Basha ndjehet i tradhtuar dhe e lëshojnë nervat. Berisha i premtoi mbështetje në bojkot, por bashkë me Topallin e la në baltë dhe i doli kundër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha ka shpërthyer sot në thirrje për dhunë, luftë dhe përplasje civile.

Si asnjëherë më parë, ai është treguar shumë i ashpër në drejtim të kundërshtarëve politikë, duke marrë shkas nga një veprim rutinë në një institucion në vend, që sipas kreut të PD, ka pushuar një punonjës nga puna.

Thirrja e tij për luftë të hapur, sulm ndaj institucioneve dhe thyerje xhamash, pushtim institucionesh dhe nxjerrje jashtë të njerëzve drejtues aty, shpim gomash dhe kërcënimi se “nëse duan luftë, luftë do të kenë” ka vënë nën shok jo vetëm ata që ishin në çadër, por dhe drejtuesit e PD dhe mediat që janë afër tyre.

Të cilat, një pjesë nuk e dhanë fare lajmin, një pjesë tjetër e dhanë me vonesë dhe tepër të zbutur.

Kjo, pasi janë habitur me gjuhën e ashpër të përdorur nga Basha sot në çadrën e protestës, që bënte thirrje për luftë.

Burime brenda PD konfirmojnë për “TemA” se shkaku i vërtetë i këtij shpërthimi të kryetarit të PD Lulzim Basha dhe lëshimi i nervave nga ana e tij, ka ardhur në kushtet kur ai është ndjerë i tradhtuar.

Mësohet se Bashës i ishte dhënë garanci mbështetëse për bojkotin e Kuvendit dhe madje dhe të zgjedhjeve nga ana e Berishës dhe e lidershipit të PD.

Madje dhe nga ana e disa deputetëve të Bundestagut gjerman.

Por injorimi nga ana e ndërkombëtarëve, thirrjet për të hyrë në Kuvend dhe për të votuar ligjet e reformës në drejtësi, si dhe mosnegociimi për qeverinë teknike, si kusht për të hyrë në zgjedhje, ka zhgënjyer Bashën.

Burimet brenda PD bëjnë me dije se kreu demokrat nuk ka gjetur mbështetje as nga Berisha, i cili është shprehur kundër bojkotit të zgjedhjeve, duke e cilësuar “vetëvrasje politike” mospjesmarrjen.

“Vulën” e ka vënë ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, një kundërshtare konstante e Bashës në PD, e cila jo vetëm e ka akuzuar kreun e PD se është i paaftë për të bërë lëvizje të mëdha, por ka deklaruar se ajo është sikurse Berisha, kundër bojkotit të zgjedhjeve.

Topalli e argumentoi kundërshtinë e saj me faktin se, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në zgjedhjet e vitit 1997, kur PD nuk shkelte sipas saj në gjysmën e Shqipërisë.

Madje ajo kërkoi dhe votimin e ligjeve të Vettingut, duke kërkuar në mënyrë indirekte që krahas vijimit të protestës të shkohej dhe në Kuvend për ligjet, që PD të mos marrë koston e bllokimit të Vettingut dhe për pasojë dhe të mos-hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, qe kanë si kusht zbatimin e këtij ligji.

Pikërisht lënia në baltë nga ana e Berishës e ka bërë Bashën që të humbë kontrollin dhe ta lëshojnë nervat, aq sa të bëjë thirrje për luftë.

Në një vend normal, me drejtësi normale, Prokuroria e Përgjithshme duhej të kishte filluar hetimin për kryetarin e PD, sepse është thirrje për destabilizim të vendit para turmave, që mund të çojë në luftë civile./TemA-m.a.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Basha ndjehet i tradhtuar dhe e lëshojnë nervat. Berisha i premtoi mbështetje në bojkot, por bashkë me Topallin e la në baltë dhe i doli kundër”

  1. O Luli kush ta nguli says:

    Lulkuqen se ngjo as nruja vet i bi m’shpull e jo mo turmat

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Këtë radhë
      Nuk ke më jo shpëtim
      Babëzi
      E ke emrin Lulzim.
      ?
      Si përherë
      Dhe ky është një Dështim
      Humbës i Madh
      E ke emrin Lulzim
      ?
      Si rëndom
      E bëre një kërcënim
      Frikacak
      E ke emrin Lulzim
      ?
      Në surrat
      Zgerdheshja po të ngrin
      Fallcitet
      E ke emrin Lulzim.
      ?
      Sot o kurrë
      Ky popull do shpagim
      Hej Fajtor
      E ke emrin Lulzim.
      ?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    E tha mire Stefani per kete njeri qe eshte me I rrezikshem se Hoxha dhe mire qe ska fuqi.. O Tema, publikoje artikullin e fundit te Stefanit se ja ka kopsitur mire..

    1. May says:

      Ketu nuk u be lufte ne 97 98 kur berishet u vodhen gjithe parate dhe pasurine shqiptareve jo me tani qe kjo pozite i ka vene pikat mbi I dhe eshte e vendosur te bej kete reforme ne drejtesi duke patur mbi 60 % te shqiptareve me vete, basha ky ” Uriah Hip” i shekullit 21 eshte komplet i paafte nuk di cfare ben dhe cfare thote , cdo dite del me teori te ndryshma njeri pa byth dhe i keq , po shikojme nje tragji komedi ne ate cader i duket vetja si sulltanet kur jetonin ne cadra , e genjen mendja budallain •

  3. Nestori says:

    Paste faqen e zeze Lulzim Basha me te gjithe ata qe bejne thirrje per vllavrasje.

  4. DANIEL says:

    KU JE O ZOTI LLALLA !? ÇFARE PRET O I MALLKUAR. A DO ME AKOMA . KRIMINELET E PD KERKOJNE NJE TJETER 97. A JEMI DREJTE FUNDIT TE PD APO NJE PERPLASJE CIVILE.

  5. Hallanda ti heqe shtetesine automatikisht
    Pasi shkel dhe injoron vlerat Demokratike
    Te nje shteti qe dhuna eshte e palejueshme
    Luli eshte nje femi rraketik turp per ata qe e suportojne kete kelysh berishe

  6. bari says:

    Ky paragrafi i fundit nuk di se si mund te kuptohet.?”Ne nje vend normal”Shqiperia klasifikohet ke vendet normale?.”Me drejtesi normale”,vetem ketu gjuhetaret shqiptare duhet te bejne studime per te percaktuar se cfare do te thote koncepti “Drejtesi”nga pikepamja formale dhe per me teper juridike.

  7. ronny says:

    Prandaj duhet te jemi te matur kur mendojme se duhet ti shkojme pas sharlataneve tille ,, qe jane si Zhelali te teatri i kukullave ne kohen e Dulles,,,sepse keta persona si ku Kaushi Basha behen qesharake dhe torollake dhe shume shpejte behen loje edhe e kundersharit po aq shume sa edhe e atyre qe e shtyne brenda ne kafazin e cirkut qe ky te na bente per te qeshur……..

    Keto dite do shikoni dhe degjoni mrekulli te papra nga ky kaush,, se i ka nisur krisja e madhe ne tru,,,,, dhe do thote qe nga ti cpojme gomat,, e ti thyejme xhamat,, deri tek ,, ti lagim me uje ,,,e ti perqeshim nga dritarja hahahahhaaaa…… gallate ne epoken e gallatave,,,

    Ishalla nuk na del pa breke neper bulevard hahahaha

  8. shqip says:

    E kam thene qe ne fillim , kur u zgjodh krye manekin i shqupit. Ky eshte kastravec e koke bosh. Ato tonet e zerit qr i ngre kur s’duhet , i ul Po kur nuk dihet , tregojne qe kemi te bejne me nje femij mistrec e tekanjoz. Megjithate ky per lufte te ha nne M… Te madh . Ky popull nuk duron mr aventuriere. Ne rast se pedja la nje Plan per destabilitet , ky do kete fundi i fundit te çetes se shqupit. As populli , as nato , as ne- shba , nuk do toletojne me nje 97-98te. Me ata 200 komike qe defrehen ne çader , ky vertete qe duhet te drogohet para se te beje te Tilla thirrje.

  9. Vlonjati 12 says:

    Mos e merrni kaq seriozisht , se ky kaqoli ( me nder jush ) te rruan b….

  10. andromeda says:

    Jo, jo, zotëri. Luli është në sintoni të plotë me kafshën e Viçidolit. Luli është altoparlanti i Berishës. Krimet, abuzimet me pushtetin dhe paaftësia në qeverisjen tetëvjeçare i kanë bërë ata një binom të pandarë. Drejtësia do i dënojë njësoj nëse do të bëhet ndonjëherë.

  11. Tema says:

    Kreret e PD-se kerkojne te vijne ne pushtet per te mijefishuar rrogen. I duhet dhene nje mesim dhune tropojes dhe kukesit.Ka arrdhur koha te mos tolerohet rebelimi ne vend tone. Te gjitha partit politike te respektojne voten e 23 qershorit 2013. Ne pushtet vihet vetem me fitore bindese te votes.

  12. boom says:

    Ambasadori Hollandez duhet te reagoje gjithashtu. Nje shtetas i Hollandes po ben thirrje per lufte civile ne Shqiperi. Kjo eshte kunder interesave te Hollandes per ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Ballkan dhe Evrope. Hollanda nuk duhet te nguroje ne heqjen e shtetesise Lulezim Bashes dhe familjes se tij. Kjo familje nuk duhet te lejohet qe te kete mbrojtjen dhe paqen qe u ofron Hollanda dhe ne te njejten kohe te futin ne lufte familjet shqiptare.

  13. J says:

    TA futi maloku o leshko.

  14. fakti says:

    e hongri golin nga Saliu, e nxiti dhe e vu perpara e ky kaqoli mori super xhiro !
    Tani Sala tregohet i moderuar e Lulka shkon per lesh k… .

  15. Totila says:

    Natyridht qe Saliu e shikonte Lulzimon si kercenim per vehte dhe u zbyth perkohesisht se keshtu i sugkmjeroi Daj Sami per Yllin ne ngjitje.
    Sala eshte Eig Kurvet kur thone Shkodraney derisa i futi ne cader dhe kur nderkombetaret i thane lere bojkotin , harroje Qeverine Teknike , atehere Sala tha qe nuk jam une Shefi i PD-se por Luli dhe Sala dhe Jozi u zbythen dhe e nxoren Cullak Djalin Ilegal te ILIR Enver Hoxhes , alias Lule Basha !

  16. Ca thu meee..... says:

    Berisha me Lulin luan si ujku me gomarin.

  17. Lush says:

    Basha nuk mbytesh me mire them une.
    Po i bie kot fare demokratet verdalle,Thjeshte humbje energjish nga DELEkratet per nje “Lider” te emeruar nga Sali kamikazi.

  18. grag says:

    Loje e paster politike! Basha kerkon te martiorizohet per shka te pozicionit si kryetar opozite, duke kerluar dhune te cilat jane antkushtetuese. Kerkon te heqi dhe t’i shpetoj kushteve pas vetingut bashke me Mehdiun qe kane mbyll gjyqet me procedure! Ustai i vjeter Berisha e di kete! ( shembull gratis: F. Nanao). Berisha dhe familja etij , shpeton, ata mendojne se paskesaj do kete rrumuj! pra, voglushi Basha, shkon ( pak dite per politike) ne burg per thirje antikushtetuese. Shpeton nga akuza e 230 milioneve! Berisha, dhe mbeshtetesit e tij shperthejn ne dhune derisa Basha te lirohet! Kjo eshte loja! Me sa kuptohet nuk duhet nje As.Hajdari 2. Duhet i gjalle, ne burg per kaos.
    Rama mos e ha kete intrige. Shih kryeministrin e M. Zi, e te tjere qe po i kapercejne keto lojra te piruetave serbo-ruse.
    Best per kryeministrin legjitim te Shqiperise dhe perbuzje per “kryeministrin e ardhshem” si turpiketij vendi! Ate dite ,kur ky njeri t vij ne krye, ndoshta le Shqiperine. Vota per ty, vota per Shqiperine moderne!

  19. Commando says:

    E pret Jozi gati lulin tek qoshja , e ka mbushur gati armen , sa te humbi zgjedhjet , dhe mbaheni mend dhe kujtoheni komentin tim , do ta sulmoje ne menyre ta pameshirshme , si i thone fjles se urte , i ka zene pusine lulit ,ce pyet dava cakenjsh , megjithate nje eshte e sigurte , jozefina eshte e vetmja shqiptare qe deshiron deshtimin e lulit , ketu do jemi dhe do bisedojme prap , do zien dhe do behen cop cop pastaj do ta kuptoni sa e duan njeri tjetrin , e thame nje here dava cakenjsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *