Në SHBA shfaqet filmi i “Gërdecit”, në Shqipëri Sali e Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu kërkojnë qeveri teknike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA

Shtëpia shumë e njohur kinematografike e Hollivudit, Warner Bros. Pictures, vijon me sukses nga viti i kaluar që të prezantojë premierën e filmit “War dogs”, “Qentë e luftës”, me regji dhe skenar të Todd Phillips, autorin e Trilogjisë së famshme “Hangover”, e cila njihet si një ndër filmat që ka thyer rekorde të shikueshmërisë në botë me një inkasim prej 1.3 miliardë dollarë.

Ky film është bazuar në një histori të vërtetë dhe që ka të bëjë me shpërthmin tragjik të punishtes së municioneve në Gërdec ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm mes të cilëve dhe fëmijë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Pa llogaritur këtu dëmet e jashtëzakonshme materiale dhe traumën njerëzore të shkaktuar nga kjo tragjedi.

Filmi ka si protagonistë dy të rinj amerikanë, të cilët fitojnë një kontratë për tregti municionesh dhe që gjejnë “parajsën” në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Shkelzen Berishën, djalin e kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Aty jepen detaje se si korruptohet kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe një qeveri e tërë në funksion të këtij trafiku vdekjeprurës.

Filmi është pritur mirë jo vetëm nga shikuesit amerikanë por dhe kritika amerikane. Ndërkohë që peërsonazhet reale, Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe Shkelzen Berisha, pikërisht në këto momente kur filmi për “Gërdecin” po korr sukses në SHBA, janë ngujuar në çadrën e protestës përballë kryeministrisë dhe kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama sepse “ka një qeveri të korruptuar” dhe kërkojnë ngritjen e një qeverie teknike për të çuar vendin në zgjedhje.

Jeta ka kapriçiot e veta dhe shpesh rrotullohet dhe në anën e kundërt duke na prezantuar këto paradokse, siç është dhe kërkesa e kësaj tresheje për rrëzimin e kreut të qeverisë të zgjedhur me një milionë vota dhe ngritjen e një qeverie teknike vetëm tre muaj para zgjedhjeve.

Dhe ndërkohë që në këto momente filmi referuar një ngjarjeje reale të “Gërdecit” me personazhe reale kryeministrin Berisha, të birin Shkelzen Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes Mediu po korr sukses në kinematë amerikane, në Tiranë pikërish kjo treshe kërkon rrëzimin e qeverisë së Ramës dhe një qeveri teknike. Madje duke u konfrontuar dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë./TemA-m.a.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *