Edi Rama: Dritan Leli heq keq sa herë duhet të flasë me mua. PD e ka të kotë, nuk e ndal dot vetingun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në Vlorë, ka dhënë një intervistë për një television lokal.

Ai ka thënë se në harkun kohor të tre vjetëve do jetë tërësisht i përfunduar projekti i Lungomares dhe  deri në përfundim të vitit 2019, do të jetë tërësisht i kalueshëm aksi.

Rama nenvizoi se projektet e Qeverise nuk jane selektive për Jugun dhe Veriun.

Kryeministri ndërkohë u shpreh sse me kryebashkiakun Dritan Leli ka debate dhe diskutime per zhvillimin ekonomik te qytetit.

E di që kreu i bashkisë së Vlorës heq keq sa herë duhet të flasë me mua, por është në të mirë të punës, në funksion të maksimizimit të mbështetjes nga qeveria.

Se ka dhe një barcaletë tjetër që ne po privilegjojmë Jugun”, tha ai.

Duke komentuar protesten e opozites dhe bllokimin e vazhdimit te procesit te vetingut, Rama tha:

“Nuk do ta ndalin dot, do ta shtyjnë, pengojnë, por për ta ndalur jo.

Vetingu do bëhet, vetingun e kërkojnë shqiptarët.

Edhe ata që ishin në bulevardin e Tiranës para ca ditësh, pjesa më e madhe e tyre janë për vetingun, jo për bllokimin e tij.

Pjesa më e madhe e tyre kanë probleme që nuk kanë ardhur me ardhjen e Qeverisë sonë.

Janë në të drejtën e tyre të mos duan ta shofin me sy qeverinë tone, që të mendojnë se po erdhi në pushtet PD jeta do bëhet fushë me lule, por mbi të  gjitha këtyre ata duan vetingun, pjesa më e madhe”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Edi Rama: Dritan Leli heq keq sa herë duhet të flasë me mua. PD e ka të kotë, nuk e ndal dot vetingun”

  1. Qytet fshat says:

    Baxhanaku eshte bere si kupa e Abaz Kupit;;as te q…,as te leshon ;varja hejbet;nuk e zgjedhim me

  2. kombi says:

    Do te behet fushe me plehra . Po hiku Rama dhe vjen Lulzimja , Shqiperine e mori Lumi .ATO E KANE VENDIN TEK BANKA E TE AKUZUARVE .

  3. Tarrasi says:

    Leri perallat : ty nuk ta mban te behesh perseri deputet i Vlores !
    Ky fakt thote gjithshka !

  4. dani says:

    duhet te presi Vlira dhe 3vjet te tjera per lungomaren?I shkaterrove bizneset fare.fondet Jane dhene.kaq te pa afte keni sa nuk realizoni dot ne boulevard 5km?Turp.une jam I majte por po nuk perfundove lungomaren kete vere harroji votat e familjes sone.

  5. dani says:

    duhet te presi Vlora dhe 3vjet te tjera per lungomaren?I shkaterrove bizneset fare.fondet Jane dhene.kaq te pa afte keni sa nuk realizoni dot ne boulevard 5km?Turp.une jam I majte por po nuk perfundove lungomaren kete vere harroji votat e familjes sone.

  6. shoku " Shpati " says:

    Ka nje ndryshim te madh midis dy koheve ! Ne kohen e te madhit nuk kishte nevoje te vinte Ai qe te punonin punetoret ne rruge . Mjaftonte pergjegjesi i ndermarrjes se rrugeve . Tani duhet te vije kryeministri qe punetoret te veshin ato zhelet dhe te hedhin ndonje lopate aty -ketu . Regresi vazhdon ne menyre KONSTANTE . Lavdi Nedin Hoxhes ! ( kjo per kryetaret e bashkive ne Vlore ) . Lavdi Adil Carcanit ( kjo per kryeministrat e shqiperise ) . Ska gare , ska zhvillim !

  7. populli vlonjat says:

    Dritan Leli eshte kot,po kot fare,nuk njeh as detyrat etij ,jo me te ndertoje Vloren .Do mbahet mend si kryebashkiaku me i dobet ne administrim,kur do iki qe te kemi nje vlonjat,po po nje vlonjat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *