VIDEO qesharake/ “Ta hajë dreqi PD, ndajeni mendjen çfarë po bëni”

Emisioni investigativ “BOOM” në televizionin “Ora News” ka përgatitur një video ku lidershipi i Partisë Demokratike shprehet lidhur me protestën e organizuar nga ky subjekt politik, si pasojë e së cilës është vendosur edhe një çadër në bulevardin para Kryeministrisë.

Siç shihet edhe nga video-ja e mëposhtëme, asnjë prej liderëve të djathtë nuk thotë të njëjtën gjë për çështjen në fjalë. Dikush e quan Lëvizje, dikush protestë, dikush grevë.

Mediat prej ditësh argumentojnë se opozita e cila është shpërngulur nga Parlamenti në rrugë nuk ka kauz.

Sikur të mos mjaftonte kjo, PD del aq dobët sa nuk bën dot një definim lidhur me arsyen se përse ka lënë Parlamentin për t’ju bashkuar çadrës.

Do duhej një sqarim të paktën për qytetarët!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...