Maqedoni, edhe uniformat e policisë në gjuhën shqipe

Pas vendimit që bankënotat maqedonase të priten në gjuhën shqipe, edhe në uniformat e policisë do të ketë mbishkrim në shqip.

Akordi për ligjin e gjuhës shqipe bën që shqiptarët të përfitojnë më shumë në këtë aspekt në nivel qendror edhe atë në ministrinë e punëve të brendshme si një nga dikasteret më të fuqishme në sigurinë e vendit.

Gjithashtu, edhe zjarrfikësit, ushtria bashkë me gjykatat, prokuroria, noterët, librat amë, qeveria, parlamenti, presidenca dhe të gjitha institucionet e pushtetit qendror do të jenë të detyruara të përdorin gjuhën shqipe.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...