshte teper qesharake edhe per nderkombetaret .
    Dashamiri ka shkuar per lesh !

  3. ela says:

    O Dash paske ik per lesh dhe ti.po me thuaj per cmotiv kerkon qeveri teknike? per cfar indicie thuhet se nuk do te kete zgjedhje te lira? me vjen keq se kisha te pakten pak respekt per ty.po qeke thartu nga Rakia.Qeveria teknike krijohet ne kushte dhe rethana te tjera,kur indiciet jane max per rezikshmeri te jetes se shqiptareve,luftes civile, ose kur ekonomia ka falimentuar.ti me duket se je ekonomist lerini prallat me meten,etj nuk u perkrah kush.me vjen keq po basha e beri per vete per ti tregu grupit te demokrateve se sa i afte eshte.nje gje me vjen keq si nuk e kupton topalli,patozi,selami,bregu,se per cfar aresye e ben? sa doli zeni ne komision,dhe po shkurohet rruga e burgut ,u ngrit basha.aman o Dash ti ,une ,te gjthe qytetaret e dime qart se perse e beni kete protest.pas zotin ruaj nje grimc qytetarie tironce dhe mos u bej pale me ta.aq me teper qe familjen tende PS ta ka respektu.do thuash qe e meriton .shume familje socialiste e meritojne po nuk jane respektu nga PD-ja

  4. astrit says:

    PD u be qesharake, ashtu si Lulja qe gjoja e drejton! Eshte mire qe sa me pare te mbylli cadren, tu thote atyre qe ju dha pica, birre, raki dhe coca-cola, qe te kthehen andej nga erdhen, dhe te punojne per pjesen qe i takon per pergatitjen e zgjedhjeve, per dekriminalizimin dhe qetesine ne vend! Te fusi bishtin ne shale dhe te mendohet se kur duhet bere nje proteste dhe kerkesat e saj, jo idiotesira me te cilat po tallen gjithe nderkombetaret! Njerezit jane ngopur me protesta te tilla bajate, pa koke dhe kembe, sic thuhet pa buke! Rama dhe Meta te garantojne qeverisje te qendrueshme sic kane premtuar, te garantojne zgjedhje te lira dhe pastrimin e politikes nga te inkriminuarit! Shqiptareve ju duhet nje vend qe shkon drejt BE dhe jo drejt kaosit dhe rremujes, tip Libani apo Sirie, sic e do SB, i cili si marksist qe eshte kerkon revolucion! Kerkohet edhe refletim nga koalicioni qeverises, i cili duhet te refletoje, se jo cdo gje shkon vaj!

  5. Spartaku says:

    Aha! Paske mbaru o Dash Shehi.Kisha respekt per ty,se ndonjehere flet mire,por kete radhe e ke dhjere fare.Protea po behet kot,nuk ka alternative.E vetmja eshte se Basha Berisha dhe ti e te tjere,poe beni per te penguar vetingun dhe per te justifikuar humbjen ne 18 qershor.Ty zoti Shehi,a nuk te vjen pak zor apo pak keq,se ne ate vend ku kini ngritur çadren,Saliu dhe Luli vran kater protestues te pafajshem?.Populli i di dhe i ka ne kujtesen e tij te gjitha te zezat qe ka ber Berisha me partin e tij,dhe si ka mundesi t’i jap voten pd-ke? Jo,jo kurre.Mire Adiatik Alimadhi se eshte psikopat,ballist i qelbur,po ti o zoti Dash,pse perzjehesh me kriminelet? Ti nuk ke bere krime,nuk ke vrare njeri,atehere pse mbron Salin Dhe Bashen,qe kane te lyera duaret me gjak shqipetari? Me keto sjelljet tuaj te padrejta,Edi Rama do jete nje kryeminister i perjetshem.

Lini një Përgjigje te ela Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *