FOTOT/ Edi Rama: Këmisha me lule, pardesyja e bardhë e dhjetorit dhe pallto e zezë e betejave me Berishën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fotografi të rralla të kryeministrit/ “Kostumet” e  liderit të PS-së, kur rrëzohej diktatura, në sallat e refleksioneve me studentët e deri tek betejat me kundërshtarin Berisha

Kishte veshur këtë këmishë me lule, në mitingun e PD-së në fund të dhjetorit 1990.

Ishte koha kur Edi Rama fliste për  “Çetën plakë”, e kur e kishte cilësuar Luftën Antifashiste-Nacional-Çlirimtare si luftë civile.

Ditët në vazhdim Rama vendosi ta heqë këmishën me lule për t’u veshur me pardesy të bardhë. Ishte moda politike e kohës.

Një pardesy të bardhë e kishin të gjithë dhjetoristët.

Fjalimi i tij nën petkun e bardhë, mbahet mend si një ndër më radikalët e mbajtur asokohe nga ndonjë folës në tribunat e para pluraliste në Shqipëri.

Ai sulmoi fort diktatorin, diktaturën, pasardhësin e tij Ramiz Alia, LANÇ e gjithçka vinte nga komunizmi.

Qysh atëherë u cilësua anarshist dhe PD e la jashtë portave të saj.

Berisha e përzuri Ramën në mbledhjet e para, diku nga fundi i Dhjetorit të vitit 1990.

Prej asaj kohe, Rama dhe Berisha do të ishin kundërshtarët më të rreptë, në vazhdimësi.

Kur u largua nga PD-ja pa hyrë mirë brenda saj, Rama e hoqi edhe pardesynë e bardhë për t’u veshur me “hijen e rëndë” të intelektualit.

Një ndër fotografitë e tij, në një intervistë në gazeten Koha Jonë, Rama ka veshur një pallto të zezë, e atje thotë se “Intelektualët janë si dele e zezë për politikën”.

Si i tillë do të shfaqej përballë Berishës për të mos e ndalur betejën ndaj tij deri sot.

Në vitin 1997, Berisha u rrëzua nga pushteti, ndërsa Rama atëherë vendosi t’i hyjë politikës.

Petkat e Ramës ndryshuan shpesh për të gjetur njëfarë stabiliteti kur ai u zgjodh në krye të Partisë Socialiste. I duhej kostum serioz se ia do puna.

PS-ja ishte parti namuzqarësh e nuk ia pranonte trendin e hershëm kryetarit të ri, pa çka se e ka pranuar çfarë tha ai 26 vjet më parë, “Është parti shtet, të dalë jashtë ligjit”.(Hithra.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-13-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-13.jpg","attachment_id":"637797"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-2-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-2-1.png","attachment_id":"637799"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-1-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-1-7.jpg","attachment_id":"637798"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-3-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-3-5.jpg","attachment_id":"637800"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-4-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-4-4.jpg","attachment_id":"637802"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-5-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-5-3.jpg","attachment_id":"637803"}]

6 komente në “FOTOT/ Edi Rama: Këmisha me lule, pardesyja e bardhë e dhjetorit dhe pallto e zezë e betejave me Berishën”

  1. nix says:

    fotot vertet te rralla……………. artikullin nuk e kuptova fare

  2. capi dhia says:

    Petkat, leckat, etj., rangullina qe mbulojne lakuriqsine e robit- shkojne e vine ose moda ndron. Ajo qe une nuk kuptoj eshte se si Edi Rama, “kundershtar i regjimit diktatorial” pranoi, kerkoi, lakmoi, zuri vendin e pedagogut ne ILArteve sapo mbaroi ate Institut ? Nuk shkovi as edhe nje dite te vetme ne Shkoder, Durres, Korce ku kishte shkolla dhe teatro, ose, jete artistike muzikore, figurative, letrare me nivel bajagi te mire per ate kohe !?
    Petkat, leckat, vethet, leshrat vene e vine nga Tirana ne Rrogozhine. Cdo gje, me dhe pashpirt, ka thelbin e vet respektiv, perkates. Thelbi mbetet. Thelbi shoke thelbi; Nuk eshte kafe elbi; E pi, dhe harrohet.

  3. lol says:

    Po , ky fliste , se babi ishte cader.
    Ky nuk ish piktor dhe e mbajten petagog, babi peshonte.
    Ky mund te thosh te bente shume gjera….dhe cdo gje perfundonte me nje:shikoje pak are cunin sh.Kristaq….nderkoh qe oer te njejten gje dikush tjeter ndodhesh pas hekurave.
    O Tema!
    Po nuk u vjen turp?! Pak skuqje eshte njerezore…! Thjesht sa per te dhene idene se….grate nuk do t’i jepnit per para…
    Sa per Ramen , narsicizmi I tije eshte I kragasueshem vetem me ate te Trampit…jashte cdo limiti. Ne fakt ajo c’ka ai beri ne US eshte shprehje e kesaj nature.
    Mero trimi …, lol…une nuk honeps dot as Berishen apo ate spitullaqin bukurosh te PD, por ky….?! Ky eshte rrezik oer kombin.
    Ky ka borxh te sakrifikoje 4 milion shqiptare per “pavdekesine ” e tije,

  4. nbali says:

    Shume dakort me lol me siper. Mjaft u munduat me keto editorialet e pergatitura nga Fuga qe te na bindini tani per ndonje rol historik te Rames ne sjelljen e demokracise dhe fjalimet e tij nen petkun e bardhe (sikur po shkruan hartim per klase te 5-te).

  5. Tani says:

    PD dhe PS jane bijte dhe bashkpuntoret e DIKTATORIT te Enver Hoxhes. Bijte PD, PS, LSI etj mbollen KORRUPSJONIN qe po vdes ate popull Baballare dhe bije QELBESIRA. Vegla SHERBIMESH SPIUNAZHI brez pas brezi……..PTU

  6. pokeristi says:

    Qysh ne moshe fare te re bashke me nje rreth te ngtushte shokesh kemi qene enderimtare te asaj qe demokracia ju ofron te gjitheve. Liri,barazi.
    Jetonim ne Tirane dhe pak a shume nje pjese te mire te kohes e harxhonim ne Broadway . (Rruga e Dibres).Pa u prononcuar me te gjithe,ne distance apo afer e nuhasnim,e ndjenim njeri tjetrin ne c’pozita reale ideollogjike ish ky apo ai.Benim mjafte kujdes se per nje fjale goje shkonje si cjapi tek kasapi dhe e mbaje vrapin ne qafe te Barit,Spac, Burrel.”KAMPE RIEDUKIMI”
    Edi Ramen s’e kam njohur ndonjehere nga afer.Ne fillimet e hershme te ”demokracise”Edi spikati si nje djale trim e guximtar,me vizion qytetar demokrat,intelektual,karizmatik.
    Pa u futur ne shume detaje Saliu me nuhatjen e nje komunisti mafjoz,me instiktin e nje diktatori te lindur,e parandjeu se Edi do ish pengese e pa kapercyeshme, ne rrugen e lakmuar aq shume prej tij, drejt peshtetit. Qe ne fillim e goditi,e luftoi,e largoi nga larot e balot qe kish rrotull vehtes dhe akoma sot eshte i opsesuar ndaj tij.
    Keto pak gjera e shume te tjera duhen ndricuar realisht dhe sejcili te marre ate qe i takon.Edi eshte nje faktor i asaj demokracije alla shqiptarce te asaj kohe.
    Saliiste te dashur!Mos harroni se eshte pikerisht koha kur Edi demaskonte me mikrofon ne dore,regjimin hoxhist,vete diktatorin Hoxha dhe presidentin aktual bythecin Alia.Nderkohe komunisti demokrat Sali shpinte mesazhe zbutese dashamirese tek studentet nga Alia.Diference e dukeshme.
    Mos e hani sapunin per djathe sic e kemi ngrene ngahere.Se shpejti del nga shtypi nje liber mjaft interesant i A.FRANGAJ. ”Saliizmi,semundje foshnjore e k…zmit,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *