Grabitja e Rinasit, gjykata vendos arrest me burg për Dash Kupën

23 Shkurt 2017, 14:28Kronika TEMA

Gjykata për Krimet e Rënda Dash Kupa vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg, për Dash Kupën, të arrestuarin e gjashtë të grabitjes në Rinas.

Gjatë seancës ai nuk pranoi  akuzën për pjesëmarrje në grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit dy javë më parë.

Dash Kupa u arrestua dy ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.

I arrestuari Admir Çerpja ka folur për herë të parë për njërin nga krerët e grupit. Njëri nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve është Dash Kupa, mësohet të ketë thënë Çerpja, ndërsa ka identifikuar edhe një person tjetër, të kërkuarin Admir  Murataj, një i kërkuar nga dy shtete me shumë se dy vjet pas arratisjes nga burgu i Larisës në Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje