Ben Blushi: Rama e Basha kërkojnë patericën e Metës. LSI çon natën protestues në çadër

23 Shkurt 2017, 11:31Politika TEMA

Deputeti Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se partitë politike dine te bejne me mire imitimin e njera tjetres, dhe se çadrizmi eshte kthyer ne nje metode qe te shkaterrohet me ngadale Shqiperia.

Pjese nga fjala e Blushit:

Para 7 vjetësh kishim një situatë të ngjashme në qendër të Tiranës, konflikti politik nga tavolina ishte shtrirë në Bulevard…për t’u lavdëruar aftësia perfekte e partive politike shqiptare për të imituar përsëritur njëra tjetrën, kjo është e vetmja gjë që ato dine te bejne me mire.

Më vjen mirë ta them që unë s’kam qenë dhe s’do jem në asnjërën nga këto dy çadra. Koha më ka dhënë e do më japë të drejtë, sepse në Shqipëri është kthyer në një metodë cadrizimi, po ça është çadrizmi?

Eshte nje metodë për ta shkatërruar Shqipërinë me ngadalë. Atëherë ishte në rrezik karriera e Edi Ramës, sot është në rrezik karriera Lulzim Bashës…

Për një patericë, patericën e Ilir Metës. Asnjëra s’vjen dot në pushtet me këmbët e veta shikoni sa qesharake eshte kjo çader.

Po paterica si të gjitha ka një zakon, përdoret edhe kur pronari vdes.

Natën me protestën ditën kundër protestës, natën çon protestues në çadër, paterica e LSI do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Çadra e Sali Berishës është shumë e vogël për të mbajtur aty gjithë popullin e Shqipërisë. Unë jam kundër kthimit të Berishes ne pushtet, ashtu siç jam pro rrezimit te kesaj qeverie dhe jam gati të protestoj çdo ditë kundër saj.

Pa Sali Berishen kjo qeveri do kishte rënë të paktën 10 herë në këto 4 vjet, se Sali Berisha eshte armiku me i madh i cadres….

1 komente në “Ben Blushi: Rama e Basha kërkojnë patericën e Metës. LSI çon natën protestues në çadër”

  1. Spartaku says:

    Edhe ky Ben Blushi eshte funderine e parlamrntit te shqiperise.Mendjemadh e i paskrupullt.Bythelevizur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje