Zululand: Hila e Kikia komentojnë protestën e opozitës. Ndërsa Nano solidarizohet me Arbana Xharrën

22 Shkurt 2017, 21:46Sociale TEMA

Nano e hapi Zululandin e sotëm me një gjest solidarizues me Arbana Xharrën, të cilën e ka kërcënuar një ekstremist islamik në facebook.

“Këta njerëz që kërcënojnë janë një soj i pervertuar human”, tha Nano.

Dhe menjëherë më pas në ekran shfaqet një foto e Kastriot Isamit me Dritëro Agollin që është duke dhënë shpirt në spital.

E Nano vijoi: “Po kaq i pervertuar më është dukur edhe ky njeri që ka bërë një selfie, duke u zgërdhirë, me Agollin në momente agonie”.

Më pas, biseda me të ftuarit Dritan Hila e Mentor Kikia është zhvilluar mbi protestën e opozitës, dhe faktorët që e kanë provokuar atë.

Lidhur me kanabizimin, Hila përmendi disa të dhëna nga Antidroga italiane e institucione të tjera ndërkombëtare, të cilat thonë se trafiku i drogës është në të njëjtat nivele me atë të para katër viteve, gjë që do të thotë, sipas tij, se atëherë kishim një Lazarat të madh, e sot kemi disa Lazarate të vegjël.

Por të tre ranë dakord me idenë se kanabizimi i territorit është një gjë që është inkurajuar nga struktura të caktuara të policisë e të shtetit, dhe mund të ketë një rol elektoral.

Sipas Kikias, kanabizimi i territorit ka sjellë një kanabizim të shoqërisë, pasi është rritur konsumi i drogës ndër të rinjtë.

Përsa i takon protestës, të ftuarit e shikonin si një gjë të paorganizuar, pa anjë plan B, dhe të frymëzuar nga Berisha.

Bisedën e plotë mund ta dniqni në linkun

2 komente në “Zululand: Hila e Kikia komentojnë protestën e opozitës. Ndërsa Nano solidarizohet me Arbana Xharrën”

  1. Denis says:

    O Muc nuk pame ndonje koment qe kjo behet per sabotimin e Vetingut nga kjo proteste pa kuptim? Ska sepse nuk te le bosi Ilir Meta. Duhet te flitet vetem per kanabizimin qe edhe saliun ta shajme edhe Ramen ta rrezojme. Bravo Muc Nano. Shoku Ilir te ka instruktuar mire se ne cilen brazde te shkosh.
    Por ne se serish do te vinte PD ne pushtet jo vetem qe kanabisi nuk do te pakesohej por do te kishte programe PD.iste shqupiste per rritjen e rendimenteve dhe varieteteve te prodhimit. PD eshte parti e kjoskave dhe e atyre qe e bejne shurren pas dyqanit. Ku shkel PD.ja bathorizohet vendi dhe vine era hale.

  2. Usa says:

    Pershendetje zoti nano nuk te njoh personalisht por te vleresoj si opinionist kam nje sugjerim per ju te lutem mos dil me ne televizor me gazetarin me te zi ne historine shqiptare si fari faqeziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje