"Mallkimi" që ndoqi prokurorët e hetimit të vrasjes së Azem Hajdarit, fama dhe shkarkimet nga detyra

23 Shkurt 2017, 11:06Kronika TEMA

Në shkurt 1999 me firmë të Prokurorit të Përgjithshëm të kohës, Arben Rakipi u ngrit grupi hetimor që do të hetonte vrasjen e Azem Hajdarit.

Kryetari i këtij grupi emërohet prokurori Haxhi Giu ndërsa së bashku me të do të punonin edhe prokurorët Arqile Koço e Artur Selmani. Shkëlqim Hajdari ishte oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurori që do të merrej me vrasjen e Azem Hajdarit, shkruan Panorama.

Artur Selmani si pjesë e këtij grupi ka qenë i ngarkuar për të mbajtur kontaktet me prokurorët e huaj  si dhe bënte përkthimet e materialeve.

Për rreth katër muaj prokurorët pyetën rreth 150 persona që mund të kishin dijeni për vrasjen dhe në maj 2001 dërguan dosjen në Gjykatë.

Por çfarë ka ndodhur me këtë grup prokurorësh dhe oficerin e policisë gjyqësore pas 15 vjetësh?

HAXHI GIU

U arrestua nga policia teksa po udhëtonte me makinën e tij në 2 dhjetor 2015 me akuzën se tentoi të lironte një trafikant droge në këmbim të 29 mijë eurove.

Prokurori i Krujës, Haxhi Giu, ka marrë përsipër që, në këmbim të një shume parash (euro), të zbusë akuzën për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar dhe i akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë.

Ndërkohë që çështja kundër Paulin Shpori dhe të tjerëve po zhvillohej në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, vëllai i të akuzuarit, shtetasi Aleks Shpori, në muajin shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu, raporton Panorama.

Nga hetimi rezulton se prokurori Haxhi Giu ia ka bërë të qartë shtetasit Aleks Shpori se pozita proceduriale e të vëllait të tij është e vështirë dhe nuk mund ta ndihmojë.

Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor.

Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.

Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori.

Ai u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg, dhe përfitoi nga amnistia në 14 janar 2017.

SHKELQIM HAJDARI

Në 10 tetor 2014 Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla firmos shkarkimin e Shkëlqim Hajdarit nga detyra e drejtuesit të prokurorisë së Apelit në Tiranë. Fillimisht ai u emërua si prokuror i thjeshtë.

Motivi i këtij shkarkimi ishte për arsye të organizimit të prokurorisë. Por si për koicidencë shkarkimi i Hajdarit nga kjo detyrë erdhi pas një konflikti të ashpër në një nga mbledhjet e prokurorisë në 3 tetor të atij vitit, bën të ditur Panorama.

Në 11 dhjetor 2015 Llalla ka firmosur një tjetër urdhër për ta dërguar Shkëlqim Hajdarin si prokuror në qytetin e Shkodrës.

Në 13 qershor 2016 Hajdari vendosi të largohet nga Prokuroria dhe në 14 korrik të po atij viti ai emërohet nga kryeministri Rama si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

ARTUR SELMANI

Prokurori Adriatik Llalla me një vendim të firmosur sot pezulloi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tij, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më tej, Prokuroria e Apelit Vlorë, kanë gjetur mbështetjen e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar. Një prej të pandehurve është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy prej të pandehurve janë dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, në të cilën kishin paraqitur pretendimet e tyre lidhur me akuzat dhe dënimet.

Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë.

3 komente në ““Mallkimi” që ndoqi prokurorët e hetimit të vrasjes së Azem Hajdarit, fama dhe shkarkimet nga detyra”

  1. Orli says:

    Eshte e thjeshte:ata nuk kane qene prokuror por vegla te politikes e si rezultat kane marre ne qafe njerez te pafajshem,vetem per te marre nje kredi dhe pastaj nje detyre me te larte qe dhe rendimenti i vjedhjeve te jete me i larte.Nuk thone kot zoti vonon por nuk harron.

  2. Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  3. asa says:

    Zoti i ka harruar shqiptaret dhe shqiperine or mik….dhe koha jone ska ardh akoma….te pakten dhe per 10-15 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje