Papa Francesko: Më mirë ateist se sa të bësh jetë të dyfishtë

23 Shkurt 2017, 16:04Bota TEMA

Papa Francesku ka kritikuar disa prej anëtarëve të kishës katolike të cilët sipas tij bëjnë një jetë të dyfishtë e hipokrite.

Sipas udhëheqësit të katolicizmit, më mriz është të jesh ateist se sa të shtirësh kështu.

“Është skandal që të thuash një gjë e të bësh diçka tjetër. Kjo do të thotë të bësh jetë të dyfishtë.

Ka nga ata që thonë unë jam katolik i devotshëm, shkoj në meshë dhe i përkas kësaj apo asaj bashkësie”, deklaroi kreu i 1.2 miliardë anëtarëve të Kishës katolike.

Por disa nga këta njerëz duhet të thonë: “Jeta ime nuk është e krishterë, unë nuk i paguaj punonjësve rrogat që meritojnë, shfrytëzoj njerëz dhe bëj punë të pista, pastroj para. Bëj jetë të dyfishtë. Ka shumë katolikë që bëjnë kështu, kjo është skandal. Sa herë kemi dëgjuar: nëse ai person është katolik, më mirë të jetë ateist’.

1 komente në “Papa Francesko: Më mirë ateist se sa të bësh jetë të dyfishtë”

  1. Treviso says:

    Dhe pse jam ateist Papa Françekun do ta pranoja si drejtuesin e njerzimit. Globi sot ka shume nevoje te drejtohet me idete qe Papa Frençesu jep.
    Perndryshe globi eshte shume ne rrezik per shuarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje