Fatos Lubonja: Unë e mbështes PD-në për rrëzimin e Ramës, por nuk hipi në karon e tyre se jam i pavarur

23 Shkurt 2017, 19:18Politika TEMA

Fatos Lubonja ka komentuar sot protestën e opozitës.

Ai thotë se është dakord me argumentet e protestës për të rrëzuar Ramën.

Kryeministri ka vërtetuar tashmë, pa lënë shteg dyshimi, se jo vetëm nuk ka ndërmend të bëjë divorc me njerëzit e krimit të kategorisë së Rroshit, Prengës etj., por ka bërë pakt me ta kundër lirisë e dinjitetit të të gjithë shqiptarëve.

Kryeministri ka treguar me prova të njëpasnjëshme se po inkurajon një ekonomi kriminale, të kanabizimit, të koncesioneve korruptive kundër lirisë e dinjitetit të të gjithë shqiptarëve.

Kryeministri ka treguar, me prova të panumërta, se institucionet e shtetit, me në krye policinë, nuk do t’i lërë në rolin e tyre shtetëror, por t’i shndërrojë gjithnjë e më shumë në leva të partisë së tij shtet kundër lirisë e dinjitetit të të gjithë shqiptarëve.

Kryeministri ka vërtetuar tashmë se nuk ka ndërmend t’i lërë mediet të lira, por t’i kapë e manipulojë gjithnjë e më shumë kundër lirisë dhe dinjitetit të të gjithë shqiptarëve.

Në këto kushte, të kërkosh largimin e këtij kryeministri dhe të njerëzve më të inkriminuar rreth tij nuk është thjesht të krijosh një mundësi për zgjedhje të lira, por edhe të krijosh një mundësi për të parandaluar dhunimin e mëtejshëm të lirisë dhe dinjitetit të të gjithë shqiptarëve.

E mbështes pra protestën, sepse gjuha dhe arsyetimi i opozitës përputhet me gjuhën dhe arsyetimin tim mbi këtë qeveri dhe se mjeti i protestës së vazhdueshme, deri në largimin e kësaj qeverie, si kusht për të hyrë në zgjedhje, më duket i drejtë”, shkruan Lubonja për Panoramën.

Por Lubonja shkruan se nuk do t’i bashkohet karos së opozitës, pasi do të ruajë pavarësinë e tij.

Që ta kisha besimin për të hipur në anije, do të duhej të mos shihja në këtë anije njerëz që, kur kanë qenë në pushtet, kanë bërë edhe ata pakte me kriminelë për të vjedhur votën e lirë, kanë sponsorizuar me paratë publike mediet që sponsorizon sot kryeministri, që kanë grabitur e ndarë pronat e paratë publike me të njëjtët oligarkë me të cilët i ndan sot Kryeministri dhe që institucionet e shtetit i kanë trajtuar edhe ata si leva partiake.

Dikush më ka thënë: hip në anije, – d.m.th. shko në çadrën përpara Kryeministrisë,- dhe thuaji të gjitha këto. I jam përgjigjur se nuk më takon mua të bëj gjyqe në atë anije, madje se nuk gjykoj se është ky momenti për të bërë këtë gjyq.

Do të kishte qenë mirë që opozita të kishte ardhur në këtë protestë pasi ta kishte pas bërë këtë gjyq. Prandaj kam vendosur edhe ta mbështes protestën nga larg, edhe të flas për rezervat ndaj saj, në tribunën e gazetarit, duke ruajtur kështu edhe pavarësinë e pushtetit të katërt dhe, mbi të gjitha, besueshmërinë e tij për të cilin ka aq shumë nevojë publiku në këto ditë të nxehta dhe të rëndësishme”, shkruan Lubonja.

18 komente në “Fatos Lubonja: Unë e mbështes PD-në për rrëzimin e Ramës, por nuk hipi në karon e tyre se jam i pavarur”

  1. mali says:

    Ja ke hipur kalit së prapi,që kur je pjellë!!
    Or Fatos! Je bër bajat. Boll na mërzite!
    Shko në ndonjë azil ,të argëtohesh.

    1. Aleksander says:

      Fatos ,terhiqu ne jeten tende e boll na u shfaqe para syve si dordolec !-Sa here hap gojen thua vetem broçkulla .Nuk e di sa eshte faji i burgut per gjendjen tende, por qe je rende kjo s’ka dyshim e je per te ardhur keq .

    2. Tim says:

      E kush je ti more hicgje. Ti shigon xhepin. Ty Rama te la pa rroge sepse punoje per mafiozet e italise te Agon Channel. Kuptohet qe ti bashkepunon me cdo serb e sllav mjaft qe te jene te UDB-se. Jeni nje klan. Edi Rames PD-ja dhe ti do ti merrni te keqen sepse ne do ti votojme perseri. Me shume se 1 milion vota. Ju te gjithe te pellcisni e te beni BAM.

    3. XY says:

      “ Pamvarsia “ jote Fatos konsiston nga frika qe ke nga Berisha dhe cmira e zilia kunder Edi Rames. Mos na vrit inteligjencen Fotos

  2. Rr. B. Gramshi. says:

    C’te duhet ty beteja apo paqja!? Ne beteje ti vritesh i pari , ne paqe mbetesh pa buke. Vazhdo si gjithmone, ronxho-ponxho, sic te cilesonte edhe nje koke e mencme.

  3. tironci says:

    ske nevoje te hypesh ne car ti o rrot cari, se ti car je i teri.

  4. Koli says:

    Ky e rikthen prap Salen vetem per inat te Rames,eshte totalisht idiot.

  5. kapter Jari says:

    Akoma do te botoni percartjet e ketij sharlatani? Kete dikush e paguan vetem per te mbjelle zi dhe percarje

  6. Taku says:

    TI JE KOKRA E BUÇES….TY TE KANE TREDHUR EDHE TRURIN FAMILJARISHT. IK MOR GOJE HALE SE SKA NJERI NEVOJ PER TY.

  7. Paulo.Shkoder says:

    Rosisnanti i Don Kishotit.

  8. AVNI RUSTEMI says:

    KY NJERI KA KOMPLEKS ME QENIEN E VET. NUK JA VLEN TE MERRENI ME TE.

  9. Edheune says:

    Gjithnje e kam vendosur kete njeri ne anen e se keqes, nje njeri alabak i cakorduar. Kush ka memorie le te kujtoje cilesimet e tij per karakterin dhe bemat e Berishes dhe teni thote e mbeshtes Berishen qe tia filloje nga e para zullumeve. Vereni re si ky njeri bashke me lloin e tij dalin neper media te ndryahme dhe me cdo kusht duan ta cvendosin vemendjen e opinionit mbare popullor nga Vetingu tek zgjedhjet. Dhe pa droje jargaviten e thone jemi te pavarur. Tipik i njeriut qe per nje grusht para shet shithcka qe ka te beje me nderin e dinjitetin. Eshte e dhimbeshme ne rafshin personal por kur keta gjejne menyra e mjete per tiu imponuar opinionit, keta kuhen ndaluar. Pervoja thote se dhe Hitleri e beri per vete opinionin nepermjet njerzve gojeshkyer.
    Ja nje ligesi e ketyre diteve nga keta njerez te liq, i jane turur Rames se ka zaptuar te gjitha medjat dhe po te gjithe keta ne te gjitha mediat 24 ore nonstop shajne Edi Ramen.
    Nuk ka e nuk mund te kete aktivitet me kriminal nga sa bejne njerez si ky Fatosi. Sigurish Doshi e Prenga e Ndoi nuk duhet te jene ne parlamentin shqiptar po ata kane nje veper konkrete qe ligji di i denoje nje dite ose do denohen ata qe falin te te pa falshmen po tipat si Fatosi Fevziu Zogaj, Cupi, Hoxha (presidenti) Zhej etj kane 25 vjet qe kelmojne nderin, moralin e dinjitetin e nje populli te tere, nje krim monstruaz ky dhe kurkush nuk tenton ti ndale.

  10. Commando says:

    Dava dajak druni je o tosiiii, ke shku per lesh ,manine te kundershtosh cdo gje o toz lapanjoz

  11. Shkuma says:

    Ky ja mbeshteska PD-se, pastaj ja mbeshtet edhe PS (kur te jete ne pushtet PD), pastaj prape ja mbeshtet . . .kujt. Ky eshte bere me Lolo se Beppe Grillo. Te pakten te bente ca humor si ai, se se kemi pare per cfare eshte i afte. Te besh gam-gam nga shkallet e stadiumit eshte kollaj, pastaj kur duhet te beje gol, jo thote, une i kam inat golat. Oh Zot, me mbyten injorantet!

  12. deti says:

    lubonja vetem per prift mund ta besh.

  13. trojani says:

    ” prapa karos” thoshin dikur ne vlore .Ti vuan nga sindromi iferioritetit edhe nuk do te shikosh njeri te ngjitet larte !! sidomos Edi Ramen .

  14. mersin says:

    Ti je gomar qe duhet te mbrehesh ne karroce, jo te hipesh ne te. Nuk e kuptoj pse te intervistojne. Kujt i vlejne keto abrakadabrat tuaja

  15. mersin says:

    Ti je gomar qe duhet te mbrehesh ne karroce, jo te hipesh ne te. Nuk e kuptoj pse te intervistojne. Kujt i vlejne keto abrakadabrat tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje