Basha mbledh grupin në çadrën e protestës dhe bën "apelin", Selami e Bregu dy mungesat e PD

23 Shkurt 2017, 14:45Politika TEMA

Në atë që e quajti parlamentin e vërtetë, në çadrën ku prej 6 ditësh protestohet kundër qeverisë, e teksa bëri thirrjen e radhës për qëndrim deri në fund për arritjen e synimit, kreu i PD­-së ishte i rrethuar nga deputetët e grupit parlamentar të demokratëve.

Por, ra në sy mungesa e deputetes Majlinda Bregu dhe deputetit Eduard Selami, ish­-kryetarit të PD­-së, njëherësh një nga oponentët e Bashës brenda partisë.

Nuk ka qenë as ish-­ministrja, Majlinda Bregu, por ajo ndodhet në një vizitë pune në SHBA, pjesë e një takimi me kolegë nga Parlamenti i Kosovës, Serbisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, për të cilën ka postuar edhe foto në rrjetet sociale.

2 komente në “Basha mbledh grupin në çadrën e protestës dhe bën “apelin”, Selami e Bregu dy mungesat e PD”

  1. Eno says:

    MAJLINDA!!!!!!!!!!ZGJOHU!!!!!!
    Kape momentin !
    Populli i djatgtë të thërret!!!!

  2. Kris says:

    Respekte per te dy! Eshte koha qe Berisha por edhe Basha por edhe Meta dhe gjithe politikanet te kalojne ne siten e drejtesise apo te vettingut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje