Artan Fuga: Bravo Blendi Fevziu, je një profesionist i vërtetë!

24 Shkurt 2017, 09:38Blog TEMA

Nga Artan Fuga  

 

Unë nuk jam ndonjë ndjekës i zjarrtë i emisionit “Opinion”. Mbase e kam gabim. Eshtë formati që krijon probleme për shijet e mia. Por, kjo është puna ime.

Amà gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu që shkon bën emisionin e tij intervistë te Cadra për Liri Politike, (CLP) tregon profesionalizëm, dinjitet dhe fuqi mediatike.

I keni parë sesi gazetarët e tjerë, të shkretët, nuk i qasen dot asaj zone sikur atje të ishin të mbyllur të sëmurë me:

kolera,

lebrozë,

me murtajë,

me linë e dhenve,

me botkin e sëmundje të tjera ngjitëse?

Gazetarët sillen rrotull Cadrës për Liri Politike sepse kanë frikë të hyjnë brenda, dhe bëjnë analistin vërdallë Cadrës, kurse analistët bëjnë propagandë të paguar cash ose troc rreth gazetarëve nëpër studio.

Ka edhe gazetarë dhe gazetare që kujtojnë se merita e gazetarisë është çertifikatë virgjërie! Hajde të të shoh pak! Edhe ti i virgjër qenke! Nuk qenke përzjerë me njerëz me lepra, murtajë, kolerë dhe me AIDS!

Unë e di mirë që gazetarët digjen për të shkuar dhe raportuar lajmet që andej.

Por, nuk i lënë.

Kush? Pronarët? Jo! Mos u gaboni o opozitarë! Ashtu duket në pamje të parë!

Edhe këta në thelb përse të mos duan të rrisin audiencat e tyre dhe të kenë një shërbim informativ cilësor?

Ata nuk i lë politika, iu ka marrë frymën. Pse? Sepse mënyra e ndërtimit të peizazhit mediatik audio-viziv, si politikë publike, është e gabuar, e shtrembër, po e vdes median televizive shqiptare, është e vjetruar, e shekullit të kaluar, dhe i ka kthyer televizionet në altoparlante të propagandës, prandaj audiencat mbyllin sytë dhe veshët.

Ja përse e mbaj televizorin tim në frigorifer dhe herëpahere shkoj në ndonjë kafe për të parë ndonjë emision!

Edhe gazetarët, edhe pronarët janë viktima që po vazhduan kështu do të shkojnë në dreq, bashkë me ne!

Bravo Blendi Fevziut që edhe pse mes masës të irrituar me qeverisjen e gabuar, nuk pranoi që ekrani t’i bëhej miting. Atij i them profesionalizëm unë!

Profesionalizmi është dinjitet personal, politika është fakt kolektiv.

Një keqkuptim i vogël. Shërbimet e komunikimit të Cadrës për Liri Politike (CLP) duhet t’i kërkojnë ndjesë publike z. Blendi Fevziu!

Zoti Lulzim Basha me të drejtë donte t’i jepte zë qytetarit të thjeshtë që i kanë mbyllur gojën, ai prandaj ai është aty. Ai aty nuk mund të jetë veçse i ashpër, i vendosur, flakë për flakë, Përndryshe kot do të qendronte aty!

Por, edhe Blendi Fevziu nuk mund ta ndryshonte formatin e intervistës në një “vox pop”.

Secili nga ata bëri atë që duhej. Sherri është i mirë në këto raste!

Ajo që ndodhi aty do të shpjegohet gjatë në bangat e shkollës, është rast studimor!

Merita e Blendi Fevziut është se tregoi se ku është vendi sot nga duhet raportuar !

Atje, ku ndodh ngjarja!

Unë e di se nuk ka gazetar që i thotë vetes se ka dinjitet profesional që të mos dojë të raportojë që andej.

Po censura e ka zënë për fyti median shqiptare?

E turpëron gazetarin para gruas, fëmijës, prindërve të tij!

E mo langaraq, e mo legen, duket sikur i thonë, po bën gjoja gazetari, hë! (Dhe gazetari i shkretë, i pafaj, nuk di ku ta fusi kokën.)

Eshtë tmerr kur të përbuz gruaja si i paburrë! Sidomos kur nuk ke faj!

Njësoj si një mjek mos shkonte te i sëmuri, sikur berberi të mos pranonte të qethte, bariu të mos ushqente qingjat!

Cfarë turpi!

Pse? Sepse konfigurimi, administrimi, struktura e kompanive, platformat e medias janë të shekullit të kaluar.

33 komente në “Artan Fuga: Bravo Blendi Fevziu, je një profesionist i vërtetë!”

  1. Gezim says:

    ME DUHET TE THEM SE EDHE PROFESORET DHE AKADEMIKET DUHET TU DEGJOET ZERI ME SHPESH E JO TE FLASESH NGA MOTOCIKLETA PROF. ARTAN.

    1. Lloji says:

      Nuk e di se c’inat mund te kete z.Baze me Fugen sepse duket qarte qe TemA po e diskretiton ‘akademikun’ Fuga me dhenien OK pa limit te idiotesirave pa fund dhe pa pik estetike qe botohen ketu tek TemA!
      Nje njeri qe i do te miren ‘akademikut’ duhet ta mbylli ti heqi cdo mjet komunikimi neper media sepse eshte bere per t’e ardhur keq, dhe i sugjeroj te bej xhiro me motorin e tij afer 5-ses ne rast reziku nga “mendimet” e teperta.

  2. razo says:

    nje mortje i ben qejfin nje mortje tjeter… Fevziu eshte pjesa me e ndotur dhe e peshtire e medias shqiptare te sotme, sharlatan, medioker dhe te vetmen aftesi qe ka eshte se di te luaj budallane shume mire.

    Mbreme ishte nje shembull i peshtire sesi keta sharlatane duan te krijojne “ngjarje” dhe “episode”. Inskenime primitive!

  3. H.I.Mariotti says:

    Une e dija me mend kete Fugen, ky qenka teper ordiner.

  4. Aksi says:

    Ky Fuga me duket se i ka shitur drute prej kohesh…

  5. nn says:

    ca thu ti moreeeeeeeee………………………………..

    ju te kesaj fushe filloni pj……i mbas ca kohe, se si duket keni lexuar gjera te veshtira gjate studimeve……

    ik o Artan, na ler rehat – si nuk the njehere realitetin – mjere studentet e tu

    1. une says:

      Te nderuar komentues,ju lutem MOS ja prishni qejfin profesorit.

    2. palla says:

      Cka po na thu o klysh i kamunistit. Ti nuk po duhet me ken profesor, por klysh i klonue pre sal berishes.

  6. Fallo Madhi says:

    Fuga e ka kapur ngjarjen nga si do ti donte Mediat,Por ketu eshte Ballkan dhe mbreme u hap qesja,sigurisht qe Rama e ka me te madhe se te UDBashes se eshte ne pushtet,Por raportet mund te kthehen nje dite dhe UDBasha mund te kete qese me te madhe.Pra Fevzo qerosi shkoi nga ishte paraja me e madhe dhe jo se eshte Gazetar i pamvarur…Fevzi Qerrosi eshte turpi i Mediave te droges.Nga dy muter zgjedh ate qe vjen era me pak dhe ky eshte Rama,jo se e dua po nuk ka zgjidhje tjeter per momentin.O me Ramen O me UDBashen vrases.

  7. ETHEM says:

    TI FUGA JE NJE BUTHLEPIRRES I SB E LB.DERI SA PERKRAHE DREJTUESIT E PROTESTES-HAJDUT E KRIMINEL-JE DHE VET I TILL DHE ME I POSHTER SE FEVZIU I PASURUAR NGA BERISHIZMI.TI KE DALE KUNDER QEVERISE SE MAJT SE NUK TE PyETEN PER LIGJIN E ARSIMIT TE LART.DHE MIRE BENE.ATA NUK KANE NEVOJ PER TY E SOIN TEMD.TI JE NJE MEGALLOMAN I KEQ.

  8. Kangur says:

    Si ka mundesi qe i thote vetes profesor ky sahanlëpirës! Si nuk ka turp me kete mediokritet qe prezanton sa here flet apo shkruan! Bën kinse merret me çeshtje te medha filozofike ky prof. i madh, por eshte thjesht nje militant i thekur por i fshehur i PD. Turp per nje qe i thote vetes profesor ti dale ne krahe ketyre anrishqiptareve qe ç’nuk po bejne per t’i shpetuar ndeshkimit per bëmat që kanë bërë.

  9. Baci says:

    Baci. S meresh vesh fare edhe e shan se nuk degjoi B ashen edhe e shan se nuk degjoi ate gjoja S ocialistin .Si gjithemone je presor sh k…. se edhe kur ske te drejte te duket se ke .Mos i kujto njerzit te trashe sic je vete

  10. artani fugajve says:

    O FUGA , po edhe ti me dipllom te bler je o qyqar, po ik or njeri ik futu ne çader mos bridh vedall çadres me papaq se po behesh gaz i botes , qefi ta ka , mender dhe bytha sta mban , zemren e ke aty brenda ne çader, po nuk te puqet me ata njerez te hurit e litarit se e mban veten per intelektual , ata qe ndodhen ne çader nuk jan as me ajc as me leproz , por jan turm e pa kontrolluar dhe nese do je fakt shiko viziten e bashes ne kavaj temsosh dhe ti se çfar kafshesh jan kta simpatizantet e tu o intelektual i papjekur dhe me vizion te çorditur , lidhe diku papaqin tend ose shko parkoje tek shqupi dhe hik pirdhu ne çader , mjaft bere si konia qe e len ne oborr dhe bezdis kalimtaret duke lehur vend e pa vend profesor qesharak.

  11. Osmoni me Vespa says:

    Rasti i Fuges percaktohet ne psikologji si “sindroma ambicioze e nje medokri me shkolle”

  12. "BOHOTINA" says:

    Keq Fuga, keq! Ti je profesor. Ti je truri elit i kombit. Pse nuk thua esencialen? Lere ku vajti gazetari. Ku e beri emisionin. Ç’ rendesi ka vendi. Aresyja pse jane atje ai grusht banditesh. E thua dot? Ne kete presim nga ty. Pa ndarjet, lepirjet e gazetareve i dime si ti. Ne s’ jemi siç do ti te ishem qe te blejme çdo gje qe thua ti. Kujdes profesor. Nuk prisnim kete, anen formale, por esencen, substancen pse jane atje. Veprimi i tyre eshte anti kombetat, s’ duan vetingun e ti profesor merre me formen. Keq, shume keq per ty…

  13. @ says:

    Duke pare komentet qe i behen gjithmone ketij “profesori te demokracise”, cudia eshte se pse Gazeta Tema i jep gjithnje hapesire per te botuar shkrimet e tij …

  14. Fshatari says:

    Muti lavderon kaken

  15. Arber I says:

    Ketij njeriu te cmendur duhet t’i hiqet urgjent titulli “Akademik”!

  16. NjeQytetarOptimist says:

    Fuge, mall I mire ai I Lazaratit?!

  17. Preza says:

    Lexova me kujdes komentin e Artan Fuges per te kuptuar qendrimin e drejte ose jo te tij ne lidhje me nje seri te emisionit opinion, dhe nese Blendi Fevziu kishte vepruar si profesionist i vertete. Deri ketu ok. Nuk e gjykoj dot sepse nuk e kam pare emisionin.
    Por po qendroj ne dy elemente.
    E para, tematika e shprehur ne rreshtat e Fuges eshte aq e gjere saqe nuk mund te shterohet ne disa fjali apo paragrafe. Kjo ka te beje me semundjen e shoqerise shqipetare qe pasqyrohet njekohesisht ne media, ne strukturen e saj, ne zoterimin, profesionalizmin, etiken e nje sere elementesh qe kane te bejne me kohen qe jetojme dhe qasjen e mendesise qe zoteron ne te gjitha fushat e jetes sot, ne drejtesi, polici, media, biznes, roje private, politike, banka etj, etj.
    E dyta, ky Fuga me nje naivitet te shtirur thote se kushdo do te donte te raportonte nga çadra e lirise. Them me naivitet sepse Fuga me qellim ka harruar qe ajo nuk eshte cadra e lirise, por cadra e ujqerve, qe te shqyejne, te hane, e te rrahin po te raportosh ne menyre te pavarur. Ka harruar Fuga se ne ate cader jane armiqte me te medhenj te shtypit te lire, jane shpifesit me te medhenj dhe me ordinere qe njeh Shqiperia dhe opinioni publik, jane djegesit e gazetave, dhe jane pikerisht ata te cilet kete Fevziun e pranojne se ne rradhe te pare e kane njeriun e tyre, dhe se ne rradhe te dyte e kane perdoruar ate dhe Sandrin per qellimet me te ulta, por dhe Sandri e Fevziu nuk jane ujqer me lekure dele, por jane ujqer te vertete e te rrezikshem sa edhe te paret.
    Per te mos u zgjatur per nje shkrim pa bosht, Fuga, ke dashur te besh moral, duke perdorur protagoniste pa moral, po e po, por do te shkoja edhe me tej, protagonistet e tu jane kriminele qe i kane kryer te gjitha llojet e krimeve, duke futur edhe krimet mediatike brenda.

  18. Fevzo-Bregas etj says:

    Fevzoja shkoi tek shoket e vet te idealit dhe prandaj dhe nuk e kumdershtuan pjesemarjen e tij
    Ai ishte nje emision djallezor per ti dhene mundesi Bashes te shpaloste “idete” e tij nepermjet disa pyetjeve gjoja provokative. Sora sores nuk i nxjer syte.

  19. Bardhi Tolabi says:

    I mbani mend fugat,me te cilat losnim kur ishim te vegjel?Ja dhe kete Fugen maje bicikletes mund te lozesh.Po si more zoti akademik paskan te drejte te dy?Keshtu na meson filozofia jote?Si krimineli dhe viktima,paskan te drejte te dy?Si njeriu qe pyet dhe ai qe duhet t’i pergjigjet pyetjes,ja fut si kau peles,paskan te dy te drejte?Po mire sipas teje gjithmone,Basha paska patur te drejte te “intervistonte” ate qytetarin e cadres te Lirise,(pa ate politke qe ja ke shtuar ti se trembesh nga Liria e Berishes),sepse shpreh mendimin e popullit qe i paskan mbyllur gojen,po mua perse nuk kerkon te me “intervistoje”,sepse dhe une popull jam por nuk kam nevoje per “cader”?Po ti,a nuk je popull?Kush ta ka mbyllur gojen ty,qe “vret” e “pret” me budallalleqet e tua si te do ajo koka e cartal;losur prej filozofise kineze ku i kreve studimet?
    Zbrit more tutkun nga motorcikleta se do perplasesh gjekundi e te perhapen edhe ato pak tru qe te kane mbetur.Si thua,je hipur apo zbritur prej motorcikletes,sepse ti sipas kokes qe ke je dhe hipur dhe zbritur.Edhe une po sipas kokes tende edhe kam te drejte dhe nuk kam te drejte per keto qe te shkruaj…

  20. llukan xhagjika says:

    Fshatari e ka thene mire ne gjuhen vulgare po ne gjuhen e vertete kujtoj se Fuga si bir filozofie blloku dhe Fevzo si kopil -kopili kane gjithmone te drejte ,po do te vije koha qe do pshurim mbi librat e ketyre pseudoprofesoreve dhe te ndonje tjetri qe vjen nga shkolla e partise dhe te ketij gazetari gay me kepuce me lule dhe si mik i vjeter i rames .

  21. marina says:

    He mo prefesor, shpjegoje situaten si shpjegove degjenerimin e ekonomise qe kur bibla filloi te shtypet e jo shkruhet me pendet e 300 patave, ne lekuret e 300 deleve, me bojen e nxjerre nga (nuk e percaktove sasine) luledelet e sherebeli. Shpejt akoma mo te kesh roitur kaq keq! Ua thua atyre studenteve, nese i ke, jashte shtetit keto brockulla qe te lejojne bashkekombesit qe akoma te degjojne dhe te thurin lavde si njerzit ne perrallen e Andersenit qe admirojne rrobat e paqena te mbretit per te mos u dukur idiote? Je bere per te ardhur keq mo! Thatesire mendore, renim moral, plakje fizike!

  22. marina says:

    He mo prefesor, shpjegoje situaten si shpjegove degjenerimin e ekonomise qe kur bibla filloi te shtypet e jo shkruhet me pendet e 300 patave, ne lekuret e 300 deleve, me bojen e nxjerre nga (nuk e percaktove sasine) luledelet e sherebeli. Shpejt akoma mo te kesh roitur kaq keq! Ua thua atyre studenteve, nese i ke, jashte shtetit keto brockulla qe te lejojne bashkekombesit qe akoma te degjojne dhe te thurin lavde si njerzit ne perrallen e Andersenit qe admirojne rrobat e paqena te mbretit per te mos u dukur idiote? Je bere per te ardhur keq mo! Thatesire mendore, renim moral, plakje fizike, atrofizim total!

  23. aqif tahipi says:

    Te dy jeni copa (merde) qe ju urdheron saliu.

  24. Rigoni says:

    Ama ky na qenka akademiu Artan Fuga……..ahaaaaa ,qenka vertete akademi….

  25. TEA says:

    PO TI E KE MIR O ARTAN ATA TE ZGJEBOSUR JAN TE GJITH .PO CA KERKOJN ATA HAJDUT E VRASES .CA DO THON GAZETARET SA KAN VRAR E SA KAN VJEDH E.TE CADRA KAN VAJT SE DUAN TE SHPETOJN LEKUREN . POPULLI I NJEH E ATA QE MBUSHEN XHEPAT E TYRE E TE FEMIJVE TE TYRE PER NE QE JEMI POPULL ASKUSH SMENDOI .E KISH TET VJET SALIU CAAA BERI E ATEHER LEHTE E TANI PO KAUIS ME LULIN SI QEN .

  26. luli says:

    Hë mo lëngaraq!
    Hë mo legen!
    Ku të ka mbet hatri me Ramën?
    Apo do të thuash që s’ke qënë këlysh komunizmi?

  27. Koli says:

    Artani,është plakur.!
    Në fakt,tani që e mendoj, ai dhe i ri kështu ka qënë.
    Tërë p……. dhe i plakur.

  28. Kanan K says:

    Po ky Artan Fuga, me duket patologjik.
    Shpesh kreativiteti i tij shkon paralel me semundjet psiqike.
    Ka ndonje problem ky me vetedijen?

  29. Papuli says:

    Ky me ka dhene marksizem dhe ishte mesuesi me i mire ne metodiken e mesimdhenies per te mos i harruar parimet komuniste asnjehere ne jete ..keshtu na thoshte ne nxenesve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje