7 ligjet që do të bllokojë Basha, për të hedhur në erë Vetting-un

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha e bëri të qartë sot, se shqetësimi kryesor për PD-në, në fakt nuk janë zgjedhje, por Vetting-u.

Dhe, PD kërkon të negociojë me qeverinë dhe Edi Ramën, pikërisht për Vetting-un.

Basha i vuri sot kusht Ramës ndryshimin e 7 ligjeve të Vetting-ut, për ta çuar në një rrugë pa krye reformën në drejtësi.

“Partia Demokratike e bëri detyrën e vetë në Parlament. Jemi krenarë për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësie të pavarur që nuk mbron, por lufton krimin dhe korrupsionin. Ishin ata që përjashtuan opozitën nga 7 ligjet duke thyer premtimin që dhanë përballë partnerëve tanë euroatlantikë. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pakapur le ti hapin rrugë qeverisë teknike, le të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë…”, tha Basha.

Me këtë lëvizje, Basha kërkon të mbajë peng zbatimin e reformës në drejtësi.

Kërkesa e Bashës është qesharake në fakt, pasi për 3 institucionete rëndësishme që pritet të ngrihen në javët që vijnë, ligjit u jep të dyja palëve, shumicës dhe opozitës, të njëjtin rol.

Opozita, sipas ligjit, ka një rol kyç në përzgjedhjen dhe votimin e 27 anëtarëve që do të përbëjnë KPK, KPA dhe komisionerët, pasi komisionet ad-hoc që do të votojnë emrat e kandidatëve dhe më pas votimi i tyre në Kuvend duhet të bëhet me pjesëmarrjen e opozitës dhe me votën e saj.

Pra, Basha po kërkon të ndryshojë ligjet që e e bëjnë opozitën të barabartë me pozitën.

Tani i mbetet që të kërkojë që të zgjidhen nga opozita të gjitha.

Por kuptohet qartë që Basha me këtë lëvizje kërkon të mbajë peng reformën në drejtësi, të cilën tashmë janë bërë pishman që e votuan në Kuvend.

7 projektligjet e Vetting-ut që kërkon të bllokojë Basha

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar“ SPAK

Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“

Projektligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”

Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Projektligji “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Projekligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8577,datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “7 ligjet që do të bllokojë Basha, për të hedhur në erë Vetting-un”

  1. Tony uk says:

    Rruga me e lehte eshte Referendum popullor per 7 ligjet.Pd eshte drejt shkatarrimit shume shpejt do behen shoqate!!

    1. adri says:

      TearrestoheLULEZIM BASHA DHE drejtuesit kriminele te partise demokratike. partia demokratike te deklarohet parti antikombetare pasi kerkon te mbaje peng jeten social ekonomike te vendit por dhe kerkon dhe kercenon per marrjen dhe dhunim e institucioneve shteterore te Dala nga vota e lire dhe demokratike e popullit.
      ARRESTIM I MENJEHERESHEM PER LULEZIM BASHEN KRIMINELIN E PANDERSHUAR PER VJEDHJEN E MILIONA EUROVE NE TENDERIN E RRUGES DURRES KUKES, PER MARREVESHJEN E FALJES SE DETIT GREQISE, DHE PER NGAJRJET E 21 JANARIT KU ISHTE PERGJEGJES PASI ISHTE MINISTER I MBRENDESHEM.
      LULEZIM BASHA DON TE MBAJE ME ZOR PD NE SE E DI QE DO TE HUMBASE NE ZGJEDHJETE 18 QERSHORIT.
      LULEZIM BASHA DHE PD JA KERKOJNE TE MBAJNE ME CDO KUSHT SISTEMIN E DREJTESISE QE E KANE PATUR NGA 25 VJETE DHE QE PO JU IKEN NGA DUAR ME REFORMEN E VOTUAR

  2. Tony uk says:

    Rruga me e lehte eshte Referendum popullor per 7 ligjet.Pd eshte drejt shkatarrimit shume shpejt do behen shoqate!!
    Referendumi bashke me zgjedhjet e pergjithshme me 18 qershor.

    1. Toni says:

      Me pelqen idea e referendumit diten e zgjedhjeve. Bravo!

  3. Tr says:

    Dergoji ne Venecia .

  4. Fatosi-kosove says:

    Nuk e kisha besuar se edhe pas gjithe atyre vrasjeve e poshtersive nga lul basha e sali berisha qe do kishte njerez qe i shkojne pas edeh pse une e kam te qarte se kjo turme eshte nga ish vrases e militant te PD-s,por eshte eturpshme qe njeriu te dali hapur pro vrasesve e prodroges,pasi luli ka pergjegjesi te drejtperdrejt per Lazaratin dhe gjithe drogen qe kapet ne shqiperi e rajon,tash kur i ka dalur kllapia dhe e ka kuptuar se ku do perfundoje me VETING-un u kujtua te futet ne proteste te “qadra e poshtersise” jo per zgjedhjet siq tha para disa ditesh por thjeshte per ta penguar VETING-un,prandaj pas eksaj deklarate llalla duhet te veproje e jo te pjelle gjera qe skan asnje lidhje me shqiperine,ose qeveria ta perdore pushtetin dhe ti fuse nje nga nje ne qadren e vertet-burg,vetem ateher shqiperia do te qetesohet dhe shumica nga keta “protestues” te qadres se poshtersise do pendohen.

  5. Commando says:

    Keta te pd se , me ne krye lul hajdutin dhe sali vrasesin , me sjelljen dhe veprimet e tyre ,duhet te te ulin me zor IQ popullit , duan me zor ti hedhin hi syve , thua sikur nuk ishin keta vrasesit dhe hajdutet , hiqen sikur kan ardhur nga tjeter planet ,bejne ceshte e mundur te pengojne reformat , deri kur ama ???? Sa do shtyne ???? Ruga eshte e vetme , nuk e kuptojne qe u vjen fundi ??? Cduhet te ndodhe ta kuptojne keta te paskrupull ,ne gijorine qenat

  6. Commando says:

    Edhe kur e shikon kete lul kelliren , ta shpif ,pale kur hap gojen behet shume ineveritshem , o lul kric gomari

  7. Poku says:

    Me largimin e presidentit te ngrihet shoqeria civile e vertete dhe jo ajo e vetequajtur shoqeri civile e politizuar qe na perfaqson sot te kerkoj referendum popullor per vetingun dhe ligjet e kushtetuses te shohim se sa u vlen lekura ketyre politikaneve mashtrus qe kane perfituar ne kurris te popullit.duke filluar qe nga gjykata kushtetuese e deri tek institucionet me te ulta shteterore.duhet te jete populli ai qe ti veje vulen drejtesise dhe jo partite.drejtesia vonon po nuk harron per kete te jene te vedijshem te gjithe.sado te mundohen ta vonojne do vi nje dite qe drejtesia do triumfoj.dhe neqofte se nuk do te jete institucionale do jete individuale.pervec vetingut per drejtesine te kete dhe nje veting te dyte per ekonomine dhe jo vetem per politikanet po per gjithe shqiperine te behet deklarimi i pasurive te tundeshme e te patundeshme per gjithe shqiptaret dhe ne baze te tyre te behet vleresimi i shumes per te paguar ne shtet.eshte padrejtesi e madhe te paguajne ata qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme per tu ushqyer e te tjeret te paguajne nje vlere modeste apo aspak .duhet te ndryshoje dhe ligji per bankat.se ne shqiperi bankat jane bere me shume se partite si ka mundesi qe nje shtete kaq i vogel te kete nje numer kaq te madh bankash sa te pasur paskemi qene ne shqiptaret dhe nuk e kemi ditur.te dalin ne drite te gjithe emrat e biznesmeneve qe kane aksione si brenda dhe jashte vendit.vetem duke kaluar ne site ekonomine e vendit do kete drejtesi.

  8. Populli says:

    Referendum don populli, per vetingun

  9. Populli says:

    Referendum don populli, per vetingun

  10. Populli says:

    Referendum don populli, per vetingun

  11. Populli says:

    Referendum don populli, per vetingun

  12. Populli says:

    Referendum don populli, per vetingun

  13. Populli says:

    Referendum don populli, per vetingun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *