Ngjela e Klosi: Berisha politikisht i vdekur, e pret ndëshkimi. Sulmon ndërkombëtarët nga frika e reformës, tenton të mbrojë Llallën e të korruptuarit

Eksponentë më në zë të politikës shqiptare kanë reaguar ndaj sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të dy ambasadorëve, ai i SHBA, Donald Lu dhe e BE, Romana Vlahutin, i cili i quajti guvernatorë të kryeministrit Edi Rama.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi dhe avokati Spartak Ngjela, janë shprehur se sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorëve vijnë për shkak të frikës nga reforma.

Ata thonë per Sot se Berisha po tenton të mbrojë dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe të korruptuarit, pasi ka frikë nga ndëshkimi.

“Berisha ka frikë nga vetingu.

Edhe deputeti i PE i thotë demokratëve lërini historitë e grevës së çadrës dhe shkoni në komisione dhe bëni vetingun.

Kjo është ajo që vlerësohet nga Europa.

Ata nuk e duan vetingun.

Meqë po këmbëngul ambasadori amerikan dhe ambasadorja e BE, i quan guvernator të Ramës.

Kur të huajt e kanë përkrahur, i ka quajtur të mirë; kur të huajt e kanë kundërshtuar, nuk ka lënë gjë pa thënë. Berisha do ta marrë në mbrojtje dhe kryeprokurorin sepse vetë e ka vënë.

Vetingu po bëhet kundër prokurorit, kundër Gjykatës së Lartë dhe gjithë institucioneve të drejtësisë.

Është një proces i ndërrimit të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Duke qenë kundër vetingut, sigurisht është në mbrojtje dhe të Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh Klosi.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe avokati Ngjela.

Ju keni të bëni me një roço. Nëse Rama drejtoka dy ambasadorët më të fuqishëm të botës që janë këtu, do të ishte absurde dhe qesharake. Si e drejtoka Rama ambasadorin amerikan? Berisha është në hall të madh të ndëshkimit.

Do ndëshkohet. Është politikisht i vdekur. Nuk ngjallet më! Është i kryqëzuar në krime. Derisa ka arritur në këtë nivel, është në hall shumë të madh. Nuk ikin ambasadorët nga Shqipëria. Ata drejtojnë reformën për shqiptarët”, u shpreh Ngjela.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ngjela e Klosi: Berisha politikisht i vdekur, e pret ndëshkimi. Sulmon ndërkombëtarët nga frika e reformës, tenton të mbrojë Llallën e të korruptuarit”

  1. Julian says:

    Eshte e vertete si drita e diellit qe berisha e te tjere rreth tije nuk e duan Vetingun. Ky bastard eshte gati te hape dhe lufte fizike me kedo vetem e vetem per ti shpetuar drejtesise, shikoni karagjozin Spahiu, i ben thirrje Metes qe hajde bashkohu me ne se Rama kerkon te fusi ne burg, qe do te thote se cilido dhe kushdo qofte po te bashkohet me kete karagjoz dhe me partine demokratike nuk i gjen gje dhe se mund te vrasim e presim si te duam ne. Kjo eshte fyerje dhe per Meten,ku ai duhej ti jipte nje pergjigje ketij mashtruesi Spahi,sepse thirrja e tij nuk ka qellim per ate cka flasin por vetem e vetem per te penguar e sabotuar ate qe populli ne prezencen e te gjithe kombetareve po e pret si clirimin e dyte te vendit nga korrupsioni i pa meshireshem ndaj asaj shtres qe nuk paguan dot per te mare ate drejresi qe i takon. Ju faleminderit nderkombetareve,populli Shqiptar di ta vleresoi punen tuaj.

    1. EFB says:

      Ne veshtrimin tim si qytetar dhe jo si gazetar opinionist apo politikan mendoj se performanca e ambasadoreve amerikan ne shqiperi ka qene nje trajektore ne rritje te vazhdueshme e konstante per te kulmuar me zt. Lu si me aktivi dhe me i drejtperdrejti nga te gjithe paraardhesit e tij. Eshte moment dhe fat historik per shqiperine dhe shqiptaret qe pas 25 viteve te nje anarshie totale dhe te nje lodhje te madhe te popullit shqiptar per ta bere shqiperine si gjith europa, shtetet e bashkuara te amerikes se basku me bashkimin europian, mbase dhe per interesat e tyre gjeopolitike, te jene kaq te angazhuara per cmontimin e te keqes ne kete vend. I bej thirrje pjeses me te pergjegjshme te popullit shqiptare duke perfshire ketu edhe politikan opinionist media apo nuk e di se cfare, te behemi bllok me SHBA dhe BE per te cuar deri ne fund kete moment historik per vendin. Koha e Saliut dhe e atyre qe mundohen ta perkrahin ate duhet te kishte mbaruar qe ne 97-en. Jemi te pakten fiks 20+20vjet me vones.
      Urime ambasadoreve dhe te jene te sigurt se po punojne per realizim e aspiratave te popullit te vertet shqiptare. I siguroj qe populli shqiptare eshte nje popull MIK me PERENDIMIN dhe jo me te KEQEN.

  2. KOMBI says:

    DUHET TE NGRIHET I GJITHE POPULLI NE KEMBE ,NE MBROJTJE TE VETINGUT . NUK MUNDEN KETA TE KRIMBUR NE KORRUPSIONE E KRIME TE NDALIN DREJTESINE E NJE KOMBI .
    FRIKA E TYRE NUK MUND TE PERMBYSE WETINGUN .
    TE DALIN PERPARA KOMISIONIT ,PARA POPULLIT .
    MJAFT ME MASHTRIME NE CADER .

  3. sherifi says:

    Ketu problemi eshte i qarte, e dine te gjith shqiptaret, por problemi eshte se ky mire qe nuk e do vetingun, por realisht po e mban peng, kjo si do zgjidhet se Berisha me te tijet asnjehere nuk do doi, a do gjendet ndonje formul tjeter per vetingun, se edhe Meta mbreme e deklaroi ; nuk kalohen keto ligje pa opoziten tha.

  4. Bushi says:

    Amerika eshte shteti me i madhe dhe me i fuqishmi ne bote,pse nuk e arreston Sali Berishen dhe t’a kalbi ne burgun guantonamos.Saliu dihet qe eshte kriminel,dhe ka bere gjithe ato krime.ADRIATIK LLALLA nuk e arreston, se ate e ka vene ne ate vend pune Sali Berisha,e ka paguar dhe e paguan me shuma te medha parash.Keshtu qe LLALLA eshte i shitur.LLALLA nuk ka me drejtesi.Te akuzosh Ambasadoret e amerikes dhe te BE-s, qe po bejne nje reforme te rendesishme ne shqiperi,eshte çmenduri.Edhe Saliu ka dal menç.Duhet çuar ne psiqiatri per kurim se ai nuk eshte mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *