Si i shpëtoi bllokmenët Neritan Ceka: Devijoi rrugën e protestuesve duke ofruar si garanci të birin 2-vjeçar

Skenari i Rumanisë me vrasjen e Çausheskut si version i mundshëm në 91 dhe roli i PD-së për të ndalur turmën e protestuasve e nisur drejt Bllokut për të ndëshkuar udhqëheqejn komuniste

Nëse atë ditë turma e protestuesve do të vazhdonte rrugën e nisur, ndoshta historia e Shqipërisë në këtyre 26 viteve do të kishte një tjetër rrjedhë. Ishte data 21 shkurt, një ditë pasi ishte rrëzuar busti i diktatorit Enver Hoxha.  20 shkurti shihet si ngjarja që shënjoi fort historinë e tranzicionit shqiptar pasi bashkë me bustin e diktatorit, ra edhe ngrehina e kalbur e PPSH-së. Por dita që e pason 20 shkurtin, nuk është më pak e rëndësishme. Ishte një ngjarje që pati ndikim të madh në ecurinë e tranzicionit në Shqipëri.

Është protesta e 21 shkurtit në kryeqytet dhe roli i shumëpërfolur i drejtuesve të PD-së, konkretisht Neritan Cekës. Ai mbahet mënd si njeriu që ndryshoi drejtimin e turmës së protesutsve të acaruar para hotel Dajtit, të cilët ishin nisur drejt Bllokut për të ndëshkuar nomenklaturën komuniste. Dukej se po ndodhte si në Rumani, ku protestuesit antikomunistë kishin vrarë diktatorin e tyre Nikola Çaushesku.

Është një ndër ngjarjet më pak të trajtuara nga protagonistët e kohës. Është një ngjarje të cilës të gjithë i largohen kur duhet të shpjegojnë rolin që patën ato ditë. Neritan Ceka ishte njëri prej tyre. Në një intervistë të pesë viteve më parë, ai ka shpjeguar se si u gjend në krye të turmës që ishte nisur drejt Bllokut të udhëheqjes komuniste, ndoshta edhe për t’i vrarë….

Neritan Ceka tregon si kishte mbërritur atje dhe pse ai e devijoi rrugën e turmës e cila dukej e vendosur për të mbërritur në Bllok, atje ku ishin dëgjuar më heret disa të shtëna.  Sipas Cekës, turma ishte shqetësuar pasi kishte marrë vesh se në Bllok ishte sulmuar e vrarë Ramiz Alia. Sipas drejtuesve të kohës, Ramiz Alia ia kishte dalë të fitonte simpatinë e turmave duke u shfaqur si liberal e duke përdorur her pas here  qëndrimete  tij kundër gjakderdhjes. Ky është version i Neritan Cekës dhe shumë të tjerëve drejtues të PD-së.

Turma sipas Cekës

Ishte data 21 shkurt, një ditë e bukur me diell dhe mimoza, që kishin çelur. Ishte një ditë e mbarë, që pasonte atë të 20 shkurtit. Atëherë isha drejtor i Institutit të Arkeologjisë dhe nuk jam shkëputur nga puna në ato kohë. Kishim zakon, që dilnim për kafen e mëngjesit tek Shën Prokopi. Duke zbritur bashkë me një shokun tim nga kafja, pamë lëvizje në gardë dhe disa tanke që po dilnin që andej.  Nga kjo lëvizje u shqetësova dhe u nisa të shkoj te partia, për të parë çfarë ka ndodhur. Hyra nga shkolla “11 janari”, pasi rruga në bulevard ishte bllokuar dhe sa dola te ura, tek drejtoria e policisë që quhet sot, pashë nga ana tjetër e Lanës afër bulevardit që sheshi nxinte, pra ishte mbushur me njerëz. Ktheva makinën , u afrova dhe pashë një masë të madhe njerëzish në një krah dhe në krahun tjetër ishte policia që po mbante turmën. Pritej që të vinte garda. Pashë në krye të turmës një zinxhir njerëzish të PD-së si Pëllumb Karameto, Bashkim Sala, Agron Cikën etj, por edhe intelektualë, Edmond Budina ishte atje, kam idenë se ishte Emin Riza e të tjerë intelektualë të afruar me PD-në, që po mundoheshin të mbanin turmën. Pyeta çfarë ka ndodhur dhe më thanë, se populli është zemëruar, sepse ka dalë fjala që i është bërë kompllot në bllok dhe është vrarë Ramiz Alia nga njerëzit e Nexhmije Hoxhës nëpërmjet një grushti shteti, në bashkëpunim me Sulo Gradecin.

Pyeta policët, që ishin në krahun tjetër. Ata më njihnin, sepse ishim bërë figura publike, duke qënë anëtar i kryesisë së PD-së. Kam takuar Sejdo Brahimin komandantin e forcave speciale.  E pyeta: Çfarë ka ndodhur? Më tha, se ishte hapur fjala se është vrarë Ramiz Alia, por kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë. Më kërkoi të përpiqem të largoj njerëzit, duke theksuar se pas policisë ndodhej garda dhe me ardhjen e saj do të bëhej batërdia. Ai tha, se policia është e paarmatosur dhe se garda do të veprojë me armë, nëse turma nuk do të ndalet dhe se, sipas tij do të vriste edhe policinë edhe protestuesit. Unë kërkova garanci se ngjarja që flitej nuk kishte ndodhur. Ai më tha se ishte fjala për një incident banal, kur një i ri kishte hyrë në bllok me motor me shpejtësi dhe kishte refuzuar ushtarin e rojes. Ky i fundit kishte shtënë në ajër, duke bërë zhrumë dhe duke krijuar idenë se dikush ishte vrarë në bllok.

Menjëherë është alarmuar garda duke dalë e gjitha në rrugë. Ai më tha, se për këtë jepte garanci se ishte mik i një mikut tim. Atëherë kapeshin pas fjale, madje edhe tani shqiptarët kështu bëjnë. Unë e besova dhe mora megafonin për t’i folur turmës. i bëra thirrje njerëzve të kthehen nga rruga që kishin nisur drejt bllokut. Pjesa më e madhe u bind, por kishte të tjerë që nuk bindeshin.

Duke folur me turmën më kapi syri në trotuar bashkëshorten time, bashkë me djalin e vogël, që po kthehej nga kopështi. Djali im, Redoni, atëherë ishte 2 vjeç. E mora në krahë djalin dhe dola para turmës, e kam edhe fotografinë madje, të cilën po ia u jap për botim. Në dorë kam Redonin dhe po i bëj thirrje popullit të më ndjekë për te sheshi “Skënderbej”, hipur mbi një makinë “Aro” të Institutit të Arkeologjisë.

Pasi turma më kishte kërkuar garanci, në moment mu dha ta bëj këtë gjest. Pra të marr djalin tim në krahë, të dal para turmës dhe t’ju drejtohem atyre me fjalët “Ky është djali im. Bashkë, të dy, jemi garancia. Pra, nëse do të ndodhë gjë le të jemi ne të parët, le të bëhemi dëshmorë të demokracisë”.  Pas kësaj njerzit i thërrisnin njëri – tjetrit “Kthehemi, kthehemi” dhe kështu turma u shpërnda”, ka sqaruar Ceka.

Është ironi e madhe ta perceptosh sot se si asokohe, turma ishte aq e irrituar  dhe po drejtohej në Bllok, (atje ku ishin vendosur “vampirët” që i kishin pirë gjakun për 50 vjet), për të shpëtuar më të parin e tyre, Ramiz Alinë.  Por askush nuk del sot të sqarojë çfarëë ndodhi me të vërtetë. A ishte një mundësi për skenarin e Rrumanisë, nga i cili ishte ruajtur fort Ramiz Alia, qysh në krye të zhvillimeve demokratike.

Sot pas 26 vitesh, ne nuk e dimë se cila do të ishte historia në se turma do të shkonte atë ditë në Bllok. Është një rrugë që nuk e shkelëm dot. Ndoshta nuk do të kishte më shumë demokraci e më pak varfëri por një gjë është e sigurt: komunistët e bijtë e tyre, nuk do të vazhdonim t’i kishim ende sot si sundues të Shqipërisë, në të dy krahët e politikës.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/neritan-ceka-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/neritan-ceka.jpg","attachment_id":637114},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/21-shkurti-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/21-shkurti.jpg","attachment_id":637115},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/21-shkurti-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/21-shkurti-2.jpg","attachment_id":637116},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/21-shkurti-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/21-shkurti-1.jpg","attachment_id":637117}]

10 komente në “Si i shpëtoi bllokmenët Neritan Ceka: Devijoi rrugën e protestuesve duke ofruar si garanci të birin 2-vjeçar”

  1. Celo Mezani says:

    Ky autoruci i ketij shkrimit pa emer, pasi perserit gjate gjithe shkrimit per qe 21 Shkurti i 1991 ishte nje enigme e ka mbyllur me nje konkuzion qesharak ne fund qe po mos kishte nderhyre Neritan Ceka NUK do na kishin qeverisur komunistet keta 26 vjet.

    O gazetaruc, nuk e paske kuptu ende qe PD-ne e komandonte UDB-ja ne ate kohe (njelloj sic komandonin Jugosllavet Enver Hoxhen ne vitet e luftes) dhe Serbia ishte me e interesuara nga te gjithe qe ne Shqiperi te plaste kaosi dhe gjakderdhja ne modelin e ngjashem te vitit 1997.

    Cfare do ndodhte eshte e qarte si drita e diellit. Turma do hynte ne bllok. Garda do vriste njerez, ndoshta njerezit e pare do i vrisnin vete agjentet e UDB-se ne turme (version Arben Broci). Te vraret do egersonin me shume turmen te cilet do vrisnin ca pleq te mbarum qe nuk i pirdhte njeri. Shqiperia do hynte ne lufte civile. Berisha do shpallej heroi i kombit shqiptar qe mundi me revolucion komunizmin. Per nja 15-20 vjet ne Shqiperi nuk do kishte opozite te majte. Islamiket do uleshin kembekryq edhe me shume sec jane ulur sot.

    Komunistet dhe islamistet radikal do qeverisinin ne bashkepunim te ngushte edhe sot. Tani do ishim Bjellorusia islamike e Shqiperise.
    Kosova do ishte sabotuar rende nga Shqiperia dhe nuk do ishte e pavarur.

    Sado qe budallelleqe te kete bere ne jete Neritan Ceka, ate dite ka bere nje gje te madhe per Shqiperine.

    1. Cerri says:

      Po Masakren e Cerrikut me 1997 ku mori pjese Neritan Ceka kur do ta tregoje vete?

  2. Kellira says:

    Cfare flet o trap!
    Aty do te ishte bere masaker. Se mos i dini gardistet e asaj kohe si keta te Saliut.
    Turmat drejt Bllokut ishin jashte skenarit te PPSH-se dhe aty nderhyri aktori Ceka dhe dha garanci djalin. Pika qe s’ju bie!

  3. shaqo says:

    ….Ndersa Ramizi thoshte, ” Mos u merakosni, e dijne vete ata deri ku do te shkojne.”
    Pra ishte nje marrveshje renja e monumentit, “agresiviteti” i turmes, dhe ideja e perhapur se do te sulmohej blloku.
    Gjithcka e planifikuar midis paleve. Turma hiqej si agresive, por ishte nen komande.

  4. Lugati says:

    bobobo qafirat si te hudhin hi syve..kom qene aty mer kurve moj taxhale komuniste..ene ishim nis me imor mare…ca ramiz alia thu ti pis..ramiz alia do u terhiqte zvarre i pari..po ty ta dha urdhnin sale kurva…dhe e fundit ai ka qene casti qe shqiptaret kane mor me qafe veten e vet….sepse ajo turme ate dite po te bote ate qe kishte nis sot nuk do ishim ne ket gjendje…u dote gjak qeveritaresh si ne rumani..por kjo fatkeqsisht nuk ndodhi….dje pasojat jane kto te sotmet..qe nipat..femijet…te afermit e atyre njerezve dalin sot bojne moral…prandaj kur i them plerave komuniste qe e kane babe sali berishen ..bojne sikur acarohen por eshte vetem loje..sepse ato(komunistat) e dine shume mire kush eshte njeriu qe i shpetoje nha cengeli gjakataret e shqiptareve

  5. GJINOJA says:

    Kam qenë atë ditë në bulevard bashke me shumë të tjerë. Kur turma po i afrohesh urës së Lanës, u shfaq Neritan Ceka së bashku me Bashkim Salën (një kameleon i ndyrë) që u bënë thirrje njerëzve të ndërronin drejtim. Nga makina e hapur, Neritan Ceka thërriste përmes megafonit: Sapo u kthyem nga një takim me Ramiz Alinë. Ai na tha se piramidën do ta bëjmë diskotekë. Dhe duke përsëritur thirrjen “Piramida diskotekë”, njerëzit së bashku me Neritanin dhe Bashkim Salën kthyen drejtim. Nuk është e vërtetë që Neritani mbante në dorë djalin e tij dyvjeçar dhe s’kishte pse ta mbante.

  6. Astrit Vetiu says:

    A mor te shkrete, po pse ne Rumani qe u vra Caushesku nuk ka probleme deri sot?
    Qe njerezit kane krijuar utopi,dihet, por prapa utopi,utopi qe mund te krijohet ende per te kaluaren,ketu mund te ndodhe.

  7. Petrol says:

    Kush i uron dhe shkakton një populli luftë civile, është i poshtër. Intelektuali Neritan Ceka ka kryet të paktën katër vepra madhore politike për të cilat populli shqiptar duhet t’i jetë përjetë mirënjohës: 1. Deklaratën për dorëheqjen e qeverisë Çarçani 2. Zmbrapjsjen e puçistëve të Shkollës së Bashkuar 3. Ndaljen e gjakderdhjes (prag i luftës civile) më 21 shkurt 1991 4.Themelimin e partise se intelektualëve PAD. Ai eshte edhe nje nga kapacitetet intelektuale qe po te ishte bere president (te mos ndodhte trafikimi i votes) do te kishte tjeter pamje vendi yne. Shqiperia u takon atyre njerezve e familjeve elitare qe kane sakrifikuar historikisht dhe jo lanxho-banxhove, pa veprimtari e identitet atdhetar.

  8. Kam qene aty,nuk kemi pasur arme qe e meritonin per te vrare ata kriminele qe na pine gjakun 50 vjet,dhe Ceka beri mire qe nderhyri, sepse po te ishim nisur drejt bllokut per ti mbytur me duar,do na kishin vrare vampiret !

    1. e di ti says:

      Dhe do kishin bere mire,qe te kishte shpetuar Shqiperia nga SHKERDHATA e HALABAKE si ju 🙁

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *