Taulant Balla: Bojkoti i Vettingut, arsyeja e vërtetë e protestës së PD

22 Shkurt 2017, 15:09Politika TEMA

Gjatë një aktiviteti me forumin e gruas socialiste në Elbasan deputeti socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës për kthimin në parlament.

Njeheresh Balla, i kërkoi opozitës të mos bojkotojë komisionet parlamentare, pasi jane ne kulmin e punes se tyre sidomos per ligjet e reformes ne drejtesi.

Ai e quan mosfunksionimin dhe bojkotin e komisioneve të reformës si arsyen e vërtetë të protestave të opozitës.

Ndërkohë sa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike, Taulant Balla, deklaroi se ekzistojnë zgjedhjet për të përcaktuar qeveritë dhe kush fiton mazhorancën ka dhe qeverin

1 komente në “Taulant Balla: Bojkoti i Vettingut, arsyeja e vërtetë e protestës së PD”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mjafte pasoja kane erdhur si pasoj e gabimeve te socialisteve.
    Berisha ka abuzuar pikerisht prej dobesive tuaja.
    Nuk kishit asnje arsye te barazonit votat ne komisionin e startimit te vetingut,Berisha po ta kishte kete mundesi do t’ju shkelte me kembe.
    Fenomeni abuzues i Berishes,fal eksperiences se gjate te tij ne pushtet,ka filluar me kapjen e Presidentit “Moisiu”,ku interesat e tij ishin dhe jane sistemi i drejtesise,emerimet ne te.
    Pikerisht sot ai kerkon ,ta kete prone te “ligjeruar”per mbrojtjen e abuzimeve familjare dhe partiake,duke treguar perralla perpara gazetarve,per ti vene ne “gjume”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje