Mourinho kundër Federatës për kalendarin: Nuk duan t’ia dinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Është gjithmonë ai, Jose Mourinho që zgjedh të flasë pa dorashka kundër drejtuesve më të lartë të Federatës Angleze të Futbollit.

Trajneri luzitan i Manchester United nuk e gëlltit dot aspak faktin e ngjeshjes së kalendarit që e imponon skuadrën e tij të luajë çerekfinalen e FA Cup ndaj Chelseat, vetëm tre ditë përpara sfidës së 1/8-ave në Europa League.

Sipas përllogaritjeve, “Djajë e Kuq” do të sfidojnë “Blutë e Londrës” në datën 13 Mars dhe vetëm tre ditë më pas, pra të Enjten, do të zbresin sërish në fushë për Europa League, një kompeticion që “Special One” nuk kërkon aspak ta snobojë.

“Jam vërtet i surprizuar që vendimi merret pikërisht përpara shortit tonë në Europa League sepse momentalisht askush nuk e di se ku do ta luajmë ndeshjen e parë, në shtëpi apo në transfertë. Imagjinoni pak. zbresim në fushë të Hënën dhe më pas për tre ditë zbresim sërish në fushë në një transfertë, psh në Rusi, Turqi apo në Greqi. Federata duhet të mbrojë interesat e klubeve angleze por askush nuk do t’ia dijë. Unë nuk mund të luaj me skuadrën e dytë ndaj Chelseat siç bëri Manchester City vitin e shkuar. Unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë sepse ne jemi Manchester United.Nuk më pëlqen ta bëj aspak një gjë të tillë sepse Kupa FA nuk ka aspak faj në këtë mes dhe për më tepër është një kompeticion historik. Duhet ta shikojmë këtë kompeticion ashtu si gjithë kompeticionet e tjerë”.

Henrikh Mkhitaryan dhe Michael Carrick u dëmtuan në transfertën e Saint Ettiene dhe mungesa e tyre në finalen e Kupës së Ligës të dielën kundër Southampton dhe Mourinho e pranon që ngjeshja e kalendarit rëndon shumë mbi lojtarët, ytë cilët duhet të përballojnë shumë minuta gjatë një jave duke rrezikuar jo vetëm ndeshjet e radhës por edhe karrierën e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *