FOTOT/ Edi Rama: Këmisha me lule, pardesyja e bardhë e dhjetorit dhe pallto e zezë e betejave me Berishën

Fotografi të rralla të kryeministrit/ “Kostumet” e  liderit të PS-së, kur rrëzohej diktatura, në sallat e refleksioneve me studentët e deri tek betejat me kundërshtarin Berisha

Kishte veshur këtë këmishë me lule, në mitingun e PD-së në fund të dhjetorit 1990.

Ishte koha kur Edi Rama fliste për  “Çetën plakë”, e kur e kishte cilësuar Luftën Antifashiste-Nacional-Çlirimtare si luftë civile.

Ditët në vazhdim Rama vendosi ta heqë këmishën me lule për t’u veshur me pardesy të bardhë. Ishte moda politike e kohës.

Një pardesy të bardhë e kishin të gjithë dhjetoristët.

Fjalimi i tij nën petkun e bardhë, mbahet mend si një ndër më radikalët e mbajtur asokohe nga ndonjë folës në tribunat e para pluraliste në Shqipëri.

Ai sulmoi fort diktatorin, diktaturën, pasardhësin e tij Ramiz Alia, LANÇ e gjithçka vinte nga komunizmi.

Qysh atëherë u cilësua anarshist dhe PD e la jashtë portave të saj.

Berisha e përzuri Ramën në mbledhjet e para, diku nga fundi i Dhjetorit të vitit 1990.

Prej asaj kohe, Rama dhe Berisha do të ishin kundërshtarët më të rreptë, në vazhdimësi.

Kur u largua nga PD-ja pa hyrë mirë brenda saj, Rama e hoqi edhe pardesynë e bardhë për t’u veshur me “hijen e rëndë” të intelektualit.

Një ndër fotografitë e tij, në një intervistë në gazeten Koha Jonë, Rama ka veshur një pallto të zezë, e atje thotë se “Intelektualët janë si dele e zezë për politikën”.

Si i tillë do të shfaqej përballë Berishës për të mos e ndalur betejën ndaj tij deri sot.

Në vitin 1997, Berisha u rrëzua nga pushteti, ndërsa Rama atëherë vendosi t’i hyjë politikës.

Petkat e Ramës ndryshuan shpesh për të gjetur njëfarë stabiliteti kur ai u zgjodh në krye të Partisë Socialiste. I duhej kostum serioz se ia do puna.

PS-ja ishte parti namuzqarësh e nuk ia pranonte trendin e hershëm kryetarit të ri, pa çka se e ka pranuar çfarë tha ai 26 vjet më parë, “Është parti shtet, të dalë jashtë ligjit”.(Hithra.al)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-13-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-13.jpg","attachment_id":"637797"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-2-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-2-1.png","attachment_id":"637799"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-1-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-1-7.jpg","attachment_id":"637798"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-3-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-3-5.jpg","attachment_id":"637800"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-4-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-4-4.jpg","attachment_id":"637802"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-5-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-5-3.jpg","attachment_id":"637803"}]
                 Loading...