Policia aksion masiv kundër kanabisit, në gjithë Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka nisur një aksion masiv në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve të reja të kanabisit.

Detajet e 24 orëve të para të këtij operacioni tregojnë se kontrollet po zhvillohen në serra, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele dhe banesa të braktisura. Kontrollet më pas do të vijojnë në ambiente të hapura dhe në banesa, bazuar këto mbi informacionet që po grumbullon policia.

Operacioni ka për qëllim evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve të bimëve narkotike dhe sekuestrimin e farave kanabis sativa.

Mijëra punonjës policie janë angazhuar në të gjithë vendin dhe në grupet e monitorimit janë drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *