Ambasadori i OSBE-së takon Saimir Tahirin: Deklarata për paratë e pista, keqkuptim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt zhvilloi një takim bilateral me  ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas takimit ata dolën në një deklaratë për mediat.

I pyetur për deklaratën e tij se në Shqipëri qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista, që do të përdoren në zgjedhje, ai tha se pati disa keqkuptime që u sqaruan në Twitter.

“Kisha parasysh që nga 2013 sipas disa vlerësimeve ndërkombëtare të cilat flasin për 1 mijë ton kanabis që llogaritur me vlerën e shitjes në tregun europian janë diku te 2 miliardë euro. Vitin e kaluar kemi parë shkatërrimin e 2.5 milionë bimëve me kanabis. Kjo tregon që mbetet ende një energji kriminale. Ne e përgëzojmë policinë që ka shkatërruar këtë sasi kanabisi.

Gjithsesi kapjet në Adriatik dhe në kufi me Greqinë flasin që përpjekjet duhet të vazhdojnë.

Diskutuam edhe për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe se si mund ta mbajmë larg zgjedhjeve këtë sasi parash”, nënvizon Borchardt.

OSBE, sqaron se shuma e parave të përmendur nga ambasadori,  ka qarkulluar në vitin 2013.

Ministri Tahiri tha se para  vitit 2013 as nuk flitej për luftën kundër kanabisit.

Përpara viti 2013 kur Lazarati ishte aty dhe kur e gjithë Shqipëria ishte e zhytur në kanabis, qeveria e kaluar – që sot janë në bunker – as nuk flisnin për luftën kundër kanabisit. As nuk kishte debat publik për luftën kundër kanabisi. As punohej kundër kanabisit. Përkundrazi, struktura të caktuara shtetërore ndihmonin që plantacionet të rriteshin, siç bëhej në Lazarat dhe në vende të tjera të Shqipërisë.

Historia jonë dallon shumë qartë: lufta kundër kanabisit ka nisur pas vitit 2013. Kjo për shkak të vendosmërisë sonë për të bërë në Shqipëri atë që nuk ka bërë kurrkush më parë. Siç fituam në Lazarat do fitojmë në çdo cep të Shqipërisë. Më shumë se sa për këshilla apo më shumë se sa për qasje morale Policia e Shtetit ka nevojë për ndihmë konkrete dhe për investime konkrete. Ua kam thënë të gjithë partnerëve e them prapë: Në qoftë se duhet të kemi sukses, duhet të ndihmë konkrete për Policinë Shqiptare, e cila po lufton e vetme një fenomen që nuk e ka as origjinën këtu dhe as mund të zgjidhet vetëm prej nesh, pa bashkëpunimin e ngushtë të partnerëve.

Sa i takon pastaj debatit publik, deklaratave publike dhe baltës së përditshme që hidhet mbi Policinë e Shtetit. Ju siguroj siç kam bërë dhe herë të tjera, siç besoj e keni provuar që nuk kam folur kot. Lëreni Policinë të punojë dhe keni për të parë që do ketë rezultate spektakolare. Ne do ta mbyllim kapitullin e Shqipërisë me kanabis njëherë e mirë. Dhe ky vit është vit deciziv. E filluam me Lazaratin do e mbarojmë me çdo cep të Shqipërisë. Ju siguroj që do takohemi prapë dhe do i keni rezultatet në dorë se si do bëjmë atë që kurrë më parë qeveritë e kaluara dhe këta që sot çirren as e kanë imagjinuar dhe jo më pastaj që të lëviznin gishtin për të bërë ndonjë gjë.

Sot kundër Policisë ngrihet Saliu që ka 27 vjet në pushtet, në 27 vitet e kaluara ka qenë president dhe kryeministër dhe s’ka bërë gjë kundër kanabisit. Dhe gjithë tufa e tij e ministrave dhe e drejtorëve që i mban te çadra që nuk kanë bërë kurrë asnjë gram punë për të luftuar kanabisin në vend”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ambasadori i OSBE-së takon Saimir Tahirin: Deklarata për paratë e pista, keqkuptim”

  1. tomi says:

    Si shkoi pazari? Je i kenaqur te pakten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *