"Po me Fleckenstein ç'patët? Dënimi si armiq të brendshëm e të jashtëm, formë komuniste komunikimi e agresioni"

23 Shkurt 2017, 10:51Politika TEMA
"Po me Fleckenstein ç'patët? Dënimi si armiq

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, njëherësh dhe Sekretare e Përgjithshme e kësaj partie, Mesila Doda ka shfaqur shqetësim në lidhje me sulmet që PD po i bën partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Doda i cilëson mendësi komuniste të gjitha përplasjet me faktorin ndërkombëtar, vetëm e vetëm se ata janë kundër qëndrimeve të një partie, apo një opozite të tërë.

Eshte e paimagjinueshme ajo qe ndodh ne vendin tone. Topat e baltes u shperhapen pa asnje teklif edhe mbi eurodeputetin Knut Fleckenstein. Kujtoj qe eshte njeriu qe me raportin e tij beri te mundur qe Shqiperia te jete nje hap larg hapjes se negociatave me BE.

Pjesen tjeter e kane detyrim politikanet shqiptare qe ti japin jete nje reforme jetike per vendin dhe jo te versulin lloj lloj marrie per te bere pis nje mik te nderuar te ketij vendi.

Verej me frike se klasa politike po ndahet perdite e me shume nga populli i vet. Njerzit shpresojne qe do ndryshoje diçka ne kete vend.

Klasa politike ka detyrimin te punoje per permiresimin e standarteve institucionale ne vend. Denimi si armiq te brendshem a te jashtem te kujtdo qe nuk eshte dakort me statu quo-ne e krijuar eshte forme komuniste komunikimi dhe agresioni”, shprehet deputetja Mesila Doda.

2 komente në ““Po me Fleckenstein ç’patët? Dënimi si armiq të brendshëm e të jashtëm, formë komuniste komunikimi e agresioni””

  1. Spartaku says:

    Eshte e vertete ajo qe thot zonja Doda.Por Saliu eshte çmendur dhe nuk di se çfare po flet.Nderkombetaret jane per t’u lavderuar,se po bejne nje pune te madhe per shiperine.Por Saliu si kafshe qe eshte,nuk do qe t’ja dij per punene e mire te tyre.Nuk na prishe shume pune,do saliu apo nuk do.Nuk na pullcet shume.

  2. Aleksander says:

    Urimet me te mira per Mesilen !-Shpetoi nga balta ku ishte zhytur ,dhe me e rendesishmja eshte qe ka mare nje rol aktiv ne nje çeshtje te madhe sa humane aq edhe kombetare .Nuk jam çam me origjine por jam me shpirt,ashtu siç jam me shpirt edhe prishtinas, shkupjan e ulqinak .Sapo te kem rastin do te behem anetar i partise se çameve dhe ftoj te gjithe shqiptaret qe ti japin force e besim kesaj partie.Shpetim Idrizi, nga gabimet qe mund te kete bere do ti vije turp nga vetja,por do te detyrohet te rrije drejt e ti sherbeje çeshtjes çame dhe vetem asaj.Gabimet i bejme te gjithe ,por kur triumfon nje çeshtje madhore,çdo gje kalon ne plan te dyte.Le ta bejme te arrije ne 400-500 mije vota PDIU-n, e te shihni si do te dridhen dulet e spurdhjaket e janulles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje