Protesta, Shehi: Basha e ka lënë një derë hapur. PS, PD dhe LSI të hyjnë vetëm në zgjedhje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte pjesë e protestës së opozitës e cila ka hyrë në ditën e gjashtë të saj dhe tha se protesta e drejtuar nga Basha ishte ndryshe nga protestat e tjera.

Kreu i LZHK­-së, Dashamir Shehi “Ishte një protestë e qytetëruar, ishte protestë ndryshe, sepse edhe Basha është ndryshe, dhe kështu duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë, jo të thyejmë xhama. Kjo tregon sa evropiane është qendra e djathtë e politikës shqiptare,” tha Shehi për News24.

Ai gjithashtu u shpreh se kryeministri Rama nuk duhet t’i druhej krijimit të një qeverie teknike pasi sipas tij ajo nuk do rrëzojë njeri nga pushteti por do të administrojë procesin zgjedhor.

Do t‘i bashkohem protestës për solidaritet politik. Ne do vazhdojmë, por shkalla e rezistencës dhe shkalla e rritjes së protestës do na mësojnë rrugët që duhet të vazhdojmë. Jam i sigurtë që PD e ka lënë një derë hapur për alternativa të tjera. Kemi kërkuar, votim elektronik ose qeveri teknike.

Kujtojnë se me qeveri teknike Basha do hyjë në pushtet, por qeveria teknike është për të vendosur zgjedhje të ndershme. Këta socialistët shqetësohen kot. Nuk i merr pushtetin njeriu qeveria teknike, por administron procesin zgjedhor.

Jam i mendimit që duhet të hyjmë më vete, Meta të hyjë më vete, Rama me PS të hyjë me vete, që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin. Por për mua të bëhet qeveri teknike. Edhe Rama duhet të jetë me qeveri teknike, se nëse është i sigurtë që fiton, nuk ka pse të shqetësohet.

E majta po mundohet ta justifikojë mungesës e PD në parlament me procesin e Vettingut. I them shqiptarëve rrini të qetë se vetingu do bëhet, ky muaj nuk është ndonjë hata e madhe për një reformë që priti 4 vjet, ky muaj i shton shteti shqiptar dhe politikës shqiptare një vlerë më të madhe, zgjedhje të lira” tha kreu i LZHK-­së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Protesta, Shehi: Basha e ka lënë një derë hapur. PS, PD dhe LSI të hyjnë vetëm në zgjedhje”

  1. VK says:

    O Dash, ik futi ndonje teke tani se e paske kenaq. Rama duhet te heqi dore duke pas shumicen. Te tjeret duhet te dalin vec ne zgjedhje se keshtu mund te keni shpresa ju. Mos doni edhe transplant flokesh per Strazimirn, nje shishe vodka diva per Ristanin, imunitet te perjetshem per Berishen, inteligjence per Bashen, dhe qytetari per te gjithe te tjeret? Reformoni partine e Neandertaleve se perndryshe do rrini ne opozite per 20 vite, nuk keni zgjidhje tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *