Mavraj ndërpret stërvitjen, në luftë me kohën për duelin me Bajernin

23 Shkurt 2017, 17:48Sport TEMA

Mërgim Mavraj mund të humbasë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni me Hamburgun, atë ndaj Bajern Mynihut. Dy skuadrat kanë pasur një rivalitet të ndezur në vitet e kaluara dhe prania e mbrojtësit shqiptar është thelbësore për të ndalur sulmin e frikshëm të bavarezëve.

Por Mavraj është në luftë me kohën dhe aktualisht, askush në skuadër nuk di të thotë me siguri nëse do të jetë apo jo në gjendje të zbresë në fushë për duelin e të shtunës në “Allianz Arena”.

Futbollisti mungoi një ditë në stërvitje për shkak të një dëmtimi të lehtë të pësuar ndaj Fraiburgut në fundjavë e kaluar dhe të një situate gripale që po e shqetësonte. Ai u kthye dje në stërvitje dhe dukej në gjendje të mirë. Por sot, situata ka ndryshuar përsëri, shkruan Panorama Sport.

Mavraj u detyrua të linte në mes seancën e pasdites, pasi vuante pasojat e dëmtimit, duke alarmuar stafin teknik të Hamburgut. Meqenëse Papadopulos, partneri në qendër të mbrojtjes i Mavrajt, do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi, riaftësimi i futbollistit shqiptar është kthyer në prioritet. Por sipas mediave gjermane, situata do ët monitorohet deri në momentet e fundit para ndeshjes, ku do të vendoset nëse Mavraj do të luajë apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje