“Kur në Shqipëri shfaqen amerikanët”

23 Shkurt 2017, 11:52Blog TEMA

Nga Orest Çipa

Zhvillimet e fundit politike në vend e zhytën edhe më shumë shpresën për një bashkëpunim të mundshëm, frytëdhënës e të afërt të aktorëve politikë për Reformën në Drejtësi.

Kohë e çuar dëm.

Largësi e cila do lodhë, tkurrë e ngrysë edhe më shumë pritshmërinë e qytetarëve, ndoshta edhe më shumë atë të ndërkombëtarëve.

Pra, u vërtëtua sërish papjekuria, keqdashja dhe ndërgjegjia e çalë për t’i dhënë shoqërisë tonë një mundësi të vyer për të hapsinuar si evropian.

Vullneti politik i mazhorancës qeverisëse dhe opozitës për mundësimin e reformës historike në drejtësi u shfaq haptas se është i lidhur ngushtë me mëkatin e së shkuarës dhe me frikën e së ardhmes ndëshkuese.

Siç ndodh rëndomë në Shqipërinë e vetive “tona”, pengmarrësit edhe pse janë koshientë për këtë furtunë frikëlluese që po vjen, ende në horizont nuk kanë dhënë asnjë shenjë reflektimi apo pendim për të rregullar gabimet e së ikurës pluraliste, e cila vazhdon të na mbajë peng për të disatën herë radhazi me botën matanë kufirit të Adriatikut.

Për të ardhur keq është gjithashtu produkti dhe esenca e punës intelektuale gjatë vitit të fundit për këtë projekt. Ajo bie kryekëput ndesh me parimet e botës së civilizuar kur bëhet fjalë për evoluim institutional dhe pavarësinë e tyre. Kjo punë “e shenjtë” nuk bëhet me individë të inkriminuar siç ndodh te ne, sepse i humbet kuptimi.

Përkundrazi, kjo lëvizje vithësh tunduese nuk është e domosdoshme aq sa mund të ishin mjaftë pozitive përplasjet e ideve apo alternativave dritëdhënëse nga kjo elite, por si përherë është vetëm lojë dhe intrigë për zgjerim influence në institucionin e zbatimit dhe mbarëvajtjes së ligjit nga të gjitha palët aktruese. Pa përjashtim dhe pa turp!

Kjo situatë e krijuar pa dashje apo me fodullëk tinzar nga ligjvenësit tanë ose ndoshta me dashje nga ndërkombëtarët, ka nxjerrë turpësisht lakuriqësinë e “sarajit ”, i cili është pushtuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të kamur dhe të “edukuar” për hesap të krerëve (tutorëve) politik.  Dhe vështirë se i shkulin rrënjët e tyre infektive prej aty!

Në këtë kontekst, secila parti politike ka fajin e saj dhe përgjegjësin e pamohueshme por ende të pa ndëshkuar, pasi ndërgjeja e krimit politik është jetshkurtër e sklerale. Këtu ajo rëndon si gjyle në kuriz të taksapaguesve shqiptarë të shtypur nga trysnia e të lartëshkruarve  dhe ende nuk ka gjetur fuqinë e duhur për të vetmohuar mbikryesit.

Sakaq, i gjithë ky proces është mjegullosh dhe plotë paqartësi.

Kjo reformë në përpelitje apo ky mekanizëm i gatuar mjeshtërisht në qorsokakët e politikës deri më tani, do të mbetet shterpë në qoftë se do ti largohet edhe më, ashtu siç po bën dita-ditës dhe po ikën vrapueshën nga thelbi dhe esenca e këtij misioni.

Nga ana tjetër, ka kohë që gumëzhin rrjedhshmërisht në mediat audiovizive dhe në shtypin e shkruar, se një reformë e shëndoshë kërkon një kurban të madh. Ky sakrilegj, me sa thuhet do dhe pandalueshëm mundohet të shvarosë sërish grimaca nga e shkuara e dhimbshme e vendit, e cila është një e keqe e domosdoshme për demokratizimin tonë. Por çdo trazirë pa një synim është krim.

Ky perceptim nuk është asgjë tjetër veç se makth drithërues në mes të ditës!

Firkë e cila e shtyn rrëmbimthi këtë vakum politik të krijuar në këto 27 vite drejt një turbulance edhe me të madhe aprofesionale dhe antikombëtare, por që  çuditërisht edhe për skeptikët varfëria ka bërë punën e vet duke ju mekur mendimet e tyre kritike dhe përdhosur me heshtje lirinë e së shprehurit. Pse pikërisht tani?!

Në kësi rastesh, logjika apo gabimisht edhe për inerci, shkon padashur në bërjen e një retrospektive të shkurtër lidhur më këtë mision të shenjtë dhe të pakthyeshëm për shtetin tonë.

Kur herë më parë te ne fjala drejtësi nuk është shqipëruar kaq përsëritshëm se sot.

Ç’farë është për shqiptarët ky “term” i pa njohur?

Kjo fjalë “tabu” në tokën tonë e ka nisër udhën e saj grishëze qysh prej gjurmës së parë në Shqipëri të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  zotit Donald Lu.

A është z. Lu personifikimi i shqipërimit të fjalës drejtësi dhe na shafqet përpara syve të gjithëve sa herë bie kjo “këmbanë zie”?

Padyshim po !

Sakaq, si për ironi të fatit sa hërë që ambasadori nuk artikulohet me zë e me figurë në shqip apo në anglisht, ky “epitaf apostolik” harrohet, poshtërohet dhe ndyret barbarisht derisa z.Lu rishfaqet për t’i rikthyer dinjitetin dhe imazhin kësaj fjale ende të huaj në veshët dhe perceptimin tonë.

E megjithatë, për shumëkënd nuk kapërdihet kjo zallamahi kaq e domozdoshme.

Duhet pak pushim. S’durojnë dot më shqiptarët!

Ne kemi kocka më shumë se gjak! Fjalë dhe intrigë djallëzore më shumë se llogjikë dhe punë kur vihet në provë vullneti gjithëpërfshirës për mirëbërje.

Fatimirësisht, shembujt që drejtësinë se kapërdinë dot as diktator si Gedafi, apo kriminelë si Milloshevici etj etj dhe përpjekjes për ti bërë bisht nuk i shpëtuan dot, e tregon qartësisht jetgjatësia e tyre.

Pavarsisht “barazpeshimi” i personazheve problematik dhe realitetit aktual këtu është absurd dhe ka një distancë të madhe krahasuese, nuk ka të bëjë me një individ në veçanti, por me një shoqëri të cilës i është zhbërë morali. Gjithsesi, në thelb drejtësia sido që ta rrotulloshë nuk e humb kuptimin e vet në asnjë prej të dy rasteve.

Si rrjedhojë, qysh prej hapave të parë e deri më tani u desh vetëm një vit e ca që edhe dritëshkurtëri më naiv të shquajë paftësinë profesionale dhe ligësinë e mosbërjes, të kuptojë sa të vegjel duken politikanët, prokurorët, gjykatësit, zyrtarët, dhe njerzit që nuk kanë shqisa para vendosmërisë amerikane për reformën në drejtësi.

Përbri këtij vizioni të krijuar, ky naiv melankolik i dëshpëruar ende vazhdon të shoh e të rishohë përpjekjet e vazhdueshme të mbizotërimit të elegancës së vjeter politike për të kapur fshehtësinë vendimarrëse.  Pra, fuqizimi i tyre ekonomik dhe politik (i elitës) ju ka krijuar atyre vetbindjen dhe iluzinin se është kaq i madh saqë ende vazhdojnë të “sfidojnë” me arogancë mendjelehtë aleatin tonë më të fuqishëm.

Sikundër kësaj, e gjithë kjo situatë kaotike nuk meriton që të lihet jetime me pretekstin se është faji i politikës dhe asgjëje tjetër. Kjo është veç një fjalë goje me një kosto shumë të madhe që mund të ripërsëritet minimalisht edhe nga dy gjenerata të tjera. Pra duhet vepruar sot.

Ka mbritur çasti që SHBA duhet ta shpërkundë sistemin tonë pa humbur kohë.

5 komente në ““Kur në Shqipëri shfaqen amerikanët””

  1. shqip says:

    Ka vetem tre zgjidhje. 1. Mqs shqiptaret e Kane te pamundur te merren vesh mes tyre, rrjedhimishte te bejne shtet, shqiperia te behet pjese administrative e shba- se, ose nen protektorat te pa kufizuar te be . 2. Shqiperia ne pamundesi te opsionit te pare , te pranoje nje Eulex me fuqi te plote hetimi, gjykimi, ndeshkimi . Dhe e treta qe duket edhe me afer reales . Te krijohet nje komitet kombetar qe te zevendesoje parlamentin aktual. I cili ne te vertete eshte realisht problemi i gjithe mosfunksionimit te nje shteti normal. Ky komitet te shtroje piketat kryesore dhe te filloje perzgjedhja e institucioneve. Te tjerat Jane vetem humbje kohe dhe energjishe shteruese.

  2. Shyqyr nuk jemi ne Shqiperi. Deri sa Sali Berisha eshte I gjalle, ne Shqiperi nuk do kete qetesi!!! Populli Shqiptar eshte si ato delet, nga ti drejtosh shkojne. Ne vend te ngrihen kunder PERBINDESHIT Sali Karaxhich Berisha, e kones se tij Lulzime Basha, rrijne e bejne sehir cfar do ndodhi. Ngrihuni e shporrini o Njerez nga ajo cader hajdutet, vrastaret, kriminelet – Berish, Bash, Guxholl, DUma, Bumci, Spahiu…e te gjithe horrat qe ja u pine gjakun per 26 vjet dhe perseri duan tja u pine. Te gjithe aty ne cader jane War Dogs…..E gjithe kjo behet per te mbrojtur maskarain Berish, Shkelzen, Lulzim….Hakmarrja e poullit do bie mbi keto kerma…

  3. pjeter says:

    Amerika nuk mund te beje me shume se c’ka po ben, te vetmen gje qe mund te nderhyje direkt amerika eshte o parlamenti voton nje ligj te posacem qe sistemin e derjtesise ta krijoje dhe te aplikoje ligjet e saj per nje periudhe te caktuarAMERIKA, ose shqiperia behet shtet amerikan, qe te dyja jane utopike, edhe se e para do te me pelqente te ndodhte,50 vjet ne komunizem 25 vje ne anarki, kemi krijuar nje shtrese te madhe kriminelesh, sa i kemi edhe ksportuar, po i krijojme probleme te rendit publik ne c’do vend qe ka presence shqiptare, shkerdhatlleku tek ne eshte vityt i larte, te jesh ne nje vend qe te jep mundesi te vjedhesh, te bejne per budalla po nuk vodhe, tani per nje heresh duam drejtesi, me hajdutet e radhes se kaluar ishin gati 20mije veta ne bulevard, nuk jane te gjithe debila qe nuk e kuptojne, thjesh nje pjese e mire e jona nuk duam qe te ndryshoje shume, qyqtaret na duhen ata qe kane qene deri tani, qe po gabuam, marrim edhe borxh , paguajm dhe dalim, burgu per fukarain, fakti qe shoqeria civile, o studentet apo populli ne pergjiesi nuk mori asnjehere iniciativen e ndonje proteste kunder atyre qe pendojne reformen ne drejtesi, thjesht, sepse shumica jane kunder kesaj reforme.

  4. aqif tahipi says:

    Analize e sakte.

  5. Commando says:

    Sado te mundohen te huajt evropianedhe amerikane , ne , dicka kuptuam gabim qe ne fillim te demokracise ,dhe sikur te gjitha te shuen dhe te fillojm nga filiimi , prape ne rruge te shtrember do marim , keshtu qe kot e kane te huajt , kot mundohen , jo reforma te votojne, dhe shume eshume te tjera , ne nuk do tendryshojme dynjaja te kthehet mbremsh, sepse tek ne nuk kalio ligji i gijotines , ai ligj per te cilet e bene boten e jashtme te respektoje pasurine per te cilen nuk itakon sepse eshte ete gjitheve, dhe jo e disave , e kuptuam shume keq frytin e mire qe quhet demokraci , dhe nuk edashuruam dhe e respektuam , por e morem neper kembe dhe e zhubravitem e peshtyme dhe e plackitem te shkreten demokraci dhe si te tille qe jemi , kete fat kemi , dmth e kemi hallall parimi ” sic e ke koken , do te te vene dhe festen ” kaq e thjeshte eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje