Veseli: Unë i vetmi lider nga Ballkani që takova presidentin Trump

23 Shkurt 2017, 12:54Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ndihet i privilegjuar që ishte lideri i vetëm nga Ballkani, që takoi njeriun më të fuqishëm të politikës botërore, Donald Trump.

Deklarata e tij u bë një ditë pasi publikoi fotografinë nga takimi me presidentin amerikan të shkrepur gjatë janarit të këtij viti.

“Takimi im me presidentin Trump, është një takim që në rend të parë i shërben interesit të qytetarëve tanë, i shërben Kosovës.

Unë kam qenë shumë i gëzuar, krenar për jo vetëm faktin se kam pasur fatin që vetëm unë nga liderët e Ballkanit ta takoj një personalitet të tillë të fuqishëm, por kam qenë i entuziazmuar, më lejoni ta them këtë, për popullin tim.

Vërtet është një bekim për popullin e Kosovës dhe një falënderim i veçantë për Kosovën”, tha Veseli.

1 komente në “Veseli: Unë i vetmi lider nga Ballkani që takova presidentin Trump”

  1. Bexheti says:

    Shikoni një “lider” ballkanik…(???!!!) Hahahahahahahahahahaaaaaaa… o Zot çfarë idiotash mban kjo tokë e pjerdhur dhe e mallkuar nga Zoti…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje